| E marte, 05.02.2019, 08:25 PM |
Në
përkujtim të 19 – vjetorit :
Masakra në Mitrovicë
Derisa n’ këtë botë t’ jetohet –
Një masakër do t’ përkujtohet !
Që e kryen serbët në terr të zi –
Ndërmjet 3 dhe 4 Shkurt , të vitit 2000 !
Që e kryen serbët e Serbisë –
Mbi shqiptarë në Mitrovicë !
Mbi shqiptarë gjatë natës s’ territ –
Banë masakër e krim të tmerrit !
Gjatë natës mes 3 dhe 4 Shkurtit ,
Në veri mbi shqiptarë t’ urtit –
Banë masakër me neveri ,
Përmbi burra , gra e fëmijë !...
Karpatjanët serbë cergarë –
N’ Mitrovicë , vranë 10 shqiptarë ,
I plagosën 25 shqiptarë ,
Shumë shtëpi i dogjën n’ zjarr !...
Pa pikë faji , pa pikë hileje –
Nga shtëpitë dëbuan 1564 familje ,
Me 11.394 anëtarë ,
Donin shqiptarëve me iu humbë farë !
Për të vrarët në këtë natë tmerri –
Për çdo vjet mbajmë përkujtim nderi !
Tek shtatorja e “Mehë Ukës” –
Përkujtohet masakra e luftës !
Gjilan, më 04.02.2019.
Demir Krasniqi