| E marte, 06.11.2018, 08:20 PM |
Rroli
i mediave në shtetndërtimin e Kosovës
Fjala e rastit ne Konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti Haxhi Zeka në Pejë në Temën "Shtet ndërtimi në vendet e Ballkanit Perëndimor: Drejtësia, Media dhe Arti", të mbajtur më 1-2 Nëntor 2018.
Nga Mr.sc. Halil Gashi
Në fillim ketij prezentimi dua të parafrazoi një përgjigje të njërit nga Presidentet e SHBA-ve z.Xheferson I cili në pyetjën e gazetarve se a më parë do të donte shtetin pa media ,apo mediat pa shtet, Ai kishte thenë se më parë do të përcaktohej për media pa shtet, ngase me to do ta fitonte shtetin,se sa të ketë shtet pa media, ngase do të humbte shtetin po qe se nuk ka media . Për fat të keq një mendim të tillë sot nuk e ndanë as një burrshteti kendej apo andej kufirit shqiptar, më një dallim këta të sotit e duan shtetin më gazetar servil , të degjuëshëm dhe të pa zotë që ju sherbejnë atyre e jo shtetit dhe popullit te tyre.
Si duket regjimi serb I Millosheviqit e kishte kuptuar mirë kete thenje te Prsidentit të dikurshën Amerikan Xheferson që në vitin 1990 kur më suprimimin e Autonomissë se Kosovës mbylli mediat në gjuhën shqipe më çrast më dhunë të pa parë policore mbylli mediat e shkruara dhe ato elektronike ne Kosovë gazetën e përditëshmë Rilindja dhe Radio Televizioin e Prishtinës dhe gjashtë Radiostacionet rajonale , duke krijuar në kte mënyrë një terr informativ në gjuhën shqipe dhe duke instaluar një sitem të Apartheidit në rrafshin informative, kur shqiptarve të Kosovës ju mohua e drejta për informim në gjuhën e tyre amtare .
Ishte ky shëmbulli më eklatant kur nje rgjim shtetror deshiron jo vetëm të mohoi të drejta Univerzale të garantuara më Konventa nderkombëtare OKB –së, të ndaloi të drejtën e një populli për informim në gjuhën e tijë , por edhe kur një shtet tiranik deshiron të parandaloi krijimin e një shteti të rinjë sikurse që ishin aspiratat e popullit shqiptar të Kosovës të shpallura më Dekleratën Kushtetuese të Dy korrikut të Deputetve të Parlamentit të Kosovës në vitin 1990 , pas se ciles pasoi më katër korrik të ketij viti aksioni më brutal I policisë se Serbisë për mbylljën e mediave të shkruara dhe elektronike në gjuhën shqipe. Atëbot isha kryeredaktor ne Radio Pejë , njeri nga gjashtë Radiostacionet rajonale që kishte Kosova dhe akoma I kam thellë në kujtesë kërcnimet e regjimit të atëhershëm te stafit te kesaj radioje për mes emisarve të tyre dhe Policisë , ngase kishin frikë se përmes mediave që kishim në gjuhën shqipe do të mund të shpallnim ndojë akt të shpalljës se Pavarësisë se Kosovës dhe se me kete edhe do të ftonim popullatën në mrojtje të ketyre veprimeve që do të shkatontë shumë telashe dhe të pa pritura për rgjimin e atëhershëm serb.
2.
Solla ketu para jush keto ngjarje duke deshiruar që në fillim të kujtoi rrolin e madh që kishin dikur mediat në shtetformimin e Republikës se Kosovës , rrol ky I cili filloi te fuqizohët edhe në në ato vite te apartëheidit serb në Kosovë për afro dhjetë vite , kur shqiptarët filluan përmes rrugëve të ndryshme të gjejnë forma për të thyer kte bllokadë nga shteti serb qoftë përmes atyre minutave të famshëm të Lajmeve në gjuhën shqipe të Radio Zagrebit, më pas përmes Radio Televizionit Shqiptar si dhe përmes gazeatve ditore te asaj kohe si ishte Bujku,e më pas Koha dhe Zeri, QIKU, Kososvasot, Botasot në diasporë dhe periodieke te tjera të cilat ishin ilegale e gjysem ilegale për pushtetin serb . Anipse, në kushte dhe rrethana të themi të shtetrrethimit shqiptaret vazhdonin disi të mbanin gjallë një formë të Informimit të tyre më shumë mund , rreziqe dhe sakrifica , për deri sa shperthei lufta në Kosovë. Në kte rrugëtim të gjetjeve të kanaleve të informimit disa nga të përditëshmet filluan të botoheshin edhe në mergatë e që mbanin gjallë frymën kombëtare në mesin e shumë mërgimtarve, anipse dikur filluan të bartën në to edhe ndasitë e përqarjet të cilat reflektonin nga vetë përqarjeet dhe ndasitë në mesin e popullatës Kosovare .
