| E marte, 15.01.2019, 08:14 PM |
Kur ndihesh e pasigurt
Shpirti prej dallgëve të detit shpesh përzihesh,
dhe heshtja shpirtin tutje ma përflak,
cdo të ndodhë me mua?
asnjëherë, thoshja,
nuk i dihet,
ndoshta dallgët shpirtim tim në breg do të ma
hedhin?
Apo ndoshta dallgët e trazuara,
me shpirtin tim
kërkojnë të përballen?
*
Dhe nuk e dija mirë se brënda detit isha unë?
apo kërkoja të dija,
se ndoshta isha unë deti vetë?
por dija që,
shpirti im përballonte përplasjet e
furtunës,
dhe s`dija ku të mbahesha,
isha në det të hapur
dhe s`kishte as direkë.
*
E pasigurt ndihesha,
dhe dot se kuptoja,
pse më vinin perqark gjithe këto dallgë
dhe shpirtins`ma linin të qetë?
Mendime të cekuilibruara më vinin,
Si re të zeza,
ca miza më vinin
para
syve përqark,
*
Më bezdisnin gjithë ato miza,
doja ti largoja nga sytë,
nga mëndja ime
ti hiqja,
ti zhdukja,
te mos ti shihja
shikimin të kthjellët doja
ta kisha
dhe forcën ta kisha përkrah.
*
E thirra forces, guximit,
pranë të më vinin
Të qetësonim bashkë,
dallgët
që më lëkundin si tërmet
Të përleshemi me to,
bashke te luftonim
të shpëtoja nga ai tmerr,
e të dilja në breg
*
Në momente të pasigura,
kur s`dija cilën rrugë të zgjidhja
Ato më vinin në ndihmë
s`më linin të rrëzohesha,
s`më linin në baltë,
kur e pasigurt isha dhe s`dija se cfar të bëja,
në një dilemë të madhe isha
si një nënë e mirë,
më mbështillnin,
më shtrëngonin rreth vetes
më bënin të forte,
më shëronin plagët e marra,
ato i kasha më të mirin ilac.
Nezi Velaj Plaku
Tiranë 23. 07. 2018