| E enjte, 25.10.2018, 07:21 PM |
EDHE
MES DIMRIT MADH
E PRES NJË PRANVERË
NGA KALOSH ÇELIKU
(Shitja e lirë “artistike”)
Skënderbeu im, “skenderbegat” e Fishtës
Vitin Historik. U ringjallën “patriotë”?!
U sulën me këngë “patriotike”. Pizi
Përbaltin veprat historike në Shqipëri.
Zhurma kulturore, në Katund. “Sallmadi”
Dhjetëra parti politike shqiptare n’Askund.
Klube të shkrimtarëve. Shoqata pa artistë
Manifestime kulturore. Fabrika turshie
Sot, prodhojnë mallëra ekonomistë partie.
Me afat të skaduar përdorimi. “Artistë”:
Tollumbaxhinjë. Bozaxhinjë bythëgrisur.
Aspak, Sojit Tënd me shpatë për Liri.
Partizanët politik, “haber” nuk ’kanë Sot:
Nga politika. Arsimi. Kultura Shqiptare.
Aqmëpak, një torbë taxhi sokaqeve. Poezi.
Kopeisht çirren e përdridhen. “Ulurisin”
Me partizanë partiak. Ministra Qeverie.
Edhe, atë: për një “mirënjohje”. Copë letre:
Ose: Një torbë taxhi me arna. Parti politike.
Fotografi “rasti” para kamerave televizive
Facebook, “artistë” populli. Fytyra egërsire.
Po vall, Ti nuk i sheh hadumët politikanë,
Që, n’emrin Tënd bëjnë karrierë politike:
Poste në Qeveri. Tenderë. Shitje “artistike”
Edhe, atë për pak lekë të partive politike?!
Imzot, “patriotët” e sotshëm “kuqezi”
Seç janë rrokur për herdheve të Dashit?!
E, jo pas herdheve të Kalit Skënderbeut
Nateditë. Këmbëkryq “trima” në Shkup:
Nesër, dhiareve e Trojeve shpie në Liri.
Zvarrë, a do t’i tërheqësh në Bit-Pazar
Burrat me dimi e çaj rusi. “Agallarë”?!
Partizanë partiak, që sot hiqen “artistë”
Zhurma kulturore, përbaltin Shqipërinë?!
Popull, që nëpër shekuj bëri luftë për Liri
Verë e Dimër, thirri Pranverën Shqiptare!
Grua besnike mori: Nuse, Zonjën Vdekje
Që, e varrosi Dje me dy gjinj nën Urë
Sot, me një gji jashtë për Atdheun.
Shoqata “joqeveritare-humanitare”, “poetë”
Thesin plot, me qerre në Katundin e Madh.
Dhe, kakademikë partiak me para të shtetit
Edhe, popull besnik, ende pa bukën e gojës.
Vdiqët Sot, ende duke mos ia fshi qyrrat vetit
Nateditë si Dje. Edhe Sot, na përcillni në polici:
Listave “Këshillit intelektual”. “Kakademikë”.
Përpiqeni ta shpëtoni veten. Dhe, jo popullin
Fatekeqësisht?! Ende pa bukën e gojës, në Liri.
Vepra “patriotike”, që ende marrin frymë
Njeri i gjallë, sot nuk u del para në shkallë.
Marri përkrahu, fusi si miq brenda në Shtëpi
Ditën e Nesërme, me një copë buke thotë:
Thyeni qafën! Nuk jeni, burra Pene në Odë.
Askushë, që përdridhni bythët nëpër Çarshi
Edhe, atë: vetëm për një përdorim politik.
Unë jam edhe Nesër. Gjithmonë nën Rrap
Edhe, nga varri do ta ngrejë zërin për Liri:
Moti kohë, ju kam varrosur në Bibliotekë.
Dje, Shkupit historik ju nuk i dolët Zot,
Sot, jeni dalldisur bythekrye nëpër parti:
Pas posteve politike. Tenderëve. Pasurisë.
Katunde, me Zhurma kulturore. Dhe, pizi
Ende pa brekë në bythë, një torbë taxhi.
Imzot! Sot, pse ende nuk çohesh nga varri
Zbresësh Kalit me shalë në Bit – Pazar:
Hadumët “kuqezi”, varrosësh në Histori...
(Pordha e “Xhenazes”)
Një grua, që aq shumë e donte burrin
Saqë, të parën dhe dytën fjalë e kishte”:
Ah, bre burrë, ta dish sa fortë të dua
Nateditë rri e lutem për ty nën ftua!
Burrëziu, dihet siç ishte i “pabesë”
Vendosi ta provojë këtë gruazezë.
Dasëm me dajre, priti në Katund
U shtri në shtrat. Vdiq para dasme.
Gruaja, vrik e thirri një plakë të kojshive:
Përderisa ajo është në dasëm. Heq valle:
Një natë ruaj “xhenazen”, mos ringjallet.
Nusja dhe plaka, saora u bënë pazar:
“Xhenazen” e burrit, ruaj, një natë Zie
E shiti burrin dy shtëllunga leshi delje.
Burrin që e donte aq shumë përsëgjalli
Edhe, atë: për një natë dasme. Valle.
Plaka duke ruajtur “xhenazen” e burrit
Sytë, sesi i ikën në tavanin e odës:
Edhe, e pa një pastërma varë mbi krye.
