| E diele, 17.02.2019, 08:57 AM |
Shyqyri Fejzo
Varfëria
Dembelizmi rrugës ecte ngadalë
Fliste me vete e diçka mendonte
Nuk ishte as sakat dhe as i çalë
Vetë nuk e dinte ku po shkonte
Zhurmë hapash në çast dëgjoi
Një zonjë e qeshur prapa i vinte
Nga gëzimi mendja i fluturoi
Ja. Pas dy tre hapash ajo e arrinte
“Më arrite kur jam i lodhur pak
Duket që na bashkoi shoqëria
Cila je? Dua të njoh e kam merak”
U përgjigj zonja:”Jam varfëria”