| E hene, 01.04.2019, 11:17 AM |
Moj
pranverë, je "magjistare"!
(cikël me poezi lirike)
Nga Përparim Hysi
1.Impresion
Rrezet e trëndafilta të këtij dielli mëngjesor
U japin syve tuaj një bukuri verbuese
Ta hajë dreqi! Mos jam gjë shenjtor
Që mos humb pusullën nga një joshje tunduese?
Sytë e mrekullueshëm si me qiellshkruar
Më hedhin një vështrim tërë epsh të gjallë
Unë i shoh dhe mbetem i hutuar
Dhe jam gati që për ata sy të shkojë dhe në djall!
2.Moj pranverë, je"magjistare!"
Ato buzë të trëndafilta që m'i ka EMILIA
Ç'do t'i bëj,po s'i thitha,se do vdes nga zilia.
Ato syçka aq të bukura që gjezdisin nga duan vetë
A nuk janë "shtiza të ngulura",përmbi mua si isharet?
Moj pranverë, je "magjistare!",më ke bërë mua"magji"
Më kthen moshën djaloshare, mua tani në pleqëri
Pleqërinë unë e përzë dhe i them:- Ku të kam parë?
Se "magjia" mua më zë:- Ja, më shihni! A s'jam djalë?
T'I vëmë kokë muhabetit,kur i thonë këndej nga ne
Shkoj pas"isharetit" dhe as pyes se ç'ndodh atje?
Si vazhdon më tej"magjia",them që nuk ka shmë rëndësi
Më trullosi bukuria dhe shkrova këtë poezi.
3.Po kur thonë...
Po kur thonë se nuk jam "tjetër",tash që ka ardhur pranvera
Sytë në ballë:- Ku jam i vjetër? Jam "djalosh" si protohera
Se është rihur imigjak dhe nuk jajm më thinjosh
Unë në vetull të marrë gjak,se tani jam"djalosh".
Sa kalova shtatëdhjetë e gjashtë dhe më duket vetja"taze"
Për ata që më kanë "inat", mos kujtoni se do marrë"saze".
4.Ata...
Ata gjinj të bardhë dëborë që me sy s'i ka parë dielli
Sa i kapa unë me dorë,seç më zu "lylyveri"
Gjinj të bardhë e të fortë, sikur zura me dorë gurë
U godita drejt në kokë dhe për ta rashë"sëmurë"
U sëmura,domosdo dhe nga mendja u bësh turbull
Zu i"piva", obobo! Katandisa, i pirë xurxull
Xurxull dhe krejt i"dehur" (piva "qumësht dallëndyshe")
Mu tek këmbët jam "shkrehur" ( po si mund të ndodhte ndryshe?)
5.Malli
Si lumë vërshoi malli
I ardhur degë më degë
Po "pritë" i vu morali
Morali,i keq si dreq!
Dhe malli zu bën dredha
Se ndryshe s'kalon pritën
Dhe me yrysht u derdha
E puth ,e puth me miken.
6. Erdhi mbrëmja
U fsheh dielli, erdhi mbrëmja
Tutje,t'hu bares
Ah, ta dish si më është gjëndja
I mbytur me stres.
Ra dhe nata. Errësirë!
"Ujku" mejgull do.
Tani dukem si më mirë,
Sado që nuk shoh.
Veshët bigë...,se dëgjoj hapa
Patjetër, je ti!
Epo hajde,moj, se plasa
Aq sa vet e di.
Shkojmë kories apo pyllit
As që ka rëndësi
Se më doli delli i syrit
MIke, veç për ty!
Pa të jap puthjen e mjaltë
(Për ty,qe e para)
Vetes më s'i them dot:-Mjaft!
Dhe zëmë retë e bardha!
7.Ky shteg
Ky shteg që kuqon nga perëndimi i diellit,
Më shpie me mend diku... dikur
Për mua, u hapën"Portat e Edenit"
Tek shkruaj, më bëhet mua sikur...
Sikur me miken e dikurshme jam
Tek ky shteg që tash kuqon nga perëndimi
Ah,ç'mbresa e përshtypje që kam!
Po ku jini, o çaste gazëllimi?
8. Kur më the
Kur më the:- Hajde pas meje dhe u ngjite në konak
Si lumë gjaku nëpër deje më vërshoi e bëri"fap!"
"Fap" siç shkrep një vetëtimë dhe u ndeza i tëri flakë
Zjarr e flakë,o Përparim,se "belanë" e bleve pak.
9. Vështrimi yt
Vështrimi yt? Një kaos i vërtetë
Në të shoh habi, frikë e turbullim
Pse ndodh kështu, nuk e di as vet
Një gjendje e tillë është si befasim.
Mandej, kthiellesh e bëhesh si qiell pa re
Habia ikën, bashkë me frikën e turbullimin
Nëse qe pak kaotike,ndodhi se...
Doje të "testoje" shikimin?
Shikimin e "peshkove" si test
(Kaloje a nuk kaloje "provimin")
Dhe pasi të dhanë goxha"audiencë"
Hoqe kaosin dhe fitove "kthjellimin"
Tani u zhveshe nga çdo paragjykim
Dhe ke një vështrim që të bën për vete
Mirë ti që "kalove në provim",
Po unë ç'pata që më zunë "ethe"?!!!
10. Jehona
Ç'jehonë ndjej nga thellësia e shpirtit
Kjo jehonë si zë në shkretëtirë
Ka lidhje me diçka ndodhur pragprillit
E ndjej tani dhe nuk ndihem mirë.
Ka lidhje me ty që ishe si një këngë nën zë
Anijen në det e ngisja për hesapin tim
Nëpër këngën time,s'të krahasoja me asnjë
Por thuaja? Pse nuk ia thuaj, mor Përparim?
Oh,- thosha gjatë këngës,- se ç'gojë elegante
Pupu se ç'gji! Si ka harlisur?
Tërë kohës, në gjendje alarmante
Dhe mendja pas teje qe krisur.
Vendosa një ditë dhe u bëra "trim"
Kisha zbritur nga anija dhe qeshë në tokë
Dhe nuk e shpjegoj dot jehonën me shkrim
Sa "gjëra të bukura", bëmë tok.
Tiranë, 30 mars 2019