Tha, me vete: Pse të mos e pres një copë
Edhe unë ta gëzoj natën me Hënë e yje.
Nxorri briskun e brezit dhe hipi në shkam
Këmba i rrëshqiti, u rrëzua mbi “xhenaze”.
Përçudi: Tëëërrt, pasmesnate pordhi Ivdekuri
Plaka, u trembë atë natë nga Bythëtrokitja.
Turr, shkoi ta pyes Nusen pashterkëkuqe
Me të cilën bënë Pazar para Dasmës Katundi:
A, do t’ia japë dy shtëllungat e leshit?
E cila me shami e hiqte sonte vallen:
Nuse moj bijë nazelie, a pordhë “Xhenazja”?!
Nusja duke mos e ndalur vallen me dajre
As edhe këngën “taze”: I përgjigjet plakës:
Pordhë, moj nane, si nuk pordhe -jooo.
E, a do të m’i japësh shtëllungat e leshit?
Shpërblimin partiak do ta jap pa çare
Ecë edhe ti hyn si nuse, hiqe një valle!
Plaka e sigurtë kthehet ta ruaj “Xhenazen”
Nusja e heq vallen. Jo, s’e ndalë këngën?!
Dorë për dore me shoqe, shami e dajre
Njëzëri ia ka thënë këngës, “nuses shqiptare”:
Për liri të grave xhadi. Dhe, të drejta fetare.
Dasma, dikur pasmesnate mori fund
Nuk e priti Agimin. Lindjen e Diellit.
Nazeqare, zbretë nga koçia në Katund.
E lodhur si cung, rrëzohet në shtratë
E harroi burrin e dashur shumë atë natë.
“Xhenazja” çohet, e rrok pas dere hurin
Tashti u binda, sa e paske dashur burrin…
(Mushkojat zonja Gra)
Mushkojat gra, nuk më lënë rehat
Natën duke ma kthyer në ditë.
Gjakun ma pinë në Shkup. Durrës
Edhe, tek unë e gjejnë Poezinë.
Përkundër, mushkojave burra - “trima”
Që, pas shpine. Ferre ma vënë pusinë…
(Dhe Nanë: Nuk më pëlqejnë
argatët e tyre pa brekë)
Dhe, Nanë: Nuk më pëlqejnë hadumët
Argatët e tyre pa brekë. Trusakatë legeni.
Që, fotografohen para kamerave televizive
E dalldisin popullin, se: E kanë bërë një ve.
Mu si ajo Pula e Rexhep Hoxhës, tra më tra
Vjershë. E çuditën “Dynjanë”: Një pizi
Tjetër, hiç! Tra më tra, tek Pragu i Shtëpisë.
Dhe, Nanë: Nuk më pëlqejnë hadumët
Argatët e tyre pa brekë. Trusakatë legeni.
Që, mezi e bënë një ve. Dhe, tjetër hiç…
(Hadumë të shitur
një torbë taxhi)
Edhe, thashë: Të zgjedhurit e popullit
Janë frikacakë. Hadumë pushteti.
E shesin veten lirë për një Xhadi
Përgjegjësinë, Nesër t’ia lënë popullit.
Dëshmi, që populli nuk duhet dhënë
Votat të arratisurve partiak pas porte.
Dhe, grazhdit të shtetit “përbashkët”…
(Në këtë Qytet burrat
shiten me thasë)
Mike, Ti jeton pa burrë. Një Grua
Në një Qytet, ku burra ka me thasë.
E shiten shumë lirë në Bit - Pazar.
Mike, Ti jeton ende pa burrë. Një Grua
Në një Qytet ku burrat shiten me thasë...
(Edhe Ti je oj Grua
si lulet e qershive)
Edhe Ti je, oj Grua si lulet e qershive
E shkund Veten. I rrit frutat.
Që, t’i ha pasmesnate. Huazoj
Unë për simbole në poezi. Liri!
Edhe Ti je, oj Grua si lulet e qershive
Shkundesh. Skuqesh para Diellit...
(Gruaja besnike)
I dëbova armiqtë rreth Meje. Edhe Miken
Vetëm poezinë nuk mund ta përzë. Nuk ik.
Është grua besnike. E do burrin....
(Grua natën e mirë)
Grua besnike, natën e mirë! Ika.
Pasmesnate, më pret një Grua tjetër:
Poezia. Dhe, është xheloze.
Nëntë burra nuk mund ta bëjnë zap
Natën. Vetëm Unë ia jap hakun.
Grua besnike, natën e mirë! Ika
Falemnderit. Që, nuk je xheloze...
(Unë jam Ujk. Dhe,
dua plagë!...)
Grua, mirëmëngjes. Erdha
Unë jam Ujk. Dhe, dua plagë!
Edhe Ajo nuk ishte xheloze...
(Edhe mes Dimrit Madh
e pres një Pranverë)
Arën e Babait me Penë lëroj me vite
Dy qe para në zgjedhë. Dhe, një kalë.
Nateditë fushave. Maleve, në ballë.
Fushës Cërvicës, rrëzë Çukës ugare:
Verë e Dimër, mes arave hapim varre
Rrugë e gjatë për Babatomorr. Dhiare.
Arën e Babait me Penë lëroj me vite
Mes Dimrit Madh: E pres një Pranverë…