Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Edibe Osmani: Dëshmi për autoktoninë e shqiptarëve në Maqedoninë e sotme (1)

| E enjte, 27.12.2018, 12:36 PM |


Dëshmi për autoktoninë e shqiptarëve në Maqedoninë e sotme (1)

PA  ELEMENTIN ILIR, E KALUARA E BALLKANIT S’MUND TË SHKRUHET

Shkruan Edibe Osmani

Shqiptarët e Maqedonisë së sotme janë një popull i lashtë me një kulturë  tradicionale të veçantë të trashëguar nga e kaluara. Ata jetojnë me shekuj në trojet e tyre etnike. Një mori shkencëtarësh të cilët u morën me këtë çështje    jashtëzakonisht të rëndësishme dëshmuan se i vetmi popull në Ballkan që rrjedhin  nga pellazgo-ilirët janë shqiptaret.

GJUHA  E ILIRËVE TË LASHTË OSE E SHQIPTARËVE TË SOTËM ËSHTË NJË GJUHË E VEÇANTË NGA GJUHËT TJERA

Me të  drejtë  ilirologu Aleksandër Stipçeviq,shkruan se nuk mund të studiohet e kaluara e Ballkanit,madje as e tanishmja pa njohjen e  elementit ilir, prandaj çdo përrallë e legjendë fillon me ilirët.

Kërkime në historinë e popujve të Evrops Lindore”titullohet vepra shkencore e  Johan Tunmanit Leipzig,1\774,ku ndër të tjerat shkruan se populli i parë që njeh historia në këtë vend janë ilirët, një popull i   madh, i shumtë në numër dhe i fuqishëm,që  sipas Strabonit dhe Apianit, banonte në detin Adriatik,nga lumi Po deri në Gjirin e Ambrakisë e në veri   deri në Danub. Straboni e shtrin këtë popull drejt perëndimit deri në liqenin Boden, (Liqeni Boden,në Gjermaninë   Jugore,shënim i përkthyesit)  domethënë deri në Norik e Nidelicie. Ai le të kuptohet  gjithashtu se   Panonët i  përkasin po atij fisi. Apiani thotë shprehimisht se panonët ishin ilir. Strianët,inët,jasët japodët,dalmatët, liburnët, dardanët, ardianët, autariatët,  me një fjalë  të gjithë popujt deri në malet Keraune, përgjithësisht njiheshin si ilirë. Por ata    gjendeshin kudo në Maqedoni, në Epir  e në Thesali... Thunmani që atëherë duke  pasur  në dispozicion vetëm burimet  historike përfundoi se shqiptarët janë banuesit e lashtë dhe si argument për këtë hipotezë solli dokumetet e shkruara  të ruajtura në mesjetë, në të cilën nuk gjejmë gjurmën më të vogël për  ndonjë shpërngulje shqiptarësh në vendbanimin  e tyre të sotëm. Ky argument edhe sot është i qëndrueshëm ku mbështetet teza e atoktonisë së shqiptarëve. Gjegorafi më i madh i kohës, akademiku i dëgjuar   aleksandrian Klaud Ptolemeu,qysh në shekullin II(125-161)  dëshmon se në Maqedoninë  mestokësore janë qytetet   Arnisa e taulantëve,Elima e elimiotëve, Amantia në Orestis,Albanopolis i  albanëve, Orma, Europus dhe Apsalus të almopëve. Sipas studiuesit të njohur  Muzafer Korkutit,  thuhet    nëse Albanët ishin  aty me siguri edhe  disa  shekuj më parë për të qenë i shënuar në hartën e ketij  gjeografi antik. Kontribut  të veçantë për autoktoninë e shqiptarëve të Maqedonisë   në fushën e gjuhësisë ka dhënë  edhe  dr.Qemal Murati, duke u   nisur nga emrat vetjakë të shqiptarëve të mesjetës. Ai konfirmon se   në gjeografinë e Ballkanit dhe sidomos në tërthorët e Maqedonisë, banohej   nga iliro-  shqiptarët  që nga koha pararomake   dhe shumë shekuj para ardhjes së sllavëve. Në veprën e  tij “Shqiptarët dhe Ballkani ilirik”, autori në fjalë thotë se    mund të pranojmë me të drejtë tezën e historianit të madh  ballkanik, çekun Konstatin  Jiriçek,që shkruan se: shqiptarët kanë  qenë një popullatë e vjetër krishtere me kulturë të ndjeshme qytetare,   që kanë qëndruar më afër  grekëve  bizantinë dhe romakëve dalmatinas sesa me elementin sllav. Rreth  kombësisë së lashtë   ilire    shqiptarëve   është për t’u përmendur    edhe studiuesi gjerman Malte-Bruni, në veprën e tij   Annanaise des  voyages”(tom.III.1809), thotë se  gjuha   e  ilirëve të lashtë ose e shqiptarëve të  sotëm është një gjuhë e veçantë, zanafilla e së cilës   shkon  deri në lashtësinë e thellë  e madje në një kohë kur filluan të formoheshin, secila në sferën e saj, edhe   gjuhët greqishte,latinishte, iberishte,keltishte,  teutonishte   dhe  gotishte, e tjerë. Studiuesi gjerman Johan  Fon Hani  që në fillim të veprës së tij “Studime shqiptare”, botuar më 1854,   e  shtron problemin e origjinës së shqiptarëve ku thotë se “ meqë shqiptarët nuk janë sllavë  dhe nuk lidhen ngushtë me ndonjë nga popujt e tjerë që  njohim,  meqë burimet fare të pakta që kemi nuk flainsin për ndonjë shtegtim tjetër  (veç    atij  sllavit) i  cili të ishte aq i madh sa të krijonte një  popull të madh,pra duhet pranuar se shqiptarët e sotëm janë banorët e hershëm parasllav   të atij vendi...”,ai në vazhdim të veprës thekson   se elementi  shqiptar jo vetëm që e kalon malin Sharr  (Skardus), sepse Tetova, pellgu i burimit  të Vardarit është një qark i përzier shqiptaro-bullgar,  por që arrin deri në grykën e parë të Vardarit, në jug të Shkupit, deri në bregun e djathtë të këtij lumi. Si duket, bullgarët banojnë vetëm jashtë trekëndëshit të formuar nga Vardari, Treska dhe vargu i Goleshnicës, kurse brenda kësaj bërthame jetojnë vetëm   shqiptarë(vepër e cituar faq.5-78).

