Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Mësuesja

| E shtune, 09.03.2019, 08:00 PM |


M Ë S U E S J A

- p o e m ë

Më vjen turp ta them,

më vjen ndot ta kujtoj,

arresti i asaj mbrëmjeje

më ka plagosur rëndë.

Asgjë s ? më kall tmerr

më shumë se ai arrest

ku për “mësimin e lirisë”,

më rrahën e më dhunuan.

Më vjen turp ta them,

më vjen ndot ta kujtoj,

por atë arrest të serbit,

as tash unë s ' e kuptoj.

Ndodh qyteteve të mëdha

ka plot grupe mafiozësh,

po arresti i asaj të hëne

ishte dora vet e shtetit.

Në atë terr të atij shteti

unë pashë vetëm vrasës,

policë nga të çmendurit

që gajaseshin, tiiiiiiiiiii!...

2

Më vjen turp ta them,

më vjen ndot ta kujtoj,

arresti asaj mbrëmjeje

më lëndoi sa s ? bëhet.

N ?atë burg të Gjilanit,

mes mureve të errësirës,

vetëm ato mure e dinë

çka u bënin mësueseve.

N ?atë kalvar të burgut

që ishte poshtë atij ferri,

pësova më të rëndën

dhe atë plagë të ndyrë.

Më vjen turp ta them,

më vjen ndot ta kujtoj,

por ajo llavë e policëve

më ka lënduar rëndë.

Pas gjithë asaj torture,

pas gjithë atij dhunimi,

unë vdekjen dëshiroja

si gjënë më të bukur.

3

Të çmendurit e atij shteti,

të çmendurit e atij pushtimi,

me ato tortura merreshin,

të vrisnin ç l i r i m t a r ë t.

Unë s ? isha vetë, as vetëm,

ishim tri shoqe, tri mësuese,

tri dele për atë mbrëmje,

për t ?i “ kënaqur ” policët.

Në këtë qytet jam lindur,

në këtë q y t e t jam rritur,

këtu kam gjakun e ëndrrave,

dhe ish jetën time të bukur.

Me Astritin njihem moti,

me atë unë e kam një vajzë,

e kemi pagëzuar, Etleva,

Ajo është akoma e vogël.

nga ato gjëra ajo s ?kupton,

ajo plagë mua më dhemb

si një monolog i fshehtë.

4

Etleva , shpirt i mamit,

këndo, kërce, dhe luaj

se ti e meriton këtë jetë,

ti e meriton këtë gëzim.

plaga ime është imja,

e imja dhe e askujt tjetër,

i thosha unë vetvetes sime

Me të gjitha ato plagë në

Shpirt, ajo kohë s' ishte imja,

bisedoja unë me veten:

si ta shkul, dhe ta harroj,

si ta nxjerr jashtë at´plagë

nuk qenka e lehtë, jo!

Etleva; me ty e kam lehtë

por , me Astritin...s ? di...

me atë e kam të vështirë,

dhe s ? di si t ' ia shpjegoj.

unë nuk ia them dot,

në këtë pikë -dhimbjeje.

plagës ime është i rëndë

dhe atë mund ta vrasë.

5

Në dhomë jam vetëm,

jam në luftë me vetveten,

në këtë çast tejet tragjik

plaga s ? më lë të hesht.

E gërvishtura më gërryen

se ajo plagë e atij arresti

po ma gërryen shpirtin.

Etleva , shpirti I mamit,

rritu me ëndrrat tuaja

se ti je e pastër si qielli

dhe e meriton këtë jetë,

se ajo që më ka ndodhur

mua , është drama ime

dhe dramë e askujt tjetër.

Me foton e saj në dorë

Ëmla bënte betejën e saj

dhe shikonte revolverin.

Përse unë të vetvritem

përse ta lë vajzën jetime

për plagën që s' e desha!

6

Nga jeta e një gruaje

këputa këto fragmente

të Luftës së Kosovës

që ai arrest i serbit

të mos mbetet i heshtur.

Qytetarë të vendit tim,

kujdes mbi gratë tuaja,

ai shtet atë fytyrë kishte,

Ju që e njihni gruan,

shpirtin e s aj të butë,

ju që i puthni, e i doni,

mos ua prekni trazimet,

mos kërkoni fundin e

barkut, fundin e gjërave

Gruaja është mëma, që

e ka lindur këtë popull!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2019