Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Serbët, mohuesit më të mëdhenj të kombit tonë

| E enjte, 04.04.2019, 07:29 PM |


Serbët, mohuesit më të mëdhenj të kombit tonë

Shkruan Fahri Xharra

“Dëshira dhe qëllimi ynë, - shkruante Josif Bageri, - âsht të ç’gjumim kombin prej gjumit rônd dhe t’a shohëm të nisun në udhët gjënd tëkjytetnimit dhe t’kulturës”.

Një temë që nuk guxon të anashkalohet është edhe i ashtuquajturi albanizim i serbëve nëpërmjet myslimanizmit. Dëshira por edhe qëllimi për mohimin e çdo gjëje shqiptare nga ana e sllavëve, e ka zanafillën bukur moti; por më e theksuar ishte me përforcimin e Imperatorisë Ruse, mu në kohën kur ne dhe sllavët (sllavët në tokat tona) ishim ende

të pushtuar nga Imperatoria Otomane. Në atë kohë filloi propagandimi antishqiptar, vjedhja e pakursyer e historisë sonë dhe përvetësimi i saj, shkurt përgatitja e një terreni si ideor ashtu edhe “shkencor historik” për një pushtim të ri të tokave shqiptare, duke u gjetur një patron i ri i cili “nuk paska pas mundur të vijë në shprehje”, nga qenka penguar ngaotomanët. Dokrra!

Nëse e lexojmë librin “Serbia e vjetër dhe Maqedonia” (Makedonien und Alt Serbien by Spiridon Gopcevic) të Spiridon Gopçeviqit (Vjenë,1889) atëherë e shohim qëllimin racist dhe zhbërës të një kombi ardhacak. Por historia për ne kishte qenë njerkë, por fatbardhësisht gjeografia  na ishte nënë, dhe sot me praninë tonë në tokat tona i dalim ballë kësaj stërvjedhjeje.

Fakte “ndriçuese”, sipas Gopçeviqit, janë të gjitha ato fakte me të cilat mundohet të shpjegohet shtrembërimi i së vërtetës. Origjina e banorëve të “Serbisë së Vjetër“ dhe Maqedonisë duhet të jetë gjithësi sllave, pa marrë parasysh se ata për të cilet flet libri ishin shqiptarë. Ata duhen në një mënyrë apo tjetër të dalin si serbë apo bullgarë (e ka

fjalën për Maqedoninë).

“Kur na jipen fakte për vendbanimet dhe kombësinë e banorëve të këtyre vendeve, ata ishin Mohamedanë. Shumica na spjegojnë se ishin turq apo shqiptarë por duhet dijtur se këta “turq” flitshin “bullgarisht”. Por në instancat specifike, ata ishin “ serbë mohamedanë”, numri i të cilëve është shumë më i madh se sa supozohet dhe flitet se janë. Tek të gjitha vendet që unë i vizitova, e vërejta se ata që i thonë vetes turq, nuk kuptonin asgjë nga turqishtja por ata flitshin vetëm serbisht. Në llogari të kësaj, është shumë e mundur që ata osmanllinj ose shqiptarë, ishin në të vërtetë serbë të mohamedanizuar...” Më duhet të qeshim me këto konstatime.

Pra, fjala është për shqiptarët myslimanë të Maqedonisë, sepse për ata të krishterë as që flet. Qëllimi është i qartë: “t`i përvehtësojmë” sa më shumë që mundemi. Por e vërteta ishte që edhe shqiptarët katolikë si dhe at ortodoksë të Maqedonisë ishin shqiptarë.

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni janë një komunitet që nuk njihet zyrtarisht, edhe pse ata janë realitet dherealiteti rreth tyre është një çështje e heshtur. Janë në numër të vogël apo simbolik ata që deklarohen se janë shqiptarë, mirëpo me fe ortodokse.

Është e ditur se pas pushimit serb nga viti 1913, filloi edhe asimilimi dhe presioni ndaj shqiptarëve ortodoksë të këtyre trevave, për të ndryshuar mbiemrat e tyre dhe qenien e tyre . Kurse për ta, myslimanët që nuk e pranojnë që janë sllavë, ishte e paraparë rruga tjetër:

dëbimi në Turqi.

