Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikli me poezi nga Neki Lulaj

| E enjte, 27.12.2018, 10:54 AM |


Neki Lulaj

BESOJ

Besoj shumë në horizontin e rrënjëve shekullore.

Atje ku shkëlqen  diellbardhi i nxehtë.

Nga bronxi qeshin fytyrat e dëshmorëve.

Hapi krahët ushtrua mbi atdheun e shenjtë.

Ajo m’i profetizon ëndrrat e ndezura në krahëror.

Iu ngriti dhe më lart kokën  Dardanisë iliriane

Laraskat tinzare të Ballkanit prej zilie i tërboi.

E i dha zemrës sime një det më gëzime e vargje

Se po troket agu i ëndrrave me ngjyrë zjarr.

Po troket ora që të bashkohet shqiptarizmi

I dua pikat e gurrave që burojnë në Prekaz

E etjen e shuajnë djemtë e Kosharës syfilizi.

E Likoshani nxjerr Bajraqe nëntori si bajrak.

Krismat e Loxhës valëvitën si këmishat në valle.

Në Glloxhan prehen heshtat e historisë si flakadanë.

U formua Ushtria e Mbrojtjes Nacionale.

NË KSAMIL

Joni puth brigjet ullishtore me flatrat e kaltra.

Mjegulla bie në Manastirin e Shën Gjergjit në mugëtirë.

Troku i zemrës më rreh këtë shekull mbi rrasa.

Pyes veten se  do ta  bashkojmë Çamërinë?

Sonte do të jem mysafir ne konakun e rrënuar.

Në Kishën e vogël bëj dialog me këmbanarë.

Mes dy dritareve strukur me hekura bashkuar

Dëgjoj për rrëfime për luftrat  me armiqtë barbarë.

Te muri i lashtë i Demës flladi ma kreh flokun te kështjella

Po dëgjoj këmbanat e daulleve si thirrje për liri

Si një Simfoni çame tingëllon  fuqishëm era.

Zgjon këngën çame që këndohet në Paramithi.

NË KËSHJELLËN E ARGJENDË

Kullon argjend kodra e tejdukshme në shkrepa

Në hapësirat  e territ  e në  ujin e pellgut fle fshehtësia

Currilat e ujit përkëdhelin ngrohtë trupin e Deas

Në Butrini fshihet thesari,  përjetësia e dashuria.

Përflakin tokën daltat e ustallarëve trojanë pas   largësisë .

Atje frymon mozaiku shpirtëror i rrallë.

Mendja grin në grimca thërmijat e lashtësisë.

Në prehërin e Kodrës shoh Teatrin  si visar mbi shkallë.

Drejt Baptisterit kalon mbi njëzetë e katër Pilasta.

Te vaska e pagëzimit marr zjarr në  krahëror.

Rrin si petale zemre të brishta fluturash të bardha.

Si rrezet e ndritura mbi truallin arbëror.

Në shtatin i Butrintit fle mjellma e hënës së bardhë.

Ia shpurpuris nga hija e tokës thesarin e florinjtë

E fshehur shekujve në labirintet  e tokës së lashtë

Nuk ka cak përgjimi prejardhja e Homerit me mençuri.

Ecim e prekim ngrohtësisht Trojën e dytë me  padurim.

E gurët ciklopikë belbëzojnë me tëmtha  pa pushim.

S`di kush më priste kaqë bujarisht në këtë befasi

Qe s`ka kurrë per te vdekur sa dielli te shndrisë.

Më shoqëronte ngadalë Dea ime e vërtetë.

Në gjirin përrallor të Trojës së vogël

Më përqafon përmallshëm gëzimi i shenjtë

Me mallin për bujarinë e shpirtit të tokës...

Prapë do të vij

Do të vij sërish një ditë mes jush pa drojë.

Atje ku  stinëve agimet qëndisin qiellin.

Ju  s`flini kurrë e bisedoni me vizitorë.

Mbi fytyrat tuaja të njoma ndrin floriri si dielli.

Me mijëra vizitorë  i pritni në konakun zemërbardhë.

Natës ia hapët dhe ia sollët kurorën e shkëlqimit.

Lehtë në vetmi me pickon heshtja si lak.

Fatlumësinë s`ua fali askushi mes rrugëtimit.

Vetveten e fajësova me vonesën e pendimit.

Do jetojmë me ju në brigjet e kujtimeve

Dashuria mund ta marrë rrugën e amëshimit.

Në shpirt  vjen fjala betim me frymë atdhetarie

Fjalët pa përgjegjeje ndoshta do t’i gjesh

Jemi fshehur në dhomat  për bërrylat e kthimit.

Kalvani i vargjeve  nuk do të ndalë marshimin.

Për të gjithë ju atë ditë të bekuar e dhatë betimin…