| E enjte, 28.03.2019, 09:39 PM |
RRUGAÇJA
IME
E EGËR POEZI
NGA KALOSH ÇELIKU
(Nuk e di ende në Shkupin historik
cili më shpëtoi nga burgu)
Vitet ‘79/ 80 -ta, më morën ushtar
Kazermën e të dënuarve, në Knin.
Edhe, më shpallën si “armik i shtetit”
Shkaku, Babait: Qe, dhe vdiq Ballist?!
Pas ushtrisë “JNA”, e humba rrugën
Ditën, mes Prishtinës dhe Shkupit.
Nuk e dija, ku ta lidh Gjokun pullali
Prishtina dhe Shkupi më “përçapën”.
Fati im, pas shërbimit ushtarak, në Knin
Ma dhanë një letërpërcjellje, në vendlindje.
Atë, me kusht: mos e hapi, dorëzoj eprorëve
Politik. Asaj kohe, të Lidhjes Socialiste.
Ua dhash fjalën, por jo edhe Besën Shqiptare
E hapa letrën sekrete ushtarake. Çka të lexoj?!
“Kalosh Çeliku, armik i shtetit përbashkët”!
Nuk duhet besuar aspak. Përmëtepër, ndiqeni
Gjithë
jetën, mbanje nën kontrollë policore
Dhe, dënonje si armik të Partisë Komuniste!
Mezi, gjeta disi punë në Malësinë e Shkupit
Shkaku, se: nuk isha banor i këtij Qyteti.
Edhe, pse: Isha me nënshtetësi maqedonase
U detyrova të arratisem maleve të Shkupit
Që, një ditë të bëhem banor i këtij qyteti.
Banor, asaj kohe nuk isha as i Prishtinës
Po, nuk ma kërkoi njeri për një vend pune.
Përçudi, edhe këtu me përndjekje. Dënime
Pas demonstratave të ’81 -shit. Prishtinës.
Nateditë si “armik i shtetit përbashkët”
“Vëllazërim-bashkimit”. Shokut Tito?!
Gjoja, se: Unë jam i dërguar nga Kosova
Për veprime politike në këto anë malësie?!
Edhe, “Unë isha ai kryesori. Armiku” Shtetit
Çështjen Shqiptare doja ta zgjidh me luftë.
E, Unë, sot: Kujt t’u besoj?! Neokomunistëve
“Shpëtimtarit” të shqiptarëve. Nënës parti?!
Apo, Vetëvetes si shkrimtar: “Armik” i shtetit.
Dhe, Mua si Poet rebel nuk më vret, Sot askush
Përveçse ,Vargu çmendur “Erotik”: POEZIA…
(Poezia është një Grua azgane: Që,
shtatë burra nuk e lidhin në shtrat)
Poezia është një Grua azgane
Kur t’i teket më troket në Tru:
Edhe, hazdiset: Dolli ngre raki rrushi
Dy shtamba me verë të Hardhisë Nuse..
Zërin ngre lartë pasmesnate për Liri
Dhe, lëmsh ma bënë shtratin. Librat.
Poezia është Grua e prapë. Azgane
Shtatë burra nuk e lidhin në shtrat!...
(Dita e Shëngjergjit)
Nana, ende pa lind Dielli
Nuk vjen me një thupër thane:
Stërpikë me ujë tek shtrati
E, të më zgjojë nga gjumi.
Sot, as edhe Shën Gjergji
Herët me një thupër thane.
Nuk ma hapë më dot derën.
Dielli, zbretë nga Çelëvjollca
Dhe, hynë me rreze nga Oxhaku…
(Politikë e lumtur “madhore”
me “Vite historike”)
U kënaqëm duke shpallë “Vite historike”
Edhe, atë: Ditëvdekje të patriotëve shqiptar:
“Viti Skëndrerbeut. Viti Ismail Qemalit”…
I presim të vdekurit, merren me politikë
Edhe, sot ta shpallin si Shtet Shqipërinë?!
E, politikanët e gjallë: me tenderët e Qeverisë
Vetëm e vetëm, të fotografohen para kamerave
Televizive. Politikanët e arratisur arave argatë?!
Brekëgrisurit, Dje pa arnë kanapi në bythë
Sot, këmbekrye lidhur, në grazhdin e Qeverisë.
Zoti e di, deri kur do të vazhdojë maskarada Ikje
Me siguri. Përderisa, dudumët të ikin nga pushteti.
Kabineti, stolisur me flamuj kuqezi. Poste politike:
Sanço Panço, Dje të “Babait”. Sot, “Shpëtimtarit”.
E, jo me Ditëlindje. Arritje, të sotshme politike.
Sançopançot shqiptar, arratisur posteve politike
Sot, bëjnë luftë me personalitetet tona historike?!
Politikanët e arratisur duke mbajtur veten gjallë
Politikën e tyre “madhore”, rrugëve “artistike”.
Vite pak politike. E, shumë patriotë shqiptar
Vite historike, t’i mbajnë gjallë dudumët.
Përtive politike, duke shpallur “ Vite historike”
Sot, të shpëtojnë veten nga dështimet politike.
Edhe, atë: duke dalldisur popullin shqiptar
Me “Vite historike”. Ditëvdekje politike.
