Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Antiamerikanët (antishqiptarët) e “Shqipërisë Socialiste“

| E diele, 24.02.2019, 12:29 PM |


Antiamerikanët (antishqiptarët) e “Shqipërisë Socialiste“

Shkruan Fahri Xharra

Është shumë rrëqethëse kur lexon se çka shkruhet nga  anti-amerikanët ( lexo: antishqiptarët e sotëm ) për bombardimet e NATO-s mbi  Serbinë në pranverën e vitit 1999. Është tmerr i madh kur e sheh që nga goja dhe mendja e shqiptarëve mund të dalin publikisht me kësi lloj shkrimesh tmerruese , tërësisht pro-ruse, pro-serbe dhe anti-Europiane .

Ju lutem mos lejoni që fëmijtë  e juaj  (-18 ) mos t`i lexojnë rreshtat e më poshtëm të shkëputur nga portali  https://web.facebook.com/Shqiperia.Socialiste/ me një titull që tmerron, që të frikëson dhe që të bënë me vjellë : “NATO bombardoi ish-Jugosllavinë për interesa të imperializmit amerikan “ . Shkrimi është i 17 Shkurtit 12019, mu në ditën kur me festonim 11 vjetorin e Pavaresisë së Kosovës .

Pak vëmendje, ja se çka shkruajnë agjentet e Rusisë dhe Serbisë në Shqipëri : “Ndërhyrja e NATO-s për "çlirimin" e Kosovës, nen pretekstin e shume gënjeshtrave - ne mes te disa te vertetave - me ne krye propaganden mediatike te SHBA-ve, u planifikua jo për të ndihmuar shqiptarët, por për të shtrirë ndikimin e tyre edhe në këtë pjesë të Evropës.

Nderhyrja e NATO-s në vitin 1999 eshte bërë me qëllime të caktuara të perëndimit per te sunduar ushtarakisht kete pjese te Evropes. Bombardimet e NATO-s në Kosovë gjatë vitit 1999 po bëheshin për interesa personale të shteteve anëtare të këtij pakti.

Ky rajon është shumë i rëndësishëm gjeostrategjikisht, kështu që Kosova është vend potencial që siguron prezencën e tyre per dekadat qe vijnë.........Ata gjithnje, nepermjet propagandes, falsifikimeve dhe shpifjeve, gjejnë një shkak politik, në raste të caktuara edhe duke e shpikur atë, për të justifikuar nderhyrjen ushtarake, ku më pas i hapet terreni korporatave të mëdha amerikane dhe të tjera perëndimore, për të shfrytëzuar pasuritë e atyre vendeve.

SHBA-të dhe vendet tjera të Perëndimit, nuk kanë bombarduar Serbinë, për ta shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës nga shfarosja, por për të shtrirë ndikimin e tyre politik, ekonomik dhe ushtarak në këtë pjesë të Evropës. “

E shihni, e lexoni marrëzinë shqiptare, pra ?

Shumë besoj që kjo faqe të jetë e ndonjë individi të krisur, dhe që shërbimet informative të Shqipërisë duhen sa më parë ta bllokojnë.

I çmenduri rusofil e vazhdon : “Ata ( amerikanët)  gjithnje, nepermjet propagandes, falsifikimeve dhe shpifjeve, gjejnë një shkak politik, në raste të caktuara edhe duke e shpikur atë, për të justifikuar nderhyrjen ushtarake, ku më pas i hapet terreni korporatave të mëdha amerikane dhe të tjera perëndimore, për të shfrytëzuar pasuritë e atyre vendeve.

SHBA-të dhe vendet tjera të Perëndimit, nuk kanë bombarduar Serbinë, për ta shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës nga shfarosja, por për të shtrirë ndikimin e tyre politik, ekonomik dhe ushtarak në këtë pjesë të Evropës”.

“Imperialistet amerikane e kishin llogaritur mire kohen se kur duhej bombarduar Serbia “ dhe e fundit nga shkrimi i një  monstrumi antishqiptar :” - Tashme plani i tyre per nje baze te perhershme ne Shqiperi u be realitet dhe ne jemi zyrtarisht shenjester e raketave Ruse! “

Çka të themi  dhe si të vazhdojmë jetën pa brenga kur armiku është këmbëkryq të mesin tonë?

Shikoni, nuk janë vetëm “ Socialistet e Shqipërisë “ me këtë ide . E kishim, dhe ndoshta ende e kemi : Visar Ymeri i VV-së: “NATO bombardoi ish-Jugosllavinë për interesa të imperializmit amerikan (Video) “ kur me  24 Shkurt  2015 e pati deklaruar :” se bombardimet e NATO-s në Kosovë gjatë vitit 1999 po bëheshin për interesa personale të shteteve anëtare të këtij pakti . Visar Ymeri, i cili nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve të fundit në këtë parti, pritet të merr drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje, në një dokumentar i cili flet për shpërbërjen e ish Jugosllavisë, thotë se intervenimi i NATO-s në vitin 1999 ishte bërë me qëllime të caktuara të perëndimit. “

Shqipëtar  të ruajt zoti, mos shpreso në shqipëtar !

Fahri Xharra,18.02.19

Gjakovë