Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhavit Çitaku: Ne mposhtëm vetveten për t'i qëndruar besnikë popullit

| E hene, 25.02.2019, 11:49 AM |


NE MPOSHTËM VETVETEN PËR T’I QËNDRUAR BESNIK POPULLIT

Nga Xhavit Çitaku

Synimi i autorëve Saranda Iseni dhe Hysen Ibrahimi në librin “ Dhoma 334” është që një sakrificë sublime e bërë në të mirë të popullit shqiptar të mos lihet në harresë, por të mbetët e shkruar me shkronja të arta në historinë moderne në Iliridë si dhe që të dihet botërisht se si bandat e Nikola Gruevskit kishin përgatitur skenar të likuidimit fizik të politikanëve shqiptar në atë pjesë etnike shqiptare, posaçërisht,posaçërisht Ziadin Selen.

Të shkruash për personalitetin e Ziadin Seles, madje edhe një libër voluminoz,do të thotë të kesh guximin, entuziazëm të jashtëzakonshëm, dije e përvojë në fjalën e shkruar, sepse një pakujdesi sado e vogël qoftë ajo,nga ajo që kam lexuar dhe një takimi të shkurtër që kam pasur me të në Udevalla të Suedisë, sipas bindjes sime, do të mund të prekte paqëllimshëm, ndoshta, në integritetin e këtij njeriu të madh që e ka fituar me sakrificë, me dije, me humanizëm, si mjek i mirë, si luftëtarë i denjë për çështjen shqiptare në Iliridë. Megjithatë, vetë situata e tmerrshme e krijuar në Parlamentin e këtij shteti fqinjë, akoma i brishtë, përkatësisht rrahja brutale dhe lëndimi i rënd i Ziadin Seles, por edhe i deputetëve të tjerë, të gjitha barrierat e mundshme u tejkaluan dhe Saranda Iseni dhe Hysen Ibrahimi iu rreken kësaj pune dhe për një afat rekord arritën që të hedhin në dritë jo vetëm atë ngjarje të dhimbshme raciste, por edhe të ngritin në piedestal figurën emblematike të personazhit kryesor të librit “ Dhoma 334”. Në këtë libër pos detajeve të përshkruara me një renditje precize së çfarë ndodhi me 27 prill të 2017, autorët publikuan edhe opinionet e format tjera të veprimit shqiptar dhe kësisoj ky libër u kompletua në mënyrë të detajuar kushtuar Ziadin Seles  këtij përfaqësuesi të dinjitetshëm të popullit shqiptar, i cili padrejtësisht ka mbetur nën ombrellën e Maqedonisë së Veriut dhe për shumë dekada ka hequr të zitë e ullirit për të arritur deri në këtë shkallë të avancimit të disa të drejtave të tij. Thënë konkretisht, libri i këtyre dy autorëve përfshinë gjithë veprimtarin e tij patriotike, krijuese e intelektuale, sakrificën e luftën e pakompromisë të tij dhe të popullit për t’u barazuar me maqedonasit, për t’u bërë pjesë e të gjitha proceseve, për t’u bërë pjesë përbërëse dhe vendimmarrëse në të gjitha organet dhe institucionet në shtetin e Maqedonisë së Veriut. Thënë konkretisht,me ngritje arsimore akademike, me një shkathtësi të një lideri të mirëfilltë politik dhe me një ndjesi të patriotit të madh, Ziadin Sela në mënyrë të hapur iu kundërvua padrejtësive që Gruevski me bandat e tij iu vërsulen popullit shqiptar.

Shkëndijat e para patriotike Ziadini i shkrepi qysh kur ishte në shkollë të mesme

Duke shfletuar me kujdes këtë libër lexojmë shumë gjëra që shumica jo vetëm të atyre që e kanë njohur, por edhe të tjerët nuk i kanë dituar fare. Shkas për t’u shkruar ky libër, dorën në zemër, ishte rrahja dhe përgjakja e Ziadin Seles në parlament, por në shpin ai bartë një aktivitet të begat  politik. Në të vërtetë, Ziadini qysh kur ishte në shkollë të mesme, në “ Sami Frashëri”, në Prishtinë, ai kishte marrë pjesë në protestat e organizuara nga studentët kosovar gjatë viteve 1989-1990.. Aq ishte i pasionuar pas LDK-së sa që kur shkonte në shtëpi për vikend, ai merrte me vete flet anëtarësime të kësaj partie duke menduar se edhe shqiptarët në Iliridë mund të jenë pjesëtar të LDKsë.

