| E shtune, 15.12.2018, 11:00 AM |
BETIMI
I USHTARIT TË USHRISË SË KOSOVËS
Jam ushtar i Ushtrisë së Kosovës,
për lirinë e ëndërruar betohem sot,
me zemër përulem para flamurit
Kosovën ta mbroj për jetë e mot.
Jam ushtar i Ushtrisë së Kosovës,
në shpirt unë barti të sajën lavdi,
betohem në gjakun e të rënëve
për lirinë e Kosovës jetën bëj fli.
Në çdo cep të kufirit të Kosovës,
për çdo pëllëmbë të qiellit me hir.
roje gjaku jam i Kosovës dardane
jetën e jap për këtë tokë të Atdheut.
Jam ushtar i Ushtrisë së Kosovës,
për nder e kam sot të bëj betimin;
Shteti të Kosovës unë i bëj roje,
me jetë betohem sot para flamurit!..
Atdhe Geci – Dortmund, 2018
ERËRAT NËN KRAHË TË LIRISË - lirikë politike
Amerikë, mike e Pavarësisë së Kosovës
Mike e popullit më të lashtë të tokës
Flamuri yt sot është edhe flamuri im
Amerikë, fatin tonë e kemi lidhur me ty
Kosovë, më e ëmbla liri e atdheut, më
e dashura, më e shtrenjta, më tragjikja
mbi ty të ranë tëra urrejtjet e fqinjëve
festo, kremto, s´e sot u bëre me ushtri!
Mbi varret pellazgo-ilire të dardanëve
Ngrihet hiri Trojës e i Akejve pellazgë
Kosovë, ti po ecë drejt majave të dritës
Erërat nën krahë ia shtojnë fuqinë lirisë
Fqinjit serb nuk i pëlqen Ushtri e Kosvës
Ata kanë urrejtje edhe kur këtej bie shi
Shqiptarët kot s´quhemi popull hyjnor
të qytetëruar jemi prej tokës së zeshkët.
Ky vend e ka kaluar kohën gjeologjike
Kosova dardane, - dashuri ka Amerikën.
Prijësit e saj; Klintonët, Bushët,Trampi,
Ollbrajtët, Engel, Sarkozitë dhe Blerët,
Janë tanët, të perëndishmit e hyjnorëve.
Amerikë, paç faqen e bardhë e nderuar
Mbi qiellin e Kosovës sot s´kemi një plagë
Zemër, ti je bekuar nga Perendia, Thoti
nga nipërit e tyre pellazgo-iliro-dardanë
Sa më tepër Amerikë nëpër vendin tim
Aq më tepër mëngjese të pasura lirie
Aq më tepër mbrëmje dashurore, aq më
shumë ekuinoks midis njeriu e natyrës
Nëpër Amerikë kaloi Pavarësi e Kosovës
Nëpër Amerikë po kalon Ushtria e jonë
Nëpër Amerikë do të kaloj Bashkimi ynë
Nëpër Amerikë do të jemi,… Amerikë !...
Atdhe Geci - Dortmund, 12. 12. 2018