Jo, me Ditëlindjre: Arritje të sotshme historike…
(Burri i Gruas besnike
hudhi radion në lëmë)
Babai, shpesh na thoshte: Si, nuk i ngjatë:
Hatem Çupit. Dajës: Nateditë arave. Mulli.
Po, i ngjatë Rexhep Zajazit. Burrit, Kurvar
Me Tri, katër, pesë gra besnike, në shtëpi.
Këngëtari. Burri i Gruas besnike në Katund
Kur, e thirri gruan nga porta ta shkarkojë
Gomarin me dru, në lëmë! Iu përgjigjë gruaja:
Shkarkoje, vetë! Sot, këndon Rexhep Zajazi.
Burri botës, i lodhur dhe nervoz hipi në odë
Dhe, atë ditë, në vend të Gruas besnike:
E hudhi radion për dritare, në mes të lëmës…
(“Muslimanët shqiptar” me makina
sot i falin tre vakte në xhami)
Përderisa Dje, Hoxha i Allahut në xhami
“Shejtan” e shpalli edhe çikletën me dy rrota:
Sot, “muslimanët shqiptar” i falin Tre vakte ?!
Krah për krahu me partizanët e Nënës Parti
Edhe, atë: Xhipa (makina) me katër rrota.
“Fitore” historike?! Shqiptarët kur vdesin
Dhe, pa bukën e gojës. Rrugëve, pa shtëpi…
(Shpall konkurs poezie
për një Grua Besnike)
Përderisa, Dje: shpalla konkurs letrar për poezi
Edhe, më mbytën “poetët” me poezi Facebooku:
“Manifestime poetike”: “Shkupi lexon pizi”?!
Sot, erdhi koha të shpall për një Grua Besnike
Zanë Mali, me Dy shtamba verë nën sjetulla!
Plagët, pasmesnate të m’i shërojë nën Rrap
Edhe, japi gji mes Shkupi: Zgjojë nga Varri.
Kushtet e konkurimit: Patjetër, të jetë Azgane
Macet t’i dojë. Poezinë. Atdheun. Dhe, Burrin.
Dhe, në fund: Me veti t’i ketë Dy shtamba me verë
Një Ibrik raki rrushi me Dy çepa, mes këmbëve:
Gji të më japi! Fuqi, për luftë. Dimër e Pranverë.
Patriote DitëNate. E çmendur mes librave. Shtrat.
Shtatë sahat larg ta flug Vargun kryengritës. Nesër…
(“Kali Shemës” në Dasëm
bartë ujë pa Nuse)
“Kalin e Shemës” e kanë thirrë në Dasëm
Edhe, jo se: Është i hijshëm. I mençur.
Por, t’u barti ujë krushqëve. Dasmorëve.
Edhe, shuaj Etjen dasmorëve pa Nuse…
(Pula e Vjershës Rexhep Hoxhës
e ka bërë një ve. Dhe, tjetër hiç)
Pula e Rexhep Hoxhës. Poet
Kakaris tra më tra.
E çuditi Dynjanë:
E ka bërë një ve. Dhe, tjetër: Hiç.
Pula e Vjershës Rexhep Hoxhës
E çuditi, Sot Dynjanë:
E ka bërë një ve. Dhe, tjetër hiç…
(XHADIA e do Burrin me
brekë mbi pantollona)
Vite e vite, jam përpjekur Rrospinë
Ta përzë me Raki Rrushi. Shtambaverë.
Nuk ikë Xhadia. Rrospia e “Bit-Pazarit”
Siç duket: E do marrëzisht Burrin!
Vite e vite, jam përpjekur ta përzë Rrospinë
Nuk ikë Xhadia. E do marrëzisht Burrin!...
(Ditën e Nesërme e parshoh
me Ujë “Xhehneti”)
Jeta është Luftë! Ndodhë, bie dëshmor
Ose, të shpallin “hero”! Pak rëndësi, ka:
Poeti gjithë jetën në Luftë. Përtejvarri
Luftë ballë për ballë, edhe me Xhadinë.
Gjith jetën, Dy Gratë e mia besnike
I mora Nuse, në Shtëpi. Dhe, shtrat.
Koha, erdhi sot: Mua, si Poet rebel
Gruaja e Tretë, të më marrë në Shtëpi.
Ditën e Nasërme e prashoh me Ujë “Xhehneti”…
(O burra, bini armikut
të pabesë*!...)
Babai, në jetë: Dje, eci me Dy kobure në brez
“Nagëntin”, nateditë nën jastëkun me kashtë.
Patjetër, edhe dy “kashikara” serbi në struke
Mauzerrin me gjithë fishekë mbi kokë. Shtrat:
Nateditë, e ruante Derën e Oxhakut. Shtëpinë.
Unë, biri tij: Sot, eci me Dy Shtamba me verë
Dhiareve të Çelëvjollcës. Atje, mbi Garanë.
Dhe, Një Ibrik me Raki Rrushi: Katundi Çuke
Kryengritësin rebel, me Dy tyta në brez. Luftë.
Rrugë malore. Dhiare, kaçakësh… Histori…
Thirrje: “O, burra! Bini, Armikut të pabesë!...”
1.Varg i Omar Khajamit nga Rubairat: FIJE BARI.