Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Prushëza të jetës

| E diele, 13.01.2019, 12:07 PM |


PRUSHËZA TË JETËS

Gjarpër i zi i mbështjellet Kosovës

Ai po i fal tokë armikut të shtrihet

Ai është pajtuar të bëjë marrëveshje

Kosova s´është tokë e gjarpërit; jo!

Kosova është tokë buke e Atdheut!...

2

Shqipëri, kam një fjalë të dardanëve

për ty, vetëm të bashkuar jemi një!...

3

Nënë, ti më bëre të jem vetvetja

Më dhe aq shumë dashuri për

Atdheun, dhe aq frymëzim për

Këtë tokë të zeshkët e të dashur

Sa unë mora udhën e pakthim

të poetit!...

4

Të punosh tokën me duart tua

dhe farën ta hedhësh në arë vetë,

t ?i korrësh të korrat kur ato piqen,

nuk ka liri më sublime në jetë!

5

Jam fije bari i bimur n ?këto troje,

jam gjuha shqipe e dheut amtar,

në zemër kam të dashurën Kosovë,

në shpirt e kam të lashtën Çamëri.

6

Digjet e piqet kjo botë n ?zjarrmi

Atdheut tonë ngulmon gjak i ri

arti i çlirimit nuk njeh kufij,

në të gjitha kohërat ka emrin, liri...

Atdhe Geci - poezi nga libri, "Lavdi të gjallëve"