Si do që të jetë jo vetëm që mendoi , por jam thellë I bindur se edhe ato pak media që patem në atë përiudhe , por edhe gjatë luftës në Kosovë,siq ishet Radio Kosova e lirë dhe gazeta te tjera , ato kontribuan shumë në vuarjën e themeleve të shtetit të Kosovës I cili lindi pas shumë e shumë vuajtjësh të këtij populli në rrugëtimin e tijë prej shekujsh se pari errdhi Liria e më pasë që në vitin 2008 u arrijtë të shpallët pavarësia e Kosovës e ku I pelqei apo nuk I pelqei dikujt, një hise të madhe në krijimin e ketij shteti e kanë mediat dhe gazetarët që kaluan nëpër shumë shkallë të ferrit deri të liria dhe pavarësia e Kosovës .
Për mediat e në veqanti për gazetarët që vazhduna më entuziazëm punën e tyre ne ditët e para të lirisë filloi një epokë e re , filluan sfidat e mëdha të tyre, filloi përballja më një realitet tjetër shumë të ashpër , për fat të keq që solli shumë rrezikshmeri në punën e tyre e qe përfundoi edhe më vrasje të disave nga ta , vrasje keto enigmatike nga forca të errta që në atë kohë disa nga to kishin marrë drejtësinë në dorë dhe vëndimet e tyre I nenshkruanin më tyta të kallashnikovëve.
Edhe në ketë rrugëtim pas lirisë se Kosoës , vitet e para shkuan në ringritjen e mediave , në veqanti të atyre kompanive që dikur ishin , por linden edhe shume sosh nga mediat e shkruara si dhe filloi rrita e mediumeve elektronike te cilat fillimisht ato vizive ishin shumë më atraktive , por edhe mediat elektronike audio , filluan vrullshëm të hapën , por për fat të keq pa kurrfar kriteri e te cilat u hapën për përfitime te ndryshme materjale dhe profesionaliteti I tyre ishte larg normave dhe qdo etike të gazetarisë . Mungesa e kuadrove profesionale , deshira e madhe për të gllabruar mjete finansiare qoftë nga nderkombëtaret apo të tjerët ,vuarja e tyre ne sherbim te interesave te grupeve dhe grupacioneve te ndryshme I zbehi në mas të madhe shumicën e tyre dhe në kte përiudhe nuk mund të flasim për ndonjë kontribut të duhur të tyre në shtet ndertimin e Kosovës, përkundrazi , ndasitë , paqartësitë , interest e ngushta grupore e
3.
klanore ,mungesa e profesionalizmit në to, më shumë pëngoi shtetndertimin e Kosovës se sa që e ndihmoi atë .
Megjithëatë, si në media të shkruara , ashtu edhe në ato audio dhe visive , të cilat patën fat të kenë , apo të krijojnë kuadro të duhura gazetarësh , bëhëshin përpjekje që të ishin në funksion të shtetndertimit të Kosovës , për fat të mirë një numëri I kuadrove më të vjetra të cilat ishin rexhur ne kete profesion e që prapa krahve kishin shume pune me sakrifica në të kaluarën, qëndruan të pa lëkundur që të jenë në funksion të interesave të popullit dhe shtetit të Kosovës , duke u përpjekur që përmes shkrimeve dhe emisioneve të shumta të afirmojnë realitetin e rinjë Kosovar, vazhdonin të mbanin gjallë vlerat tona të mirëfillta dhe frymën drejt përcaktimit final të statusit të Kosovës, duke kerkuar të drejtën tonë të pa tjetërsuar dhe historike për krijimin e shtetit të Kosovës .
