Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Resmi Osmani: Për Antigonën

| E enjte, 28.02.2019, 07:44 PM |


Poezi

Resmi Osmani

PËR  ANTIGONËN

Kushtuar dëshmores Antigona Fazliu

Më përlotin vargjet për Ty,

Antigonë,trimëreshë, heroinë

Motër, bijë,

Trëndafil i kuq kosove,

Çikë Dardanie

Bijë Shqipërie

Rënia jote ish  kuje e gjëmë,

Kushtrim Lirie.

Antigonë, kujtimi yt i pavdirë

Dhembje shpirti, gjak e lot

Në rrënjët e pemës së lirisë,

Në altarin  e pavarësisë,

Gjaku yt në flamur të Arbërisë,

Emri Yt

Yll i pashuar

Në qiellin e Shqipërisë.

Antigonë, motër, bijë, dëshmore, heroinë……

Tiranë, më 27.02.2019