| E enjte, 27.12.2018, 11:30 AM |
Në
vend të Urimit për Festat e fundvitit
ZONJËN LIRI BESNIKE
E MORA PËR GRUA
(Lirisë, në Katund)
NGA KALOSH ÇELIKU
(Thirrje telefonike pasmesnate)
Moti kohë, Liri: Nuk kisha qenë në Vendlindje
Edhe: e vizitova familjen. Livadhin “Pukoshta”.
Vendkullosën e lopëve. Sot, Shteti “përbashkët”
Ende nxirrte qymyr druri?! Unë desha, n’atë vend:
Kutadi, pas kaq viteve arratisje Poeti nëpër Atdhe
Themele shti! Vikend shtëpi! Ik, nga Kryeqyteti.
Shkaku, se: Pavetëdije, Shteti kishte krijuar Liqe
Jetesë. Gjelbërim. Peshqi e bretkosa “guak-guak”.
Duartrokitje! Kalosh Çeliku: Kthehu në Livadh!
Tek Lisi Plak! Fëmijëria: Livadhi Madh i Babait:
Me lisa e shelgje rreth Oborrrit. Çerdhe lejlekësh
Shtëpi shtegëtarësh. Dallëndysheve: Lisa mbi çati.
Pasdarke me këngë, kur në kor të vënin në gjumë.
Hite botërore, që s’i kisha dëgjuar mbi dyzetë vite
Papritmas, i dëgjova te Gani Xhafolli, në Prishtinë.
Përçudi, mes Lilivadhit Babait. Fushës Kërçovës
Sugari tij Rrebel, deshi të ndërtojë vikend-shtëpi?!
Natën e kalova me Xhangon. Rakinë e rrushit
Edhe, me Piktorin Bektashi të Baba Tomorrit.
Again e Çelike, që ia kishte djeg stanet “Lugati”
Premtimet e tij për: “Takimet Poetike nën Rrap”:
Nesër, qengjat në vend ujkut do t’i hanë poetët.
Kushëririn, që posa kishte ardhë nga Zvicra. Larg
Armatosur me dy “kashikara” raki rrushi në brez.
Pasmenete, macja e telefonit ma prishi gjumin:
E prita disa minuta thirrjen, nuk u lajmërua Qyqja.
Ditën e nesërme, persëri më mori në telefon, Qyqja
Edhe, kësaj radhe nuk e rrëfeu veten. Zërin si Mike.
Pas pak kohe, po i njëjti numër i panjohur telefoni.
Përjashtim, u dëgjua zëri i një gruaje të përgjumur
Vaje fëmiu në dhomë, për ankesa koti dite. Heshtje.
Rastësisht, të vjen: Prite, edhe një “patriot” shqiptar:
Ruaju “mikut besnik”, papritmas që vjen në tavolinë
E pi kafenë. Dhe, ikë pa e paguar nëpër “Bit-Pazar”.
E fala Qyqen si Poet. Thirrja, a më erdhi nga varret
Apo, nga Katundi. Shkaku, se: xhindet rrëzë Çuke:
Gjithë natën, dikur më kishin hudhur dorë më dorë.
Majë çative. Shelgjeve. Lisave. Çati më çati me këngë
E në mëngjes, më kishin kthyer mes Nanës e Babait.
Mesditë. Ehu, më rrahu Nusja me pashterkë të kuqe...
(Gruaja e Vetme Zanë Mali
Shtigjeve Kreshnike)
Nanën, Dudumë! Përditë, seç më martoni
Herë me një Mike. Herë me një lavire?!
“Patriotë” pulash. Ende nuk e dini, se:
Hëpërhë, nuk keni për Mua Grua besnike
Tra çatie t’i bëhet, Nesër: Shtëpisë Çelike.
Hadumë, nuk kam nevojë për Gra besnike
E, as për “burra” me pashterka të kuqe!
Nëse, jeni trima mali: Martomëni me Lirinë
Dilni në ballë: Shqipërisë Nesërme Etnike!
Grua e Vetme! Zanë e maleve Kreshnike...
