| E premte, 28.12.2018, 11:13 AM |
NEBI DRAGOTI
“MEZE“ ME HAIQE
1-
Për Vitin e Ri meze
me haiqe satirik politikës…
I bëftë mirë!
2-
Gjendja sociale
e marinuar nga Qeveria
me erëza varfërie…
3-
Radha- vdekje!
Pse kaq shumë radhë?
Shtim punësimi zyrtarësh…
4-
S’po kuptojmë gjë më
çfarë qeverie kemi!?
Më mirë pa qeveri…
5-
Te psikiatri, goxha.
Pse bukur mbajnë radhë?
Ha, ha, haaa!
6-
Shet a s’ shet mend…
(Lozin) pozita opozitës,
opozita pozitës…
7-
Protesta, protesta
po-pu-llo-re.
Dobësi Qeverie.
8-
Politika mashtron,
i kanë dalë “lakrat’’
duke llapur, duke llapur.
9-
Ai me halle,
ne, ju me halle.
Pa halle politika…
10-
Petagogu
“favorizon “ me lekë.
Godit Vetting!
11-
Njeriu trutharë:
qenin e mban për shok,
shokun e mban për qen…
12-
Një poet, një kritik
mburret për mençuri.
Sa fare kot e kanë.
13-
Reklamë:-Bli lirë,
jeto star…
Praktikohet e kundërta.
14-
Politika për festë
s’do t,ia dijë për çmimet.
Çmimet në stratosferë…
15-
Ngrihet tymi i duhanit
spirale…Ke harruar:
dëm shkon leku…