Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Dhëndërit të kohërave

| E merkure, 26.12.2018, 12:39 PM |


DHËNDËRIT TË KOHËRAVE

Fushave të blerta e maleve të bardha

fluturon shqiponja  zogu  ynë  hyjnor

e bekuar hyjshëm nga  zotat  pellazg

ky zog i mbikëqyrë tre detëra; Jonin,

Adriatikun, Egjeun me ishuj e Morenë

Ky zog i paleolitit të hershëm pellazg,

u bekua nga i përjetëshmi zotave, nga

Perëndia  Thoti  i  Atlantidës, dhe nga

Perëndia  Keopsi, Aleksandri  e Zeusi

Ky zog i lashtë sa  njeriu  dhe  natyra

është shqiponja dykrerëshe e flamurit;

identiteti ynë i festave dhe i kremteve,

identiteti ynë i fuqisë dhe  i  fitoreve,

simboli i prejardhjes dh e riprodhimit.

Në fusha të gjelbra e male të bardha

Në ishuj të gjelbër e lumej ujëshumë

shqiponja është mbretëreshë e qiejve,

me të ne u identifikuam nëpër luftëra

me të vallëzoja me tokën, si me më të

dashurën, vallëzoja me të rënët, duke

u kënduar himnet e perëndive tona;

Muza më njohu me burrin e kohërave,

me dhëndërin e saj e të ardhmen e tij,

me hero të vetimave e të bubullimave

me gjeni të përjetshëm të mendimeve,

e me pakufishmëri të jetës njerëzore!...

Poezi nga libri në dorëshkrim,  "Vallzoj me Tokën".

Atdhe Geci - Dortmund, 23.12. 2018