Shpallja e Pavarësis se Kosovës dhe euoforia që pasoi pas ketij akti më të lartë që kishte përjetuar populli I Kosovës , më të cilin u kurorzuan aspirtata e shumë atdhetarve ndër shekuj , nuk pati si mos të reflektoi edhe në të gjitha mediat Kosovare, eufori kjo, e cila nuk ju bëri mirë atyre në rrafshin professional. Të ndikuara nga politika e asaj kohe në veqanti të disa oligarkve ,të shtetit të sapo shpallur , disa nga mediat filluan luftën e shtrigave , duke ndarë popullatën në më meritoret dhe në më pak mëritorët e krijimit të shtetit të Kosovës . Vuarja e shumicës nga to në krah të interesave të subjekteve te caktuara politike e që më së hapti vreheshin në fushtat e organizuara elektorale , sa më e ashpër bëhëj lufta për pushtet aq më pak kishte profesionalizëm dhe etikë në keto media e që jo rrallë mund të kishin ndikim vëndimtar në marrjën e pushtetit nga grupe të caktuara që gjithësesi edhe ato merrnin hise në kulaqin e fitorës .
Ata që merren më agrobiznesin e dijnë mirë se nuk mund të shartohët kungulli në shalqin e as shalqini në kungull , për fat të keq ndihma e nderkombëtarve në rrafshin professional jo në atë teknik shpesh ishte afër kesaj alikimie . Në ëmër te përpjekjeve për krijimin e mediave të pavarura ata sillnin pervoja të zbehta të vëndeve të tyre dhe duanin të krijonin modele të suksesit të vëndeve prej nga vinin , duke mos patur parasysh brishtësinë e lirisë dhe të demokracisë në vëndin tonë , duke lanë anash fuqinë e oligrkave të cilet nga dita në ditë në shtetin më të ri të Kosovës fuqizohëshin duke marrë sa më shumë pushtet , por edhe para që kjo I bëntë edhe më të fuqishëm në raport më media .
As shteti I Kosovës nuk shfaqi as më të voglin interes që përmes ligjeve pozitive të krijoi media të lira dhe të pa varura , përkundrazi edhe i vetmi medium që finansohët nga taksat e qytetarve , është aq shumë I ndikuar nga pushteti dhe pushtetarët sa qe mjafton një mbrëmjë të kyqish televizorin në të cilin të vargisën fytyrat e oligarkve të pushtetit, dhe se televizori I ynë publik është më shumë se pronë private e pushtetarve tanë , për fat të keq të pandikuar nuk janë as mediat tjera , por kush më shumë e kush më pak e kamuflon percaktimin e tyre pro pushtet e
4
disa as që bejnë përpjekje ta fshefin ketë porë janë haptas autoparlant të pushtetmbajtësve Kosovar.
Mungesa e profesionalizmit në këto media jo rrallë është rezultat I asaj që shefat që bejnë politikat redaktuese në to janë ose jo professional ose janë të lidhur ngusht më grupe e grupacione te ndryshme të I nteresit të cilëvë nuk ju intereson as gjë më shumë se sa të luftojnë për interesa të atyre që I kanë sjell aty. Ata në vënd që të janë guardian të lirisë se shtypit , ata janë bërë gardian të interesave të oligarkve që I aknë ssjellë dhe avansuar në keto media.
Varsia finansiaree mediave nga Boss të ndryshëm të bizneseve dhe të politikës të cilet janë fuqishëm të lidhur më oligarkët , tregu I vogël I marketingut , mentaliteti I ynë I një shoqërie në tranzicion , aq shumë ka dëmtuar pavarësinë e mediave , pavarësi kjo e cila po vdes gjithë një e me shumë .
Ç’kuptim ka që një medium sot të ketë staf redakatues dhe kryeredaktor?
Ç’kuptim ka të ketë gazetarë që hulumtojnë gjërat?Sipas kësaj logjike, ata shkruajnë ashtu siç ua kërkojnë shefat.
Natyrisht, ky ekspozim i poshtërsisë së oligarkëve është për të ardhur keq për faktin se ky sundim mbi profesionin e gazetarisë degjeneroi tej mase. Por, edhe gazetarët duke shërbyer kanë vendosur përpara fëlliqësinë dhe fyerjet në vend të moralit dhe te etikes se gazetarisë.
Ky lloj partizanizmi i sundimit të bossë-ve medialë në pamje të parë duket i guximshëm, por në të vërtetë thelb ka pamoralshmërinë.
Është aq shumë i pagdhendur dhe pa fije shprese që ai një ditë të kthehet në normalitet, sepse është pjesë e një dore njerëzish, ndoshta edhe të paaftë dhe të pafuqishëm, për të përdorur mediumin si formë normale komunikimi.
Mediumi duhet të përcaktohet se çka është e mirë për të, fuqia e fjalës ,apo pafuqia e poshtërsisë. Këtu pra për fat të keq ka arrijtë raporti i mediave me oligarkët dhe me profesionin.
