Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Avdush Canaj: Nuk prishë punë

| E diele, 13.01.2019, 12:00 PM |


AVDUSH CANAJ

NUK PRISHË PUNË

Nuk prishë punë

shoqe ta kem Norën,

në klasë ndonje ditë

zemra

t`ia puthë dorën.

Mund të na shoh mësuesja

që shpjegon për fiset...

S`bëhet Lufta e Madhe,

bota

nuk përmbyset!

Nuk prishë punë,

pas orës

së tretë

t`i them asaj:

Flutur

me xhaketë!

Ajo hidhërimin s`e di fare,

pulëbardhë me mrekulli!

Vetullat i buzëshin:

Zambaku me kollare

është

kështu, si ti!

Dikush mund të flas pas shpinës,

nuk prishë punë,

as më shton siklet,

unë i bie

violinës sime

edhe pa harkut e vet!