| E diele, 04.11.2018, 10:58 AM |
në
jalli
buzë ujit me gjurmë të shenjtit me orë
spërkatur në vesën e artë nën yllin polar
mblidhnim sanën kositur ditë më parë
t`i ushqenim kafshët në kohë me borë
s`lëvizte kaq me ag asgjë fare në barë
veç iknim gjurmët e të urtit në vetmi
zbritur nga qielli me lule xheneti në jalli
ndërsa veten e shikonim në ujëvarë
ka qëndruar këtu i urti e ka gjetur ilaç
ta shëronte me kaq durim majën e cicës
ja pse s`e harron dot hijen e dumnicës
nëna e lodhur mblidhte sanë në djersë
unë lozja me kërcej shevari dhe me llaç
e e shikoja nga sillet toka në univers
Gazmend Papa