(Arratisje Poetike)
Eca, nëpër zjarr. Flakë. Akull. Dhe, Dimër
Rrugë e gjatë. Ende nuk dola në Pranverë?!
Edhe, pse: Dy netë fjeta me Zonjën Vjeshtë
Nata e tretë, dihet më la: në Parajsë. Dimër.
Dita e Sotshme, si qen: më hudhi në rrugë?!
Nuk e di me cilën të flej, kaloj Natën. Dehem
Ditëmadhen, e grabitën mes maleve. Lirinë!...
Nuk kam koçi. Krushq: Nusen sjellë në Shtëpi
Përkrahu. Nana ta zbresë sonte si Moti. Lëmë:
Me dajre, Pragu i Shtëpisë. Sheqerave të larmë.
E, s’kam bajraktarë përpara koçisë me këngën:
Hajdeni bini Djemtë e Shalës! Krahpërkrahu
Përmes Sarajeve të sejmenëve Pashait. Turkut.
Edhe, atë: Nana e Babai, kur s’janë në Lëmë
Krah më krah, sot të ma hapin Portën e Madhe:
Nana, te Pragu me dajre. Babai, me pushkë.
Vështirë, e kam sot: Nusen ta zbres në Lëmë
“Vëllezërit”, m’i ngrinë krushqit mes maleve…
(Përzënja e “komandantëve”
nga mesi Varreve)
Xha Derallën, dikur e ndoqi policia serbe
Edhe, Ai ua hodhi. Gjithë natën, i shëtiti
Rretherrotull rrugëve. Pak para Agimit
I dërgoi mysafirë: Tek Plaku i Katundit.
U habitën xhandarët e serbit?! Katundi
Juaj, kishte qenë shumë i Madh. Po, u
Përgjigjë: Plaku i Katundit. Kush u solli
Tek unë në Shtëpi?! Një Plak me mjekër.
E di, u përgjigjë Plaku Katundit me ironi:
Ai, ka qenë Xha Deralla. Askush, tjetër!
Sot, haptas i ndjekim: “patriotët” kuqezi
Pasardhësit e sotshëm. “Komandantë”:
Që, për një torbë taxhi: E hanë njri-tjetrin.
Përditë, shpallin “dëshmorë” lufte . “Liri”
E vrasin njëri-tjetrin për një torbë taxhi.
Nesër, që nuk do t’i përmendë, as Historia
Xha Derallë, o burrë: fli i qetë mes varreve!
E di, se: Nesër, këto “komandantë” fushe:
Edhe të vdekurit, Kodra e Diellit pas Çuke
Njëzëri, do t’i përzënë nga mesi i Varreve...
(Zjarri poetik)
Dru nuk kam, në Vatër. Edhe Lëmë për Dimër
Lisat e Babait, i preu me sëpatë Destan Balli.
Nuk kemi as, edhe një Dardhë Gorrice. Dëllinja
Tek: “Përroni Thanës”. Burimi: Edhe, i “Xhetit”.
Bërllok, kemi me qerre. Dardha gorrice. Jo!
Mrizet e Zanave të Malit, sipas Fishtës:
Sot, nuk japin tambël: si dikur me kusi?!
Po, hedhurina. Që, na mbinë si bar. “Lule”
Tek: “Jasakët e Tikeve”. Varreza betoni.
Dhe, nuk e di: A, kemi sy?! Veshë. Kokë
Cungjet e Dardhave Gorrice t’i shohim:
Pas Porte. Tek, Pragu i Derës. Në Lëmë?!
Vajin e tyre, Sot nuk e dëgjoni në Pranverë
Përderisa: Unë, ndezi xixa. Zjarr Poetik?!...
Përçudi, zgjohem në Varr
dhe Veten vras në “Liri”
Kohën e fundit, Veten e shoh ëndërr varreve
Rrëzë, Çukës Ilire: Edhe, një varr i hapur?!
Imzot, sonte paskam vdekur natën! Pasmesnate
E, Unë ende nuk e di nën Rrap, se: Jam Gjallë:
Rrëzë, Çukës?! Ndoshta, kam vedekur varreve?!
