Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Mos e harroni 'gjyshin' tuaj Stalin!

| E hene, 04.03.2019, 08:38 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

MOS E HARRONI “GJYSHIN” TUEJ  STALIN!

SHEKULLI I XX – SHEKULLI I TMERRIT DHE TERRORIT !

1941 – 1944 – 1948 – 1953 – 1967 – 1985 …1990 …

A ju kujtohen këta vite? – Besoj se po! Në se jo, pyetni të moshuemit... E ju tregojnë...

Në vitin 1941 ju vue fillimisht dinamiti Shtetit Shqiptar nga barbarët e shekullit...

Në vitin 1944 deri nalt nder Alpe këndonte qyqja: “Bijt’ e Stalinit jemi ne !”...

E në Zallin e Kirit të Shkodres vazhdonte pa pushue mitralozi shfarosës...

Kaçubat e ferrave per të gjatë lumit Kir, ishin me qirinjë të ndezun...

Degermijat e futat e zeza mbi kokat e Nanave tona shtoheshin...

Shtoheshin bashkë me lotët që rridhnin me lumejt e Gjakut...

Nder 28.000 banorë të Shkodres kishte 26 burgje torture...

E disa qinda vrasës tonë me jugosllav’ e rus bolshevikë...

Perzi si çimrrat gjakpirse mbi trupat e Atdhetarve...

Pritej se vdes diktatori sovjetik Stalini i “Math”...

E veshtë tonë u ngjitën.., per radio të hueja...

Nenza: “O Zot, bane mrekullinë Tande!”

Pershpëriste gjithë Europa Lindore...

“5 minuta zij...Ka vdekë Stalini!”

“Stalini nuk ngjallet kurrma!”

Na thonin pleqtë tanë...

Na qeshnim me lot!

Edhe Leonardi...

Qeshi, po, po...

Nder pranga,

Tortura e...

Burgje...

Një jetë...

Shkodrani ynë fatzi!..

E sot bijt’ e zagarve që kanë shkye Njeriun e Pafaj per gjymtyrësh të varun në litar...

Me dhambë të gjakosun qyshë bebe nga gjiu i helmatisun i kobrave të veta vrastare...

Prap thrrasin: “Rilindje”, vllavrasje e tradhti kombtare... Hapni kufijt! Të vijnë sllavi, greku e turku... Shqiptarët duhen zhdukë nga Ballkani... Kështu donte Enveri, Tito e kështu, na thonte Stalini e Mao Ce Duni... Vrisni e zhdukni pasuesit e Kastriotit !..

E një za i mekun prap lutet per ne: “O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”...

Melbourne, 4 Mars 2019...