| E premte, 26.10.2018, 08:08 PM |
Jusuf Zenunaj
URON HANKO HALLA
E gëzuar Hanko Halla
shikon fotografinë,
Hamzain e Ademin
roje atdheut tek i rrinë.
Me lot në sy
uron për ushtrinë.
Më e lumtur se sot
nuk qe kurrë në jetë,
vendi u bë
me ushtrinë e vet.
Tetëmijë ushtarë,
60 mijë veteranë,
partneri i parë
për Naton në Ballkan..? !
J.Z. 20 shtator 2018
SHËËEËTT ...
Kanë thënë, por mos fol ?!
S'kemi gjë në dorë !
Djali i Maxhunit
me armë e me drogë..
Policia, as Prokuroria
fare nuk bëzajnë,
pendlat në dorë
vallë, kujt do t'ia lëshojnë ?!
J.Z. 20 shtator 2018
E KAM PASUR...
E kam pasur shok,
bashkëluftëtar ,
e kam pasur mik,
ia kam dhuruar armën,
revolen ma la amanet..!?
Shumë flasin nga qejfi -
kur është koha
flet i vërteti...
J.Z. 19 tetor 2018
XHAMIA NË KRYEQYTET
Fjala e myftiut
në fund të Ramazanit,
përkrahur nga Sultan Erdogani
e fortë si tufani !.
Xhami të madhe
do të ndërtojë BIK-u
se e vjetra
prej dore " i iku" ?!
Mbushur plot shiringa,
plehra e pushues endacak
bashkë me trupshiturat
ditë e natë ...!
Në xhaminë e re
do të thirret EZANI,
kështu duan Tërnave
bashkë me Erdoganin....
J.Z. 14 korrik 2017
JA KU JAM...
Ja ku jam,
edhe unë do kullos ,
vendin tim ta bëj kos !
Kos bashkë me politikanë
deputet, analist e gazetarë -
do harroj se jam shqiptar..
Eurot i kam në rend të parë,
turpi s'më bën të marrë.
Ja ku jam , ja ku jam
Níkos Kotziás, eja !
Për tradhti s'më vret rrufeja ..
J.Z. 22 tetor 2018