| E premte, 01.03.2019, 07:20 PM |
Jusuf Zenunaj
BLERJA E VOTAVE
Blerja e votës është e lirë
një kile grosh e një thes miell,
brohoritja deri në qiell
kjo parti na bën të lirë,
vendin tonë na lulezon,
për n'Europë rrugën shkurton !
Me mashtrime e premtime
populli ëndrrat ushqen kot,
sikur dje edhe sot " kazani ",
s'ka t'mbaruar tranzicion !?
Barrën shton edhe BE-ja
vit për vit kërkesa të reja,
sikur miun nê labortor
Shqipërinë e përdor ?!
Dilbeek, mê 28 shkurt 2019
HAJRUSHI POET
Si vagona trenash
vargjet varg e vijë;
si gjella pa kripë,
as këngë, as poezi !?
Komente e pëlqime
si t'ishte Lasgushi,
pa lexuar asnjë libër,
poet u bë Hajrushi !
Doktori i letërsisë
e ngrehu në qiell,
shkruaka si Migjeni
me vargun e lirë !?
26 shkurt 2019