| E diele, 17.02.2019, 09:48 AM |
Prushëza nga gacat
1.
Kosovë, shenjëzoj tradhëtarët në shtet
gjej frekuencat e resataurimit kombëtar
tradhëtia na është më e palavdishmja
ata që ia kanë dhënë fjalën ujkut e ariut
Trepça nuk falet, nuk falen Kishat e as
Ujmani!
2 .
Kosovë e luftës mos u turpëro
bekoje Mitrovicë, Trepçën beko,
ate që dje e fitove mos e lësho;
Kosovë e luftës, fito ose në varr
shko!
3.
Të gjakta janë dritaret e lotëve të
nënave, për bijtë e tyre të pagjetur
për dhimbjen që s´e ka një fund
dhe për plagën që nuk gjen prehje
Atdhe Geci