| E shtune, 26.01.2019, 11:27 AM |
QENTË
LEHIN NË LËMË
PAS DERRIT EGËR
NGA KALOSH ÇELIKU
(Nama e Nanës
dhe Mikes Di)
Në jetë, pata plotë Gra besnike
Mike. Lezbejka. Dhe, Lavire.
Aqmëkeq, edhe rrospi meshkuj
Dhunuan, mes Poezive erotike.
Pasuri e madhe, o mik! Bereqet
Nana, sot: Po të ishte, ende gjallë:
Me siguri do më thoshte: Gabim!
Biri, im: Nusen që e zgjodha Unë
Dasmave, në Katund. Fëmijëri:
Nuk do ta gjejsh në shtatë Krajli
Edhe, pas njëqind viteve Katund..
Namë, edhe: Mikes Di, në Prishtinë:
Kurrë, nuk mund ta gjejsh një Muzë!
Përsëgjalli: këtë botë! Edhe, atë ,botë:
Edhe, njëqind vite më të mirë se Unë…
(Qorrsokaku)
Qorrsokak! Eci, me vite Larg. Edhe,Vite
Askund, Dalje. Rrugë qorre në Mal.
Dielli mbi kokë, Saçi Kuq. Qiell me re:
Nata, vë pusi. Pabesi te Pragu. Terri Zi.
Hëna e plotë kulaç, delë mbi Mal. Yjet:
Arusha e Madhe: Ende, më hapë rrugë?!
Ecë, Vetë i Dyti: Unë, Dhe, Poezia Rebele
Ditën. Natën. Matanë, Lumit: uluron Ujku.
Qorrsokak. Derri Zi, ende më pri para
Dhiareve. Maleve. Nuk e gjej dot Rrugën.
Hëna e plotë, në Çelëvjollcë. Delë, Nuse…
(Unë dhe Rrugaçja
e egër Poezi)
Ditën, sot e kaluam në tavernë, “Paris”
Kokë më kokë. Dihet, me mall e poezi.
Përballë: Dy shtambave me verë. Që:
Dalldisen. Na japin gjak. Dhe , poezi.
Përmëkeq, në kërkim: Një Jetë Nate!
Muzikë. Edhe, përcjellim Natën. Terrin
Gjoks më gjoks. Herët, presim Agimin.
Poezia kërkon të hapur një furrë buke
Mend, që e mbante para disa viteve:
Në lokalin e furrës, gjejmë Kazino?!
Dhe, disa vende i shëtitëm për furrë buke
Askund. Dikur, hoqëm dorë nga “luksi”.
Mezi e gjetëm një lokal Nate, në Shkup
Gëzim, hymë ta presim Agimin. Diellin.
Muzikë YU e atyre viteve mia studentore
Vërtetë, sonte për to më kishte marrë malli.
I them Poezisë: Të presim ndonjë “Beatles”
“Rolling Stones”. Ose, një grua Jenis Joplin!
Që, sonte të çohem e kërcej pak “çmenduri”.
Ndodhi. Ishte muzikë “vëllazërim - bashkimi”
Muzikë, që na përcillte të lumtur në Shqipëri.
Herët, pastaj, me gjithë lecka ikinim në Shtëpi.
Mëkotë, pritëm Diellin me rreze: Para Agimit
Ditë, kur, dolëm nga lokali natës. Mësuam, se:
Në diskotekë dëgjohet: Edhe, sot: YU muzikë.
Rrugës duke e mbajtur njëri-tjetrin përkrahu
Përcjell Poezinë në shtëpi. Lagje në gjumë.
Mezi, e gjetëm pallatin. Dritaret pa drita
E hip shkallëve errëta. Hap deren me çelës
Struket në shtrat, mos e hanë derrat e egër.
Përmes pallateve duke u kthyer në shtëpi
Papritmas, dy plicë nate ma presin rrugën?!
Edhe, n’Agim më kërkojnë kartë identiteti
Ua jap, dihet. Përmes toki-vokit i thotë shefit:
E kapëm… Matanë, i përgjigjet shefi: Cilin?
“Armikun”, që ndoqëm gjithë natën e gjatë:
Kalosh Çelikun. Qeshi, shefi në errësirë..
Ehu! Nateditë e kemi nën Rrap. “Bit-Pazar”
E, ju e paskeni kapur, në “Kisella Vodë*?!
Urdhëroj, lëshoheni! Pyeteni, a ka nevojë
Ta përcjellim si poet me makinë në shtëp?!.
Polici, më thotë: Ke, fat! Shefi na urdhëroi
Me makinë të të dërgojmë edhe në shtëpi.
Jo, shkurt: u përgjigjem, Unë. Faleminderit
Këmbë deri sot, në Shtëpi kam ecur vetë i dyti:
Unë ,Vetë. Dhe, Rrugaçja ime e egër Poezi…
1. Lagje në Shkup: “Uji tharët”.
(Qentë lehin në Lëmë
pas Derrit egër)
Natë. Qentë lehin pas një Derri të egër
Ferexhezeza e mbuloi Lëmën. Kopështin.
Livadhi, ende i fsheh lulet nën shelgje
Rrapi, i përkund zogjtë mes degëve.
Lejleku mbi çati. Oxhak, në një këmbë
Roje, ditënatë: Oxhakut të Shtëpisë.
Qentë lehin, pas një Derri të egër
Ujqërit kërcyen gardhin ndër dele.
