| E diele, 03.02.2019, 11:07 AM |
Neki Lulaj
Poezi satirike
(Hamshorëve të politikës)
Kushtetutë me halle
Me fije kompromisi
Dolën penjtë në valle
Pabesi ban pisi.
Çdo gjë shkoi në ferrë
Iku gjaku, djersa.
Vetëm interes e nepotizëm
Po kërkon karriera.
Turpin hanë me bukë
Si një copë xham në epruvetë
Këmisha na u rrudh e po na rrudhët
Po luftëtari pse hesht .?
Akademikët janë strukur
Nga kërcënimet monstruoze.
Me premtime mburrur
Të gjithë në arkivole...