Pas kryerjes të Fakultetit të Mjekësisë në Tiran ai u kthye në vendlindje dhe filloi të punoi dhe t’iu ndihmoj popullatës për të gjitha problemet shëndetësore që kishin. Mirëpo, duke parë se nevojat dhe kërkesat e shqiptarëve ishin shumë të mëdha për shkak të shkeljes nga ana e autoriteteve “ maqedonase” më në krye të antishqiptarit Nikola Gruevskit, Sela inkuadrohet në politik dhe në vitin 2005 zgjedhet nënkryetar i degës së PDSH e më vonë kryetar i kësaj dege në Strugë. Me votën e popullit ai zgjidhet kryetar komune e më vonë edhe deputet i parlamentit. Dhe në karvanin e betejës së madhe për liri e demokraci gjithnjë e më shumë dallohej me fjalë e vepra Ziadin Sela. Angazhimi dhe këmbëngulësia , sidomos e tij, u kurorëzua me futjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në aktin më të lartë juridik- Kushtetutë si dhe pos tjerash  për herë të parë në historinë e këtij populli një shqiptar të zgjidhet kryetar parlamenti.

Si një bir i paepur për drejtësi e barabarësi, me dinjitet e nivel të lartë intelektual diti që në momentet e duhura të ngritë zërin edhe në parlament, në rrugë, në tubime, në debate dhe në shumë intervista se shqiptarët nuk ndihen të barabartë dhe se atyre iu mungojnë shumë të drejta, të cilat duhet të realizohen në institucione e organe shtetërore, siç është parlamenti. Pikërisht për këto synime e përpjekje të tij të hapura që i bënte kudo, ai edhe më parë sulmohej e kërcënohej me jetë nga regjimi i Gruevskit. Aftësitë e tij brilante për të artikuluar qartë e bindshëm zërin dhe kërkesat imediate të popullit, këtë personalitet  e çmojnë, e vlerësojnë, e duan i madh e i vogël. Flasin e thurin këngë, poezi, shkruajnë opinione, por në të njëjtën kohë kërkojnë me ngulm që terroristët që të gjithë ata që tentuan ta vrasin mendimin e lirë, kërkesën e popullit për barazi, tentim grushtshtetin të dënohen sipas peshës së veprës së kryer.

Në shpirtin bujar të këtij njeriu nuk ka urrejtje, nuk ka hakmarrje, nuk ka fjalë të këqija për asnjë etnitet, përkundrazi ai dëshiron një bashkëjetesë më të gjithë, por të barabartë më të gjithë. Pas daljes nga spitali ky politikan i zgjuar shqiptar pos tjerash tha: “ Ne u mposhtëm për t’i mbetur besnik popullit”

Skenar i qartë i likuidimit fizik të politikanit Sela

Përmbajtja e këtij libri është jashtëzakonisht e pasur me të dhëna konkrete për pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si dhe përpjekjet e tyre për të arritur nivelin e barabartë dhe të vënies në jetë të marrëveshjeve të nënshkruara nga liderët e të dy etniteteve e sidomos Marrëveshja e arritur në vitin 2011. Saranda Iseni me dijen e saj të mprehtë prej intelektuales, ndërsa Hysen Ibrahimi me përvojën e tij në artin letrar, por edhe në atë politik në këtë libër nuk bënë asgjë më shumë pos që në mënyrë reale hidhen në dritë një veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, një yll, një flakadan, guximtar, trim, një shembull që sot e në të ardhmen nuk do të ndalet deri në realizimin e të gjitha të drejtave për popullatën shqiptare në Iliridë.

Në këtë libër në mënyrë të detajuar hedhin në dritë ngjarjet e 27 prillit në parlamentin e këtij shteti përkatësisht atentatin kundër deputetit shqiptar Ziadin Sela, atentat ky që ishte përgatitur nga shërbimet inteligjente dhe policore të qeverisë raciste të Nikola Gruevskit. Përgjakja dhe tërheqja zvarrë e këtij zëri të popullit kishte për qëllim likuidimin fizik në mënyrë që, siç mendonin bandat terroriste, të ndalojnë e frikësojnë shqiptarët për të mos kërkuar avancimin e të drejtave të tyre e sidomos futjen e gjuhës shqipe në aktin më të lartë juridik.

Heroi i dytë është Abdylfetah Alimi

Një hero tjetër që mori lavde nga gjithë shqiptaria është edhe Abdylfetah Alimi , i cili si roje sigurimi i vetmi shiptar në Parlament, duke sakrifikuar edhe jetën e tij, arriti ta shpëtoj nga vrasja Ziadin Selen. Shkathtësia e parë e tij erdhi në shprehje kur një turmë terroristësh të tërbuar iu afruan trupit të këtij personaliteti që kishte humbur vetëdijen nga goditjet e pamëshirshme atyre iu kishte drejtuar me fjalët largohuni se tashmë ai është i vdekur. Po të mos vepronte kësisoj sigurt ky politikan shqiptar nuk do të ishte në mesin e të gjallëve. Me shumë peripeci e mund të madh Alimi kishte arritur që Selen ta dërgoj në katin e tretë të godinës së Parlamentit pikërisht në dhomën 334.Kishin pritur rreth orë derisa Alimi kishte kontaktuar me polcë shqiptar të njësive speciale të cilët kishin ardhur me një tankë dhe me një motër medicinave shqiptare të cilët e kishin dërguar në spitalin e Shkupit, ku edhe aty mjekët kujdestar kishin qenë shqiptarë.