Bariun tek Vatha e ka zënë gjumi…
(Qyteti ngroh këmbët
në akull mes Dimëri)
Dimri egër më sulet me të ftohtë
Nana, kotë i hudhë dru zjarrit.
Cungjet, nuk ka kush i çanë në Lëmë
Babai, sot nuk është pranë Oxhakut.
Derën me forcë, ma përplas stuhia
Lisat, kokë më kokë. Ende, mbi Çukë.
Strehëve çative, ende ngrijnë lotët
E ndez , Unë zjarrin. Sot, me poezi.
Oxhaku merr flakë. Xixa mbi çati.
Dorë për dore. Qiellit, fjolla bore:
Hedhin vallen e mjegullave. Shtëpi.
Poezia ime, vesh struken e Babait
Sharri Plak, zgjohet: i thirr malet!
Borë polare bie. Dielli iku në Qiell
Dimri Madh, na troket tek Porta.
Jashtë Acari Madh. Akull. Një Stuhi
Qyteti, mezi ngroh këmbët në akull.
Dimri i bie tupanit, sonte pas porte:
Dritaret plot piktura. Pejsazhe Qielli.
Qiriri Naimit, ende digjet mbi oxhak
Gjeli i Migjenit, kryengritës: heshtë!
Agimi, Sot nuk zbardh. Ende, larg.
Lasgushi, rren. Nuk ka vdekur Nositi
Lejleku, Nesër fluturon mbi Poradec.
Majë Lisi Plak, kërkon: Oxhak shtëpie
Çerdhe. Jetë, në Pranverë. Liri mbi Liqe…
(Veten po e tërheq
zhag mes librave)
Nateditë. Dje, mes rakisë rrushit
Dhe, Dy shtambave me verë:
Të Mikes Di. Vjeshtë e Dimër.
“Armikut të pabesë” - Khajamit
Veten, tërrheq zhag mes librave.
Njeri i gjallë nuk më doli ndihmë
Kokën përplasa për muri. Gjak.
I theva mbi tavolinë edhe brinjtë:
Poezia, mezi më ngriti më këmbë.
Veprime, që s’i bëri për së gjalli
As, Mirko Gashi: Poet rebel, bohem.
Veten, nateditë e ha me dhëmbë…
(Askush nuk e dëgjon
sot thirrjen time)
Imzot, përmbrenda po digjem zjarr
Nuk e shuan Ibriku me raki rrushi.
As Dy shtambat me verë të Mikes Di:
Pasmesnate, kur mbulohem me poezi.
Mëkot i mbyll sytë. E mbuloj kokën
Përball meje ulet në shkam Dexhalli.
Dy-tre xhinde i ka marr me vete policë
Në një bisedë informative. Denoncim.
Më shpallë fajtor, si “armik” të shtetit
I përgjigjem jerm me një poezi erotike:
Unë nuk jam “armik” i shtetit policor
Po, shteti “përbashkët”, është armiku im…
Erdhi Zonja Vdekje
me një të pame
Moti kohë, nuk kisha qenë mes varreve
Zonja Vdekje, sot më mori për dore.
Edhe, më vodhi pas Çuke, mes varreve:
Nanës, dhe Babait. Vëllezërve. Familjes
Katundit Madh, me numër të banorëve.
Përçudi: Gjumë të ëmbël bënin mes fushe
U lumtë! Pa Parti Politike. Premtime boshe.
Nuk i pyeta, mes varreve: A, e fituan Lirinë…
Eshtrat pasmesnate në Agim
i mbëledh nëpër dhomë
Dy shtamba me verë më ranë në kokë
Një Ibrik me dy çepa raki rrushi, në pusi:
Poezitë e mia, ende nuk i merr gjumi!
Pasmesnate, vras Veten me një varg
Vetmi e Madhe. Agimi, është larg!
Eshtrat, n’Agim mbëledh nëpër dhomë…
Kotnasikoti burra menduat se
një ditë do bëj vetëvrasje
E di. Menduat, se: një ditë do bëj vetëvrasje
Edhe, shpëtoni veten nga Pena ime rrebele.
Jo, ende herët! Tashti, posa vendosa të jetoj
Tymeflakë, shkrep Penën time me Dy tyta.
Nuk më do Zonja Vdekje. As Unë , sot e dua
Përinatë, Nesër Zonjën Liri mora për Grua!...
(Mikja Di më strehoi nën ferexhe
tek këmbët e “Kalit
Shemës”)
Vitet e fëmijërisë i humba, në Katund
I gjeta mes Shkupit, tek cucat azgane.
Ditën në shkollë mes librave “rrezikshëm”
E natën në prehër e gji të grave besnike.
Që, dorë më dorë më hudhnin në diskotekë:
Muzikën, e: “The Beatles”. “Led Zeppelin”.
Jimi Hendrix. “Rolling Stones”. Janis Joplin.
Vite të bujshme, pusi më vunë në Prishtinë
Azganet: Mikja Di. Cuca Boheme. Lejdi Di.
A -ja shkrepi pushkë para Teatrit Kombëtar
Përpak, më vrau me një plumb qorr në ballë.
Ika, në Shkup .. Mes: Rrospive Meshkuj “trima”
Mikja Di, strehoi tek këmbët e “Kalit Shemës”.
Unë, desha: Përzë Vapën. Prehërin e Olimbisë…