Tiparet iliro-dardane të gjetjeve arkiologjike nga Scupi,Justiana prima dhe lokalitetet e tjera arkeologjike në Visin e  Shkupit, dëshmojnë  për  praninë e një qytetërimi të lartë të banorëve etnikë    Shkupit e të   rrethinave në periudhën  parahelene romake   e bizantine. Shkupi zë pjesën qëndrore në trevën midis  Sharrit (Scardus), Nishit(Naissus) dhe  Shtipit (Astibos) që  mbahen si treva ku u ngjiz  shqipja si “formë moderne e ilirishtes” citat nga vepra e R.Katiq dhe  Henri Bariqit.

Gjatë gërmimeve erkeologjike që u   bënë në ishullin Peleshac të Kroacisë, zbuluan për të parën herë një pelegrinazh  të lashtë  ilir në Ballkan që daton më shumë se 20  shekuj. Hulumtuesit konstatojnë se qendra e shpellës shërbente për  kryerjen e disa ritualeve pagane që kanë lidhshmëri me kultin e plleshmërisë. Në vazhdim të artikullit të botuar   3 Tetor 2000, thuhet se ilirët ishin banorë  të Ballkanit perëndimor para  se romakët të  okuponin territorin,kurse  në kohën e mesjetës     hershme ata ishin asimiluar nga ardhacakët sllav. Shqiptarët janë të vetmit  pasardhës të ilirëve.Shpella përmban disa shtresa  me materiale arekologjike që daton  nga  neoliti i hershëm 6.000  vite   para erës sonë.

