| E enjte, 27.12.2018, 10:13 AM |
Satirike
KËMISHAT GJAKATARE
Shpërthejnë protestat në rresht pa fund
Këmishat e gjakosura nuk duken askund
Janë strukur në zyrat e veshura me dekor
Nuk mbahet pushteti me dhunë dhe terror
Bëhen sy e veshë si brenda dhe jashtë
I brenë nga brendia një mërzi e lashtë
Edhe pse “këmishat” nuk tremben aspak
Serbia e Vuçiqit me lepurin në bark
Vazhdojnë protestat të rriten me intensitet
Stop! Këmishave që s’kanë një gram dinjitet
Si të quhet ndryshe një pushtet për arrest
Kur festat e fund-vitit i kthen në protestë !
Sevdail Hyseni