| E shtune, 12.01.2019, 10:50 AM |
“BURRA”
PUSHTETI QË VITI PLAK
I PËRCOLLI MES VARREVE
NGA KALOSH ÇELIKU
(Virusët e Sëmundjeve Dimrit
i mbyta me Raki Rrushi)
Vite e vite. Kurrë, nuk shkova te mjeku. Spital
Librezën e shëndetësisë, hudha në kontejnierë.
Nuk përdora “vaksinë” nga India. E, as Turqia
Veç, Dy-tri gota Raki Rrushi nga Nana Shqipëri.
Dhe, Dy shtamba plot me Tambël të Mikes Di
Nateditë, duke vrarë Veten: Mesnate me Poezi.
Mjek i Vetëvetes, u bëra Kalosh Çeliku. Përditë:
Dy gota me Raki Rrushi. Dy shtamba Tambël Di!
Mjeku, dhe “ilaçet” e mia: Që, më mbajtën gjallë
Nateditë, janë: Dy shtamba Tambël të Zonjës Di.
Rakia e Rrushit. Dy shtamba Tambël të Mikes Di.
“Ilaçe”, që m’i mbolli Babai: te Pragu Shtëpisë.
(“Burra” pushteti që Viti Plak
i përcolli mes varreve)
Viti mbrapshtë 2018 -ta! Edhe, Viti lumtur “kuqezi”
Iku me të katra. Dhe, më la Qyqe vetëm, nën Rrap:
Mikes të çmendur, Di: Dy shtambave Saja Tambël.
Dhe, rrugaçëve partiak: “Skanderbega” të Xhadisë
Që, hapin fabrika biznesi. Prodhim serik trusakatë:
Vende pune. “Institute” partiake. “Gjeni” shqiptarë.
Shkaku, se: partizanët e tyre ma dogjën Shtëpinë
Në vend të urimeve, ende më përcjellin kërcnime:
Nënën Parti, sot mos ta marr nëpër gojë. Gazeta
E, as partizanët e tyre politik të pulave, në Qeveri.
Mezi e përcolla këtë vit të mbrapshtë “historik”:
Nuk më lodhën “analistët” me “debate politike”.
Lodhin porositë e rrugaçëve “kuqezi” televizive
Urdhër partiak: Izoloni Kryengritësin me vetmi!
Përditë: deklarata teknefese. Intervista. Lëvdata.
Fundekrye, “analistë” trusakatë politik. Nateditë:
Para kamerave televizive: këmbë e tru në legen.
Viti mbrampshtë 2018 -ta. Edhe, Vit i lumtur politik
E publikova librin t’im me poezi: Zonjën Vdekje
Do ta marr për Grua. Libër përkushtimi poetik.
Në vend, ”mevludeve” tradicionale turko-arabe
Dudumë, këtë vit udhambarë me nderime në Poezi.
“Burra” pushteti “kuqezi”. Vit, me dalldisje partiake
Patjetër, me Hoxhë u përcolla mes varreve. Histori...
(Mesazhi i Vitit Ri 2019
me një gotë verë)
Ora: 15:42?! Vjen kolor vetëm një panoramë festive
Asnjë fjalë përurimi. Shkronjë konfirmimi Vitit Ri.
Numri i njohur. I përgjigjem: Gezuar Vitin e Ri 2019!
Suksese, në jetë! Dashuri. Dhe, poezi erotike!.... K. Ç.
Ora: 22:31. Mesazhi dytë vjen me një gotë verë të kuqe. Gjak
Nga i njëjti numër: Mëkat, në shtrat me një gotë verë?! DJ.
I përgjigjem: Të dua! Ti, sonte i meriton edhe dy shishe verë
Dhe, një Kryengritës kaçak brez pas brezi me shekuj shqiptar:
Që, deri më sot: Ende në Histori nuk e lidhi Krajl e as Mbret...
(Nata e Vitit Ri historik
me Xhadinë histerike)
Natën e kalova me dy gota raki rrushi
Xhadinë. “Shpëtimtarin” e shqiptarëve.
Dy shtambat me Tambël. Bereqet Dimri
Që, më mbytën keq, përsëgjalli në Jetë.
Pasmesnate, e zgjova Veten nga gjumi
Kokë më kokë mes librave. Poezive.
E pash orën në telefoninin tim celular:
Ehu! Dita më iku me atë Grua besnike?!
Mesnatë. Nata iku me Xhadinë histerike...
(Sot lexuesë të mi besnikë
dal nga Ibriku i rakisë)
Ehu! Patjetër, Sot: lexuesë besnikë po dal
Përgryke. E, dy çepave nga Ibriku i rakisë.
Përpak, desh e mbyta Veten me raki rrushi
Dhe, Dy shtambat me Tambël të Zonjës Di.
Jo! Ika nga Ibriku i rakisë rrushit. Katundit
Dhe, Dy shtambave me Tambël të Zonjë Di...
(Bashkëjetesa me “Arushën”
Zonjën e egër artistike)
E bukur jeta me Macen besnike: “Arusha”
Hynedelë, kur t’i teket nga dera e dritarja.
Dhe, flen rehat me Ty. Poet, gjithë Natën
Mëngjes, kur me këmbë të zgjon nga gjumi:
Zgjohu, o burrë besnik! Është Ditë e Madhe.
Edhe, Ti ngre dolli: Dy gota raki rrushi Katundi
Burri i Grave besnike. Edhe Sot, mu si Dje:
Kur, ta mbyllnin derën. Dritaren me hekura
E, Ti hyje si kaçak Mali për oxhaku mbi çati.
Sot, bashkëjeton me Macen “Arusha”. Kuqezi...
(Parashikimi Vetes si Poet
me një dudum “shqiptar”)
Kot, kam menduar si Poet. Pasmesnate
Se: do më vrasë një dudum “shqiptar”?!
Jo, kurrë! Nuk do më vrasë pas shpine
Mes Dy shtambave-Tambël, Zonjës Di!
Mua do më vrasë në befasi: Rakia e Rrushit
Bereqeti, Dy shtambave Tambël i Zonjës Di...
(Edhe një Poezi pasmenate
para fluturimit në Qiell)
Edhe, një Poezi para se të fluturoj në Qiell
Ia prisha gjumin “Arushës”. E ndërpreva:
Radhë, e shkunda Unë. Ia zgjova ëndërrat.
Shkaku i një Poezie, para fluturimit në Qiell.
Hallakata lapsat pa jetë, në tavolinën e punës
Mezi, e gjeta një Lapës për Poezi erotike:
Edhe, lindi Poezia patriotike. Pasmesnate
Fluturimi im me gjithë libra. Poezi, në Qiell...
(Miqë Pene u kam besnikë
edhe në atë Jetë)
Njëri pas tjetrit, po më ikin Miqtë
Burrat e Luftës artistike me Penë.
Fillkat, lanë Vetëm mes egërsirave
Sot, që duan të më rrjepin të gjallë.
Lufta vazhdon me Penë. “Parajsë”
Nuk ka problem: Edhe, Xhehnem.
Herë pas here, më dilni “zot” në Ferr.
Edhe, atë: Pena ime rrebele, sot kur
Zjarreflakë, rroket fytas me trusakatë.
Ehu, Miqtë e mi të Penës. Poetë
Që, s’u trembi Krajl e as Mbret!
Sot, pushoni të qetë në Parajsë
Luftën me Penë, e vazhdoj Vetë.
Krenohem, që ju pata Miqë Pene
Përkrahu në këtë jetë. Dhe, atë jetë:
Xhehnem: Digjemi në flakë. Zjarr...
Shkup, 01. 01. 2019