| E shtune, 06.04.2019, 03:42 PM |
Një libër që duhet lexuar “Ottoman population 1830-1914, Kemal H. Karpat, the university of Wisconsin press, 1985 , nga një autor turk, i cili flet për “ popullatën otomane” 1830- 1914 .
Nga Fahri Xharra
Ja se çka ndër tjerash mund të lexojmë :” Duke i njohur lidhjet historike me Patriarkatin Ortodoks, grekët arritën që të përfaqësohen në botën e krishterë të Europës dhe Azisë. Patriarkana Ortodokse e mbrojtur nga Otomanëte arriti fuqinë dhe prestigjin në shkallë të pa njohur të madhe edhe në Bizantin e vonëshëm Grekët ortodoks si një grup etnik, ishin të parët që morren pozita të larta në Byrokracinë Otomane, pa qenë të detyruar të konertohen ne Islam.
Duke u ndijhmuar nga pozita e tyre e privilegjuar, grekët ortodoks, patën ndihma të mëdha ekonomke nga Europa, ata u ndihmuan edhe nga dashuria europiane për “antiken greke” kështuqë ata ishin në gjendje që të krijojnë dhe zhvillojnë “klasën e e mesme ekonomike “ e cila e mundësoj rritjen e madhësisë teritoriale të popullatës “grekfolëse” në dëm të të grupeve që identifikoheshin me Patrikanen Greke, pa marrë para syshë origjinën e tyre etnike, pa qenë grek.
Ishte një realitet që banorët që jetonin , në tokat e veta te ekspanzionit grek, identifikoheshin sipas fesë e jo prejardhjes kombëtare. Të gjithë muslimanët tregoheshin si turq, për deri sa të tjerët nga pozitat e privilegjuara greke në Perandorinë Otomane, i përkisnin “ grekëve”.. Termi “grek” ( rum), në vetvete i nënkuptonte të gjithë të krishterët ortodoks; të cilët në shekullin nëntëmbidhjetë arritën të rriten shumë , sa që të gjithë të lidhurit me Patrikanën e Stambollit dhe me kishta tjera ortodokse greke u quajtën “ grek ortodoks”.
Autori, në librin e tij të përmendur më lartë shkruan se viktimat e para nga kjo politikë “otomane- greke ortodokse ishin shqiptarët musliman, kurse shqiptarëve ortodoks të cilëve nuk iu lejohej kisha e tye u quajtën grek . Pra, nëse duam të të dimë numrin e vërtetë të shqiptarëve, kjo është gati e pa mundur. Pavarësia e e Greqisë e vitit 1840, e zvogëloi në mënyrë drastike numrin e popullatës shqiptare pra në shek. e 19-të.
Në lbrin ““Ottoman population 1830-1914, Kemal H. Karpat, lexojmë fakte për ne tmerruese :
“In 1840 a population 1,500,000 Albanians was estimated. By 1876-78 the estimate had been reduced to 1,031,000, but evidently many of Albanians were put under the classification “Greek Albanians” (in addition to the classification “Orthodox Albanians”; this figure also excluded Albanians within the state of independent Greece). By 1890’s the Albanian population is estimated at 1,217,000, indicating that substantial number of Albanians ceased to be counted as Albanian.”
Pra, nga 1, 5 milion shqiptar në vitin 1840,” në vitet 1876-78 numri i tyre u zvoglua në 1,031,000 duke u identifikuar si “ grek të Shqiperisë” . Kjo ishte praktika e përbashkët e qarqeve antikombëtare kundër shqiptarëve.
Kjo e vërtetë fatkeqe, i bëri fuqitë europiane që të vendosin për shqiptarët dhe kufinjt e Shqipërisë, duke i cilësuar shqiptarët të pa etnicitet. Kështu shihet e vërteta simptomatike e rritjes së popujve të Ballkanit në llogari dhe në dëm të shqiptarëve (The unfortunate truth is that these false claims effective in convincing European powers to decide to the determent of the Albanians when it came to determining borders of Albania, and in the process designating large Albanian populations as non-entities. But the reality is that this is symptomatic of how Balkan nations have evolved, on false claims and at the expense of the Albanians.)
PS. Nuk e thash unë, por e shkrova sipas librit të cilin mund ta lexoni edhe në
https://www.scribd.com/doc/235543305/Kemal-Karpat-Ottoman-Population-1830-1914-Demographic-and-Social-Characteristics
Të kemi shpirtin e ndezur për të ditur të kaluarën tonë. të mos jemi robër të ish robëruesve dhe ta gjejmë mesin e artë të kombit që na shpie në Europë.
Fahri Xharra, 06.04.19
Gjakovë