Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Lotë heshtjeje

| E merkure, 16.01.2019, 08:58 PM |


Dr. At. Antonio Bellushi dhe poeti Neki Lulaj

Neki Lulaj

LOTË HESHTJEJE

Ti hesht e loti rrëshqet si orteku me dallgë

Sa dhimbshëm bie  në faqet e  tua-argjend

Loti yt i ngjan tërmetit me shumë ballë

E heshtja i ngjan përherë mordit të shkretë

Kur buzëqesh, zotërat e qiellit shkrihen në gaz

Fytyra  jote e kuqërremte si grykë vullkani.

Lulet nga ti marrin ngjyrën e qiellit arbresh.

Të kuqe, blu, të bardha e me ngjyrë portokalli.

Pikëlojnë nga retë e zeza ca pika shi.

Shkëlqejnë si vesa kur dielli perëndon

Dhe shikimi  yt botën e merr në gji

Në perëndim renë e shpirtit ma prushëron.

Le të erret e të rrënohet kështjella e pendimit.

Tek ne të digjet,  të mos shuhet zjarri i dashurisë.

Se unë vet jam vëllai i juaj  Arbër -arbresh

Gjak i gjakut të shprishur të Skënderbeut…