| E enjte, 04.04.2019, 07:34 PM |
SHQIPJA,
GJUHË NATYRORE E PERËNDIVE
Të gjitha kohët janë në farën e të sotmes.
Prindërit më edukuan ta dua vendin tim,
ti dua motrat, vëllëzërit, dhe tërë atdheun.
Unë s´adaptohem me asnjë “nënë” të huaj.
Jam i lindur i dashuruar. Unë punoj natë e
e ditë, që bima ime ta di prejardhjen e vet,
ta di ku e ka rrënjën, nga i vjen gjelbërimi.
Shpirt, Kam mall dhe dashuri për atdheun.
Jam krenar që ADN-ën time e kam të njëjtë
me dardanët pellazg, me ilirët dhe epirotët,
Atdhe i shenjtë, kam ndriçim në kraharor
Unë dhe familja ime në shtëpi flasim shqip,
në gjuhën shqipe të stërgjyshërve të lashtë!...
Gjuha jonë kurrë s´ka pushuar së qeni e
Folur, e shkruar dhe, e aftë të bëjë libër, e
të përkthejë në shqip librat e më dijetarëve.
Me këtë gjuhë natyrore të shqipes, populli
ynë ka bërë këngë, vepra të mëdha të artit,
ndërtime nga më madhështoret për kohrat!...
Kris, gjallë është prona ime gjuhësore dhe
gjenetike e shqipes së lashtë dhe moderne.
Shqipja, gjuhë natyrore e perëndive, është
ndriçim, - mugullimë fjalësh të fjalorit yjor
Atdhe, kurrë s´kam pranuar të jem heshtja,
as i famshëm. Jam i mjaftuar me poezinë
dhe një i vetmjafuar nën këmishën e qiellit!...
Atdhe Geci – Dortmund, 2019