| E diele, 16.12.2018, 02:02 PM |
Poeti Neki Lulaj u paraqit me poezinë “Stinë zogjësh“
KLUBI LETRAR „MARTIN CAMAJ“ ORGANIZOI ORË LETRARE
Nga Neki Lulaj
Qyteti i Augsburgut e pikërisht Klubi Letrar "Martin Camaj"nga Münichu në fundjavën qe e lam pas ishin Organizatoret e një eveilimenti të thukët kulturor i cili u mbajtë në Klubin futbollistik "Albi "të Augsburgut. Manifestimin kulturor e hapi organizatori poeti dhe shkrimtari z. Fran Tanushi,i cili ne pika të shkurtera dhe shumë përmbajtësore përshendeti te pranishmit në sallë dhe foli pë historikun e qytetit te Augsburgut ku jetojnë shumë shqiptarë, ketu tha jetoi edhe akademiku mjeshtri i artit famor akademik Gjelosh Gjoka..
Në vazhdim, Kryetari i Klubit Letrar "Martin Camaj"z Sylë Bajrami, me tjerash tha: Sot jemi tubuar ketu qe me aorten e shpirti te shkronjave të përkujtojm dhe ndërojmë Festën e flamurit dhe ta përkujtojmë 550 vjetorin e shkuarjës në amshim të Gjergj Kastriotit .
Manifestimn e bëri edhe me madheshtor pjesëmarrja e madhe e shumë bashkëkombasve te ardhur nga Zvicra, Austria dhe nga qytetet e ndryshme dhe nga Republikat e ndryeshme të Gjermanisë madheshtore e bëri edhe prezenca e Consullit të Republikës se Kosovës ne Münich z.Naser Idririzi dhe z.Shani Hamitaga , si dhe Kryetari i Lidhjës se Shkrimtareve dhe Krijuesve ne Mergatë z.Hasan Qyqalla, Kryetari i Lidhjës shqiptare në botë për disa Republika gjermane z. Neki Lulaj .
Kryetari i Klubit Letrar“Martin Camaj“ mes tjerash tha:Miq të ndëruar ju falënderoi për kohën e ndarë dhe prezencën tuaj,e cila e madheshton aktivitetin tonë, sot do të kemi përurime tituj librash te rinjë dhe do Organizojmë një Orë Letrare me karakter garues, në vigjilien e festave tona kombëtare.
Pra sot do ta përurojmë studimin i Mr. Murat Ajvazit , me titull"Skënderbeu në historiografinë zvicrane“ ,për te cilën referoi profesori i ndëruar z. Paulin Zefi, ardhur nga Shqipëria enkas për këtë ngjarje kulturore .Ku referoi pë brumin se çfarë flasin historianët dhe studijuesit zvicran për figurën poliendrike të kryeheroit shqipëtar për Skënderbeun. Në vazhdim për Revistën kulturore -periodeike "Mirdita"foli z Fran Tanushi dhe tha Revista nr. 21ka një buçetë poezish nga të gjitha trevat shqiptare.
Për romanin,"GURANA" të shkrimtarit Hysen Berisha,i cili jeton dhe krijon ne Suedi foli Eshref Berisha. Pas një pauze te shkurtër u mbajt Ora Letrare me karakter garues ku nga 15 poet sa i u prezentuan me poezit e tyre .Juria e përber prej tre anëtarve i shpëblei; Hasan Qyqalla, Neki Lulaj ,Gani Bytyqi,Malush Mrasori.
Organizatoret për të gjithë te pranishmit kishin organizuar Drekë solemne si kafe dhe pije freskuese ne shenjë respekti ndaj krijuesve te ri te artit poetik.
Ne fund ju shpreh falenderime të përzemërta organizatorëve ,sponzorve për këtë Orë Letrare organiruar nga Klubi Letrar "Martin Camaj"-Augsburg.
Pas Manifestimit u realizue edhe një foto kolektive me Krijuesit e Klubit Letrar ''Martin Camaj''.
Augsburg, Dhjetor 2018