Nateditë, turrem: Pas Dy shtambave me verë
Përçudi! Ende, nuk e di: Si zgjohem në Varr?!
Dhe, Veten e vars me një Varg në Poezi. “Liri”…
(Tambëli Nanës ende gjallë
më mbanë nën Rrap)
E, hapa Ditën me Dy ibrikë: Raki rrushi
Edhe, Miken Di me Dy shtamba verë.
Bereqet madhështor. Ditën e Nesërme
E hudha varg - malin, shtatë sahat larg.
Edhe, Veten e gjeta me një Poezi varë.
Ibrikët me raki rrushi m’i dordhën në “hale”
Djemtë e mi: Shkaku, mospajtimit. Rastësi.
E , kishin harruar shtambën me raki rrushi
Çantën time. Nateditë në shpinë, në Çarshi.
Nuk ka problem: Dexhealli i sjellë Nesër
Edhe, Tre Ibrikë vreshte me raki rrushi:
Dallgëve, me shpirt si Poet dal në breg!
Zoti Shqiptar, i solli Tre ibrikë me raki rrushi
Kokë më kokë, sot në Shqipëri. “Bita-Pazar”.
Dhe, mes librave vonë e zbulova në Shkup, se:
Tambëli Nanës: Ende mbanë gjallë nën Rrap...
E dua Gunën e zezë
të Babait pas dere
Edhe, sot nuk e dua në sofër. Shkam
Me tri këmbë shelgu. Edhe, në “Liri”!
Struke pa mëngë. Dihet, “armë” Dimri:
Vetëm, Tri këmbë. Rrenë, fundekrye
PYKË shelgu, kotnasikoti nën Rrap!...
Dexhalli Allahut, ende lutet nën Rrap:
Struken. Sot, Gunë sakate pa mëngë
Veshi krahëve si Gunë të zezë. Jo!
Unë, e dua sot Gunëzezën e Babait:
Gunë, që e barti maleve me shekuj!
Marrëzisht, dua Gunëzezën e Babait
Krahëve. Varë, në gozhdë pas dere!...
(Edhe plakesh nën hije Rrapi
si “irredentist” shqiptar)
Edhe, çuditem Sot nën Rrap
Kur, i dëgjoj debilët partiak:
Që, haptas shesin: kastraveca. Patate
Speca djegës. Dhe, kunguj Stambolli.
Sotpërsot. Shumë lirë. Hiç, pa pare
Falë, tezgave politike, në “Bit-Pazar”.
Dhe, sot hiqen si politikanë madhor
E, Ti dhunshëm, plakesh nën Rrap:
Si Shkrimtar. “Irredentist” shqiptar?!
Dudumët “kuqezi’: Sot, të prinë në “Liri”
Qindpërqind, janë hajdutë qeveritar!
Se: Ende nuk dinë shkrim lexim, Shqip.
Sot, i do edhe shteti “përbashkët” politik
Po, nuk të duan Ty, si Shkrimtar rrebel...
Mesditë. Erdhi, Moti Madh Shqiptar
Tashti, sot koha thotë: dudumë politik:
Hani njëri-tjetrin, për një torbë taxhi!...
(Zonjën Jetë – Liri
e mora për Grua)
Gjumë, ende s’ka! Unë, dihet: jam i çmendur
Zonjën Jetë - Liri , së fundi e mora për Grua!
Gjithë jetën, pata Gra besnike. Bereqet në shtrat
Tashti, e dua marrëzisht: Edhe Zonjën Jetë! Liri.
Shkaku, se: Zonja Vdekje ma mori gjithë pasurinë:
Gruan besnike. Dhe, Miket azgane mes poezive.
Falë të qofshin, Xhadi! Gjithë bërdhoqet politike
Unë, sot e dua marrëzisht Zonjën Jetë - Liri!...
Shtëpinë e Babait, mbush me fëmijë. Mëmëdheun
Dhe, Atdheun. Flej, oj Kurvë në Shtëpinë Publike!
Nesër, Unë do të ngrej dolli për Cucën Boheme...
Zonjën, Liri. Dihet, Zonjëmadhe. Muzë Poetike....