| E hene, 10.12.2018, 09:01 PM |
Shyqyri Fejzo
Përrallat në Parlament
Kur Athinës ju lëkund pushteti
Demosteni del tek podjumi
Parlamenti nuk e mbështeti
Zhurmë, rrëmujë andej nga fundi
Kur asnjë nuk po dëgjonte
Fjalën e tij fort të rrallë
Ndryshoi temë, po tregonte
Për gomerët një përrallë
Kjo përrallë i doli së mbari
Demosteni fort u duartrokit
Përralla me ngjarje gomari
Me lëvdata shumë lart u ngrit
Tek ne ka probleme vendi
Ca të vërteta ca për bujë
Me përrallat si Demosteni
Ngjajnë si dy pika ujë
Vendi zien, probleme plot
Që puna të shkojë së mbari
Në parlamentin tonë sot
Tregohen përralla gomari
Ja, iku gomari e na la
Nuk do luajmë nga fiqiri
Nuk na ndodh asnjë hata
Se ik baba e vjen i biri