HULUMTIME ARKEOLOGJIKE NË POLLOG  E GJETIU

Në bazë   të materialeve të shumta  arkeologjike të gjetura qoftë spontanisht, qoftë në forma të aktiviteteve destinative të organizuara për hulumtime arkeologjike në Pollog. Në pjesën jug-perëndimore të fshatit Sllatinë, Tetovë,  me vlerë të veçantë   është  edhe gjetja e një pllake varri me dimensione:117x13x17 cm. Me mbishktrim të ruajtur mjaft mirë i cili thotë: GETAC GENOTANI IN  TI INCYONMETA XII  TOC ( domethënë: Iliri i quajtur GETA  ka  ngritur një monument ku përveç figurave të   relievit ka të  gdhendur   edhe një poezi në katër vargje të tipit epigrafik,kushtuar gruas së tij Gentianës dhe dy fëmijëve të tij Redonit dhe Kerës.Ky eksponat sot ruhet në oborrin e shtëpisë private të Petko Petrusheskit në fshatin Leshkë,Tetovë. Këtë pllakë varri  e publikoi arkeologu I.Mikulçiq, dhe e daton  nga shekulli II-III të erës sonë.

Po ashtu në afërsi  të vendit të quajtur Dy Udhët  fshatin Sllatinë,Tetovë,janë  gjetur materiale të shumta antike, si:qypa  të mëdhenj, amfora,enë të ndryshme qeramike për amvisëri,shtylla  të mermerit, monedha të kohës ilire  e tjerë. Jo vetëm në fshatin Sllatinë por edhe në shumë fshatra e qytete këtu në Maqerdoni ku banojnë shqiptarët janë gjetur materiale të shumta antike që kanë mbetur në mëshirën e kohës   të pa  hulumtuara nga institucionet e shtetit Maqedon.

Po t’i  hedhim  një sy veprës së Dr.Don  Gaspër  Gjinit,Ipeshkvia  Shkup Prizren nëpër shekuj, ku     ndër tëtjerat shkruan se:Dardania ishte një krahinë e veçantë   kishtare dhe administrative. Selia e parë  ipeshkvore në Dardani,me  sa dihet deri më tani ka qenë  në qytetin e Scupit.Për këtë qytet ka shkruar qysh atëherë Ptolemeu,pastaj Prokopi,ndërsa Hijerokli thekson se Scupi ishte metropol i Dardanisë. Pra  metropoli i saj ishte Scupi(Shkup i  sotëm). Pikërisht   në këtë territor,  katolikët kanë jetuar në kontinuitet shumëshekullor  deri më sot. Edhe  pse gërmimet e Scupit deri më tani  nuk flasin qartë për përbërjen e popullsisë së tij.Ipeshkvi i parë i Scupit ka qenë Dacus Dardaniae, i cili mori pjesë në Koncilin e Nicesë në vitin  325 .  Në Koncilin e Sandrikës në vitin 343, e gjejmë titullin e dytë, i cili aktet e koncilit i ka nënshkruar si Paregorius a  Dardania de Scupi. Dardania,gjatë periudhave të ndryshme kohore, ka pasur disa dioqeza. Vërtetë se shumica  janë zhdukur pa gjurmë, disa prej tyre janë ruajtur deri më sot. Pra, mbrënda gjysmës së parë të shek.IV  , dhe mesit të shek.VI,në  këtë hapsirë  përmeden këto  dioqeza: Scupi, Ulpiana, Neutina, Diokltiana, Mariana, Justiniana e Parë, pastaj edhe Zapara dhe  Stobi, së paku aso kohe ishin dioqeza dardane. Edhe Naissusi (Nishi) i dardanisë i ka martirët e vet. Emrat e tyre vërtetë  nuk përmenden,por  Shën Viktrici i   thekson  qartë reliktet që bëjnë  mrekullira në këtë qytet. Edhe në kohët  e mëvona është përmendur se në Nish  është  trupi i martirit të quajtur Prokop.(Mbyllim citatin)