| E diele, 30.12.2018, 06:26 PM |
Mhill Marku
SOT NJË ZOG E ZURA MIK
Në mëngjes sa hapa deren
Një zog mali hyri në shtëpi
Mu duk se më solli pranveren
Ai erdhi të më uroj VITIN E RI!
E mora në dorë e ledhatova
Më falënderoj me cicërimë
Me zjarrin e shpirtit e ngroha
Dhe e lëshova në ajer fluturim.
Shko zog,shtëpi më shtëpi
Duke çukitur derë më derë
Nga unë uroj:GËZUAR VITIN E RI
O zog mali , i imi postjerë!
Shko,shko larg në fluturim
Dashurinë e shpirtit tim ua dergo
Unë po nisem në det ,në lundrim
Ti sot kryej detyren si postjerë.
Me krahet dallgë po fluturoj
Si ti në mal e unë në det
Kur të kthehem prap do ju takoj
Se ti që sot shok më ke mbet.
Të dy ne jemi zogj mali
Nga atje ku mali puth retë
Fluturimin tonë asgjë s'e ndali
Ti majmaleve, unë nëpër det.
Ti më solle bardhësinë e bores
Ashtu vrullshem si një ortek
Unë të mora në pëllëmbë të dores
Gjoksi të rrihte si dallgë në det.
Shpirtin sot shumë ma gëzove
Sikur më erdhi më i miri mik
Tu luta rri por ti fluturove
S'të prita mirë apo pate frikë?!
Jo ti nga unë mos ki frikë
Fluturimin kurrë s'ta ndal
Eja më trokit çdo ditë o mik
Shtëpi e zemer ti kam fal.
Erdhe sot,si më erdhi mali
E më solle pemen e Vitit Ri
Ardhja jote lumturi më fali
Mu duk se trokiten fëmijet e mi.
Dhe një porosi kam mos harro
Se je më i miri postjerë
Atje larg te fëmijët e mi shko
Thuaju, prindët po u presin në derë.
E di dhe ata malli i ka marrë
Do donin të festonin tok me ne
Për njëri tjetrin do çojmë goten e parë
Po deshem të ishim bashkë në fole!
Nëse dëgjoni çukitje në derë
Hapeni është postjeri im
Urimin e zemres time tu lërë:
"GËZIME E LUMTURI -PAMBARIM!"
Të falenderoj o shpend i bukur
Mëngjes të rrallë solle nder ne
Eja prap pa frikë pa u tutur
Në zemren tonë ke ngrit një fole!
Duke u sjell në fluturim
Ca pupla të ranë në dysheme
Më duket se i le për kujtim
Se ke për të ardhur prap te ne!
"ARKEN E SHËNJTIT"*-
TA NXJERRIM ÇDO DITË
Që i vogel e gjer këto ditë
Tek rrija e njërzit dëgjoja
Një fjalë në mendje mu ngulit
Fjala "Arka e Shënjtit"që s'e kuptoja.
Ditë për ditë shpesh e mendoja
Kur njërzit njëri tjetrit i bënin be
Sa herë desha kuptimin ta mësoja
Çfarë është kjo "Arkë e Shënjtit"për ne!?
Në Oroshin tim , oxhaku i Mirëdites
Shkelqen mbi të tjeret :"Mali i Shënjtë"
Mëndjen e vrisja gjatë gjithë dites
Se gjithë malet më dukeshin të njëjtë.
Në Orosh ngado që të kalosh
Ka toponime me fjalen: "i,e shënjtë"
Pse Vatikani s'e ka qendren në Orosh
Më dukej se fshatit ishte ba e padrejtë.
Por mendja më shkonte veç te arka
Çfarë simbolizon desha me e ditë
Pa atë fjalë s'kalonte dita as darka
Si në Orosh e në gjithë Mirëditë.
E dëgjoja diten,naten dilte ënderr
E krahasoja me arken e nënës time
Kur mora vesh çfarë mbante mbrenda
Arka e vogel Shënjtin mbrenda ndrynte.
Në Abacinë e Oroshit ishte traditë
Që populli Atë mund ta shikonte
Mes njerzve e shetisnin tre herë në vit
Me kryq e lutje populli e shoqëronte.
Por ajo që mua në mend më erdhi
Dhe me të gjithë desha me e ndarë
Këto tre ditë ulej pushka e vreri
Gjakun te hasmi s'mundesh me e marrë.!
Tek shoh shpesh nepër malësi
Dhe fëmijet nga shtëpia s'dalin kurr
Në ëndrra e shohin hasmin e zi
" Kam frikë se më vret ai burrë".!
Dhe zakoni i maleve ka zbrit
Deri në parlamentin e vendit tim
Sharje,urrejtje,vrasje dëgjojmë përditë
Deri te shashkat me zjarr e tym!
Dhe prap "Arka..." më erdhi në mend
Nëse veç tre ditë në vit del si traditë
Që të qetsohet ky popull e ky vend
"Arken e Shenjte"-ta kujtojme cdo dite.