“Na i morën qytetet dhe na i lanë malet, na e morën Dibrën dhe na e lanë malësinë, na e morën Gjakovën dhe na e lanë malësinë, kështu ne i përngjajmë një trupi pa kokë”.

Kjo thënie plot brenga e Gjergj Fishtës pasqyron të vërtetën e planeve, shkrimeve, përpjekjeve të diplomacisë sllave në atë dhe në këtë kohë.

“Familjes sonë iu imponua mbiemri Tanasheviq, kurse familjes se katër vëllezërve të Josif Bagerit: Simonit, Todorit, Mihailit dhe Manailit, që jetonin po në këto hapësira, iu imponua mbiemri Jovanoviq, meqë Babai i Josifit dhe i vëllezërve të tij quhej Jovan, i biri i Nikollës.

Mbiemrin Tanasheviq u detyrua ta mbajë edhe djali i Dhimitrit, gjegjësisht babai im Manojli, i cili lindi në vitin 1903 dhe rrojti deri në vitin1983”, thekson për agjencinë INA, Manojlovski.

Ish kryetari i Akademisë se Shkencave të Maqedonisë, Mateja Matevski është shqiptar. “Akademiku i shquar Matevski vazhdon të heshtë se prindërit e tij ishin shqiptarë. Do të bënte gjynah në se do të thoshte se ata ishin tjetërsoj. Kisha një shok timin të ngushtë në

shkollën 8-vjeçare në Gostivar. Me të flija në të njëjtën dhomë në konvikt. Emrin e ka Gligor Jovanovski, i cili tani është anëtar i Akademisë se Shkencave të RM-së. I njihja prindërit e tij, që të dy shqiptarë. Dhe vetëm para 6 vitesh mësova se ky shoku im është stërnip i Josif Bagerit, pra djali i Isaisë ishte djali i Manojlit, e ai ishte vëllai i Josifit”,- nënvizon

Manolovski.

Po sa janë në numër qofshin akademikë, personalitete të mirënjohura të fushave të ndryshme të politikës, letërsisë, artit dhe fushave të tjera që janë shqiptarë ortodoksë, mirëpo që deklarohen publikisht se janë maqedonas? Po sa janë qyetarë të zakonshën që as që guxojnë të shprehin më të voglën imtësi për pëkatësinë e tyre etnike?

Gopçeviqi e paraqet Kërçovën: “… Ky është një qytet me 3 500 njerëz, nga të cilët 800 janë të krishterë dhe 1. 200 serbë të islamizuar…), Dibra “… 12 000 veta, 1 000 të krishterë, 4 000 serbë mohamedanë, 3 000 serbë të albanizuar, 4 000 shqiptarë”.

“Është e vërtetë se Bllagica nuk dinte shqip, ashtu siç nuk dinte maqedonisht nëna e saj plakë. Jeta e saj ishte dramë, gjë për të cilën më vinte keq qysh atëherë. Më vinte po ashtu shumëkeq për Vrapçishtin ku asnjë njeri nuk dinte shqip, por vetëm turqisht dhe për të cilët pleqtë

e katundit tonë më thonin se vonë janë bërë “turçelinj” e për të cilët në defterët osmanë, shumë kam mësuar se ata janë fise shqiptare apo siç quhen aty “arnautë kokëfortë”. Më ka ardhur keq që një pjesë e madhe e Gostivarit dhe do fshatra përreth, vetëm turqisht flasin. Pa qenë turq!  (nga Xhemal Ahmeti: I dashur kojshi, Kim Mehmeti nuk ishe i sinqertë!)

VAJTIM E MALLKIM!

(Josif Bageri, Bukuresht 16. IV. 1899

O, Shqypni për ty mejtoj!

Për ty, po qaj e vajtoj.

Se djemt e tu keq jon da

Dhe po vriten vlla me vlla!