| E shtune, 20.10.2018, 03:44 PM |
PËR
TY
Për zërin tënd që tingëllon ëmbël,
do jepja zogjtë e tokës së ëndërrt,
për puthjet e tua të sinqerta,
do jepja lulet me ngjyra e të çelta.
Për vështrimin tënd të ngrohtë,
do jepja gjithë oqeanet e plotë.
për një përqafim shtrënguar,
do jepja pyje e male gjelbëruar.
Për dashurinë tënde të bardhë,
do jepja zemrën time kristal.
Po kërkove të më kesh pranë mua,
të fal gjithë botën që më ka rrethuar.
Por di që edhr ti më ke dashuruar,
më ke falur dyfish, sa kam shkruar.
Vjollca Tiku Pasku