*--"Arka e Shënjtit" ka ekzistuar në Abacinë e Oroshit ku thuhet se janë pjesë të skeletit të Shënjtit Aleksander ( në Orosh e Mirditë thirret SHLLEDER, ) e është Shënjti i Oroshit e Mirëdites. Kjo Arkë dilte në popull tre herë në vit: për Krishtlindje, të hanën e Pashkëve dhe diten e festes me emrin e tij, pra vetem tre ditë në vit.
Dalja e "Arkes Shënjtë" ishte ceremoni fetare shumë e madhe e solemne . "Arkes Shënjtit" i printe me kryq në dorë një djalë i shtëpis Kapidanit dhe besimtaret bënin kryq e luteshin.
Në këto tre ditë ishte e ndaluar të merrje gjak, edhe në qoftë se të dilte hasmi përpara nuk mund ta vrisje.
SHËNGJIN : 19.12. 2017
MOS MË DALT SHPIRTI PA U BASHKUAR!
Një ditë rrënjet i thanë lisit
Mos i ndaj e thaj deget
Se ato janë gjak të një fisit
Siç janë tosket me geget.
Sa të jem lis, gjallë mbi dhe
Ashtu si nëna fëmijet i kam
Dhe në u thafsha prap kan me le
Se rrënjet e mija thellë janë.
Nëse ndoj degë më është ndarë
Jo jo kurrë s'e ndava unë
Më parë unë do isha tharë
Ndaj dhe sot qaj si Ajkunë.
Shpesh një zë më zgjon nga gjumi
Herë si thirrje a si vikamë
Të ndarë më mirë na marrtë lumi
Na i hiq gardhet ti oj nanë.!
Sa kthej koken lart me u gjegjë
Buçet zani në tjetren anë
Më zë gjumi me ty Metvegjë
Me ju në preher më del o çamë.
Si nana fëmijet, lisi ka deget
Kan një trung e kan një rrënjë
Që nga jugu deri te geget
Të gjthë njëzeri i thonë Nënë.!
Ashtu si pas shiut del ylberi
Me 7 ngjyra ngjyen dynjanë
Kur do vijë ajo ditë o njeri
Nëna në gji ti mbaj te tanë.!?
Prit e prit e s'paska të sosur
Të bashkohemi gjithë në Tiranë
Se të ndarë jemi të plagosur
Pa u bashku s'kemi derman.
Dhe nëse ndoj degë lëngon
Dora e nënës ta ledhatojë
Dhe në qoftë se nuk e shëron
Të pakten do ta puthë në ballë.
Thellë në zemer kam një shpresë
Me këto kohë që kanë ndryshuar
Në preher të nënës koken të mbështes
Mos më daltë shpirti pa u bashkuar.!
SHËNGJIN: 4.12.2017 18.00
ME DETIN E KAM NJË INAT !
Gjithë jeten e desha detin
I fala atij dashuri të pamatë
Si ahere kur unë bëja "mbretin"
Dhe tani që jam mpak e thatë !
Kur shkova në det isha djal i ri
I ri si unë më dukej dhe deti
Me shkumë të bardhë ngjeu floket e mi
Atë të kalter e gjeta, i kalter mbeti !
Si të ri që ishim prore dallgëzonim
Herë dallgë marramendse,herë valë
Kur qetsohej fytyrë e shtat i rrezatonin
Mu dallget rrudha m'i shtonte në ballë.
Dhe sot detin e vehten e shoh
Ai atje ku e gjeta, e unë në breg
Deti ka mbet ashtu siç e kam njoh
Balli im dallgëzuar si i egersuar det !
Sot shoh vehten e detin dhe e kam zili
Me detin vehten nuk mundem me e mat
Edhe pse i vjeter, deti është prap i ri
Unë plakur e rrudh, ndaj e kam një all.
DET E DALLGË I KEMI NË BALLË.
( PER GJITHË SHOKËT E MI MARINARË .)
Sa më shumë që ecen mosha
Sytë e mendja prapa kthejnë
Ecen, ecen s'ndalon koha
Me kujtime vehten rrejmë !
Per sa qemë e nga lundruam
Na mbyt mallë e nostalgji
Vitet si dallgë shkumbëzuan
Herë valëqetë e herë stuhi !
Kryq e terthor deteve u ramë
Herë mbi shpinë a në thellësi
Jeten dallgëve ne e lamë
Deti per ne më e mira shtëpi !
Sa herë me ty luftuam o Det
Dhe të plagosem bri më bri
Gjithëmonë e fituam ket beleg
Ne si Gjergj Elez, ti si Baloz i zi !
Herë si miq, herë si kundershtarë
Dashuri e zjarrtë mes nesh u ndez
Ishim si binjak: det e marinarë
Apo si vëllezrit e famshem siamez !
Ngado shkojmë e kudo vemi
Per detin kemi shumë mallë
Shpirt e zemer atje do i kemi
Se na ka perkund me dallgë e valë !
Ne sot plakur e moshuar
Deti gjëmon me dallgë e valë
Tek ne deti vehten ka pikturuar
Det e dallgë i kemi në ballë !
Sa herë per detin mallë të kemi
Shkojmë e shihemi në pasqyrë
Na duket se detin në shpinë e kemi
A s'është si deti dhe e jona fytyrë ?!
--------------
Ekskluzisht per ZemraShqiptare, nga SHËNGJINI, 29 dhjetor 2018