Regjistrimet e para 100 vjetëve nuk dëshmojnë identitet maqedonas

Urrejtja e organeve kriminale e raciste të Gruevskit kishte arritur kulmin Kur Ziadin Sela në intervista e debate publike kishte thënë hapur se populli shqiptar është autokton, ndërsa sllavet në këto troje kishin ardhur diku kah shekulli i shtatë. Ai, po ashtu, në një debat kishte deklaruar dhe i kishte thënë në sy udhëheqësit e  “ VMRO për Maqedoni” Stojanëo Angjellov se ai po të shfletoj regjistrimet e popullsisë para njëqind vjetëve nuk do të mund të dëshmon se ky popull ka identitet maqedonas. Sela në vazhdim kishte qenë i prerë se mbështet iniciativën për regjistrimin e popullsisë dhe se ishte fort i sigurt se rezultati do të jetë 30 për qind shqiptar  e pa aq, gati, njësoj maqedonas. Mirëpo, dihet se para se të filloi ky aktivitet i rëndësishëm, Gruevski kishte marrë informata se shumë qytetarë do të deklarohen bullgar dhe shi për këtë kjo iniciativë mbeti pa u realizuar.

Z. Sela kishte vazhduar me guximin e tij të pathyeshëm duke hedhur në dritë  edhe pabarazinë që ekziston në komunat me shumicë shqiptare. Ai përmendi një rast shumë interesant që nuk ndodh pothuajse askund në ndonjë shtet tjetër. Derisa ushtronte pozitën e Kryetarit të Komunës së Strugës, nga fondet e kësaj komune është që një shumë të konsiderueshme të mjeteve materiale të paguaj për Komunën e Ohrit. Në pyetjen e tij se përse duhet vepruar kësisoj, përgjigjja ishte shumë banale: Është komunë turistike. Ndërkaq ai kishte këmbëngul se edhe Struga duhet të trajtohet si e tillë sepse që të dy komunat shtrihen përgjatë liqenit të Ohrit.

Një çështje tjetër që kishte shtruar ky personalitet i shquar shqiptar emërtimi i shkollave dhe institucioneve tjera me emra maqedonas edhe pse në to shumica, për të mos thënë qindpërqind  i takojnë etnitetit shqiptar.  Kishte dëshmuar  me fakte se përfaqësimi i shqiptarëve në institucione e organe shtetërore nuk është aspak në përputhje me numrin e përgjithshëm që ka komuniteti shqiptar në këtë shtet. Kishte folur haptazi për përhapjen e urrejtjes, politik këtë që e kishte bërë Gruevski me ministren e punëve të brendshme. Edhe pse shqiptarët vriteshin, rraheshin e maltretoheshin nga maqedonasit, të arrestuar, të dënuar e të burgosur mbeteshin shqiptarët. Sela me të gjitha dëshmitë historike prezentoi shkëlqyeshëm autoktonin shqiptare dhe mohoi kategorish të dhënat false për shqiptarët të paraqitura në të ashtuquajturën “ Enciklopedi” të shkruar me urrejtje aq të madhe.

I vetmi politikan shqiptar që ka karizmin e një lideri në Maqedoni

Në këtë libër një numër i madh intelektualësh u përfshinë me opinionet e tyre, të cilët lartësuan punën e palodhshme që z. Sela ka bërë avansimin e të drejtave të shqiptare në Iliridë, Po i përmendim disa sosh:

Puntorie Muça- Ziba: I linduri për së dyti ose i mitizuari ska si të jetë ndrysh, përvçse djali i një familjeje të duhur brez pas brezi si luftëtar për liri. Vetëm sajlia e një familjeje patriote ravijëzon tipar të kodeve të trungut. Në këtë mënyrë ngadalë dhe sigurt, lind një figurë e pëlqyer që askush nuk mund t’ia zbeh shkëlqimin. I këtillë është Ziadin Sela, i cili po rritet nga populli pa akte zyrtare, pa përformuar  mizikë, pa fishekzjarre, pa pjesëmarrje kolltuxhinjsh të fryer.

Ass. Dr. Sli  Bekim Taleshi: Sa kohë që bashkëpunoj me y. Sela, e kam kuptuar se bëhet fjalë për një njeri me guxim, me vizion, me vetëbesim, por dje me la mbresë fytyra e tij e lodhur, që përhapte optimizëm dhe dëshmi se lufta për lirinë e popullit tënd do sakrificë si dhe humori i tij simpatik që relaksonte atmosferën e tensionuar dhe të paparashikuar.

