| E hene, 25.03.2019, 04:02 PM |
Zymer MEHANI
TY, O TRIM LIRIE....
(Dëshmorit të kombit, Selim Berisha, NË 20-VJETORIN E RËNIES)
Sa të paska hije
Ty, o trim arbëror
Gjaku në kraharor!
Barrikadë
N'shtëpinë atërore
Nise luftën për fitore
Janë bërë bashkë
Qyqe dhe korba
Granatojnë me gjyle, topa
Por, ti trim,
Me këngë në gojë
Vatrës iu bëre mburojë
Në UÇK
Në rresht i pari
Të pat thirrë Adem Jashari
II
Ti je lukëkuqe
Je dhe trëndafil
Mes yllësive ndrin
Yll i qiellit tim
Në flakë lufte u fute
S'u stepe, s'u druajte
Pranë shkëmbit, burimit
Me peshë të betimit
Me flamur në gji
Ti re për liri...