Oligarket duke shfrytzuar përparsitë e zhvillimit të teknologjisë informative duke perdorur Facebok, Twiter Instagram, apo ndonjë formë tjetër elektronike te komunikimit po tentojnë që të minimozojnë apo të eliminojnë fare shoqërinë civile dhe mediat , respketivisht gazetarët, ngase më postimet e tyre ato po tentojnë të krijojnë ura të reja komunikimi më qytetarët , duke tëntuar që në opinion të imponojnë vetem mëndimin e tyre, vetëm të vertetën e tyre e cila gjithmonë është e diskutueshme , apo të themi më mirë e pa besueshme . Ata, në këtë mënyrë përpiqën që të opinioni të plasojnë të vertetën e tyre , atë që ata deshirojnë ta plasojnë duke mos ju lënë hapsirë mediave dhe gazetarve që të prezentojnë të vertetën tjetër e cila përherë është më e vertet se broqkullat që pushtetarët I shkruajn në postimet e tyre në hapsirat që ata I kontrollojnë apo u menaxhojnë të tjerët. Ata, më ketë formë të komuniimit përmes llogarive të tyre elktronike mashtrojnë në mënyrën ma të pa skrupullt opinionin public e që për fat të keq tani më keto broqkulla bëhën top lajme në mediumet Kosovare elktronike apo të shkruara e ne veqanti në Portalet e shumta të cilat aq rëndë po e dëmtojnë gazetarinë Kosovare.
Viktor Ivançiq, themeluesi legjendar i Feral Tribune, një gazetë alternative me ndikim në rajonin e ish-Jugosllavisë, Për më shumë se 20 vjet, beson se mediat tradicionale janë në krizë në të gjithë botën.
Ai, vlerson se gazetaria ka shkuar në një rrugë drejt vetëvrasjes së zhvillimit në afat të gjatë dhe nuk ka gjasa për të rezistuar. Nuk ka shumë mundësi për një gazetar të vërtetë profesional, në kuptimin tradicional të fjalës, për të mbijetuar në diçka që quhet ‘tregu i lirë “në vendet e një formati të tillë të vogël si është ky I yni,
Në mediat elktronike vizive dhe ato audio po përballem edhe më nje dukuri tejet të demshme ku përmes debateve posaqerisht atyre televizive ku panelist të ndryshëm luajnë rroline analistve dhe për qudi secili nga ta është ekspert për gjithqka . Ata jo rrallë të krijojnë përshtypjën e fallgjeshave të filgjanave të kafesë duke ja future kot më vlersimet e tyre. Por për fat të keq pronarët e Radiove më pak , e të televizioneve më shumë po krijojnë opnione ne popullat e te cilat opinione jo rrallë janë në funksion të interesave të pushtet mbajtësve dhe haptas bëhët mbajtja e anës se ideve të porositësve të këtyre debateve e të cilat jo rrallë degradojnë më një fjalor të pa pranueshëm duke fyer , e nga njëherë besa edhe duke kërcnuar e që do të ishte dashtë me ta merret edhe prokuroria.
Shtrembrimi I të vertetës, plasimi I gjysëm të vertetave dhe të pa vertetave , cenimi I privatësisë , dekonspirimi I burimeve të informimit, mashtrimet dhe manipulimet e opinionit për interesa të ngushta të pushtetmbajtësve apo të bosve të krimit , janë vepra kundër ligjorë , janë vepra amorale , jasht kodit dhe etikës se gazetarisë , veprime keto jo qe e ndihmojnë shtetndertimin e Kosovës , por që po e rrenojnë shtetin e Kosovës më të cilet ishte dashtë të merret drjtësia Kosovare.
Në këtë çerek shekulli post-komunist, funksionoi pefekt formula bizantine e mposhtjes së kundërshtarit: bleje, nëse nuk e mund me dhunë.
Por,Dua të bësoi se edhe brenda komunitetit të mediave në një të arrdhme jo të largët do të gjëndën gazetarë të moralshëm , gazetar që e duan më shumë Kosovën se sa bosët e tyre dhe do ti thonë një Jo të madhe të gjithë atyre që e degraduan deri në kte shkallë Informimin e drejtë të sakët dhe më kohë të qytetarve të Kosovës si obligim kushtetues dhe I garantuar më të gjitha konventat nderkombëtare .
Ju falemnderit …..
Pejë 1 nëntor 2018