Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Marathonomak i dinjitetit shqiptar

| E enjte, 27.12.2018, 11:12 AM |


Prof. dr. Eshref Ymeri dhe Msc. Albert Habazaj, Vlorë, dhjetor 2018

Marathonomak i dinjitetit shqiptar

Prof.dr. ESHREF YMERI për 80-vjetorin e lindjes

Nga Albert HABAZAJ

Gëzuar tetëdhjetë vjetorin e lindjes

Në këtë ditë nga besimi marrë bekim,

Mik yni i lartë në të ndërgjegjshmen bindje,

profesor Eshref  Ymeri - mal në udhëtim.

Dijetar i lartë, në dy kohë shkencëtar,

Me qiririn e Diogjenit nëpër duar,

O Marathonomak i dinjitetit shqiptar

Matan’ Atlantikut - burrë i yjësuar.

I bëjnë dritë dritës burra nga soj trimi

Si ju, vëlla Eshrefi, i nderuar profesor.

Le të shërbejë si kartolinë urimi

Kjo fotografi që bëmë bashkë në Vlorë.

Vlorë, e martë, 25. 12.2018