E marte, 16.04.2024, 05:41 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Divjaka

E hene, 06.03.2006, 09:02 AM


Legjenda E Pyllit Te Divjakes
 
Pylli ruhet nga Konventa nderkombetare e "RAMSAR"-it

Pylli i Divjakes eshte formuar qe ne kohen e Skenderbeut, tregon nje plak rreth te 75 qe quhet Sotir. Sipas gojedhenave, pohon ai nje anije eshte mbytur ne brigjet e detit dhe ne hambarin e saje ka pasur fara stike (del nga bohcet e pishes). Ato qendruan ne siperfaqe dhe dallget i nxorren ne toke. Vite me pas mbine pishat dhe u formua pylli qe eshte edhe ne ditet e sotme. Pylli i Divjakes ruhet nga Konventa nderkombetare e "RAMSAR"-it e cila ka dhene fonde, por qe sipas banoreve, nuk dihet se ku kane shkuar. Nder te tjera ne kete konvente thuhet se "eshte e ndaluar rreptesisht venia dore ne pyll, si ne boten bimore dhe ne ate shtazore. Cdo gje duhet te rritet dhe te dekompozohet sipas ligjit te vete natyres". Banoret, shprehen pesimiste, se ne kete pyll, zbatohen kaq rigorozisht kushtet e konventes.

LOKALET E VECANTA

"Pelikani", pse njihet si Rogneri i plazhit te Divjakes

Quhet Restorant "Pelikani" dhe eshte i vetmi lokal qe vec gatimit me traditen shqiptare perdor edhe kuzhinen italiane. Ky lokal, sipas menaxherit te tij, qe ne fillimet e punes ka pasur kuzhinier italian, i cili ka punuar per kater vjet radhe. Zanatin e tij ai ia dha edhe dy kuzhiniereve shqiptare te cilet kane afro tre vjet qe e vazhdojne kete tradite. "Pelikani", eshte nje restorant ku pushuesit thone se cmimet "djegin" pak, por ata shtojne se ka komoditet dhe nje kuzhine te pasur. Thjeshte per kete arsye, vendasit e quajne Rogneri i Divjakes.

Restorant "Alfa-Juri" ose sic njihet, "Ali Kali"

Ky restorant eshte i vetmi vend argetimi per pushuesit qe qendrojne ne Divjake ose ata ditore. 45 vjecari Ali Murrizi i cili eshte edhe pronari i ketij restoranti, eshte shume i apasionuar pas hipizmit. Ai vec punonjesve qe ka punesuar ne kete lokal, ka futur ne

pune edhe pese kuaj te cilet sherbejne per shetitje te klienteve, si dhe per spektakel. Ali Kali, pasi keshtu e therrasin pronarin e lokalit, ben spektakel mme kuajt. Ai kaleron, sherben si dhe kryen numurate ndryshem cirku. Pervec argetimit qe afron me kuaj, ne

kete lokal ka kend lojerash per femije. Gjithashtu ne kete lokal ndodhet i vetmi vend ku mund te parkohen afro 50 automjete, por pa pagese, mjafton qe qytetaret, te drekojne ne kete lokal.

TE DHENA

Cfare eshte plazhi i Divjakes

Plazhi i Divjakes ka rreth 40 vjet qe ka filluar te funksionoje ne menyre te organizuar nga shteti, pasi para ketyre viteve cdo gje ka qene ne menyre primitive. Plazhi ndodhet ne lagunen e Divjakes e cila ka nje siperfaqe prej 1 100 hektare pyje dhe nje vije bregdetare rreth 15 kilometra te gjate. Nga kjo vije bregdetare, rreth pese kilometra, shfrytezohen per plazh me nje gjeresi rreth 50 metra, nderkohe qe rera e ketij plazhi, eshte teper kurative per semundjen e reumatizmes, si dhe shytat pasi eshte e pasur me jod. Nga kjo siperfaqe pylli, 700 hektare jane shpallur rezervat ku mbareshtohen lloje te ndryshme peshqish si qefulli, levreku, bretkosa, ngjala. Persa i perket pyllit atje mbareshtohen pelikani, rosat e egra, nderkohe qe lopet dhe derrat e eger si dhe fazani, kane shkuar drejt zhdukjes. Cdo dite ne kete plazh vijne per te pushuar rreth tre mije persona nderkohe qe ne fundjave vijne deri ne dhjete mije.


(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora