Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hapet thesi, 65 mijë euro për kampionin

| E enjte, 25.09.2008, 07:28 PM |


Dil kampion në Superligë dhe ke “dhuratë” një çek prej 65 mijë eurosh. Ky është vendimi që ka marrë Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit. Jashtë vëmendjes financiare nuk është as golashënuesi më i mirë i Superligës, i cili do të fusë në xhep 2 mijë euro.

KUPA E SHQIPËRISË

Edhe Kupa e Shqipërisë, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në futboll e një portë e drejtpërdrejt për të hyrë në zonën Europiane (Kupa UEFA) ka në dispozicion të fituesit një “zarf” jo të vogël. Skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë do të përfitojë 40 mijë euro.

INFERIORËT

Kampioni i Kategorisë së Parë do të përfitojë 25 mijë euro për titullin, ndërkohë që shuma reduktohet për fituesin e Kategorisë së Dytë, në vetëm 10 mijë euro.

MOSHAT

Lista e shpërblimeve pasurohet me kampionët e kategorive të moshave. Për atë U-19 shuma është 4 mijë euro, ndërkohë që për kampionin e kategorisë U-17, 3 mijë euro. Me përjashtim të shpërblimit të golashënuesit që do të jepet me çek, dhe të ekipeve U-19 dhe U -17, që do të jepen në bazë materiale, shpërblimet e tjera do të përfitohen nga projektet që do të paraqesin klubet dhe do të jepen në trajtë investimi.

SHPËRBLIMET

Ekipi kampion
KATEGORIA SUPERIRORE: 65 mijë euro
KATEGORIA E PARË: 25 mijë euro
KATERGORRIA E DYTË: 10 mijë euro
MOSHAT U-19: 4 mijë euro
MOSHAT U-17: 3 mijë euro

Kupa e Shqipërisë
Fituesi: 40 mijë euro
Golashënuesi më i mirë: 2 mijë euro

Han në konferencën e kryetrajnerëve

Trajneri i Shqipërisë, holandezi Ari Han morri pjesë në konferencën e kryetrajnerëve të federatave pjesëmarrëse në UEFA. Konferenca e zhvilluar në Vjenë të Austrisë zgjati tre ditë. “Ishte një rast i bukur për të bashkuar të gjithë trajnerët e për të pasur një shkëmbim të ideve”, - tha drejtori teknik i UEFA-s, ish-trajneri i Skocisë, Andi Roxbruh. Vetëm italianët Marçelo Lipi e Xhovani Trapatoni munguan në këtë takim.

G. Albania