Prof. Musa Musai: Ato pamje nga parlamenti na japim të kuptojmë se sllavët janë popull barbar.

Prof. Dr. Agim Vinca: Kohë më parë pata thënë se y. Sela është i vetmi politikan shqiptar në Iliridë që ka karizmin e një lideri. Krejt mllefin dhe urrejtjen e tyre patologjike, huliganet e Gruevskit, që hynë dhunshëm në ndërtesën e Kuvendit e Maqedonisë, sikur e kishin me djaloshin flokëgjatë  e trupgjatë nga Livadhia e Strugës, krenar e elokuent dhe të formuar politikisht Ziadin Sela. Askush nga deputetët shqiptar nuk e pësoi si ai, sepse askush nuk ka qenë aq i qartë, aq i artikuluar dhe aq konsekuent në deklaratat dhe paraqitjet e tij për barazinë e shqiptarëve në shtetin që quhet Republika e Maqedonisë. Dhe jo vetëm kohët e fundit, por edhe më parë, gjithnjë, prejse se ka dalë në skenën politike.

Gani Qarri: Zijadin Sela me qëndrimet e tij, u bë idhuë i gjeneratave të reja liridashëse në Iliridë, që për ideal kanë kombin dhe rrugërrëfim  autoktonisë dhe traditën shekullore shqiptare.

B.B. studente shqiptare: Mjerisht o sa mjerisht, po mësohemi të jetojmë nën kërcëllimin e armëve! Mjerisht, që edhe brezit tim të njom, në vend të ëndrrave të pranverës, i imponohen ëndrrat e vdekjes. Mjerisht, që kupa ka zënë të derdhet , mjerisht që qeniet pa shpirt dhe me maska akoma s’kanë kuptuar se shqiptari është fqinjë i urtë, që shqiptari është mik i mirë, por nëse futet në atë rrugë që ju po e provokoni, nuk iu shpëton as dreqi i Moskës.

Dushica Mrdja, gazetare maqedonase: Mjerisht njerëzit që kanë hyr në konferencën për shtyp e dinin mirë se ku duuhet të shkonin dhe kë duhej ta vrisnin. Qëllimi i tyre ishte Ziadin Sela. Më shumë se dy orë nuk kishte policë. Aty kishte njerëz që kishin ardhur për gjak... Njerëzit që erdhën për të vrarë duhet të dënohen.

Sela rrjedh nga një familje arsimdashëse dhe patriotike

Gjithë ky aktivitet i pandalshëm i këtij njeriu të madh nuk ka mundur të ndodh ndryshe ngaqë ai rrjedh nga një familje arsimdashëse dhe patriotike shqiptare nga Livadhia e Strugës, të cilët tërë jetën ia kushtuan çështjes kombëtare. Duke u kalitur nga tradita patriotike e familjes, ai së pari u bë mjek për t’i dalë në ndihmë popullatës së asaj ane, por duke parë se të drejtat e shqiptarëve po shkileshin vazhdimisht, ai frymoi rrjedhshëm e bindshëm edhe politikisht. Ishte kryetar komune në Strugë, deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, anëtar e kryetar i disa komisioneve parlamentare si dhe dha kontributin e tij në PDSH rreth reformave që duhej të fillonin në këtë subjekt politik. Më pas ai formoi Aleancën për shqiptarët, të cilën po e udhëheq me sukses.

Babai i tij, Safeti, ka punuar si mësimdhënës 17 vite në shkollën normale në Shkup.Për shkak të veprimtarisë së tij patriotike ai që i shtrënguar të merr rrugën e mërgimit dhe u vendos në shtetin mik në Gjermani. Gjyshi, Kaloshi, ishte një veprimtar i madh i çështjes shqiptare dhe pjesëmarrës aktiv në luftën e dytë botërore. Ishte dënuar me pushkatim, por pas një amnistie ky denim i kthehet në dënim të përjetshëm, mirëpo pas viteve atë e lirojnë. Kaloshi nuk ndalet me kaq sepse vazhdon aktivitetin e tij në PNDSH. Kur ia kishin shpallur aktgjykimin ai kishte thënë me atë rast: “ Nuk do të me tretë dheu nëse nuk mbulohem me flamur kombëtar”. Për shkak të këtij aktiviteti ai dënohet me dhjetë vjet burg, prej të cilave i mbanë gjashtë vjet. Punë të madhe Kaloshi ka bërë edhe në fushën e arsimit dhe ishte i pari së bashku me mikun e tij Sami Lloga që hapen shkollën e parë në gjuhën shqipe në rajonin e Strugës, në vitin 1941. Daja Sami Lloga në vitin 1967 ngriti flamurin kombëtar, për të cilën gjë është dënuar me burg.