| E enjte, 16.08.2018, 08:32 PM |
Kur erdhën shqiptarët në Kosovë sipas Hasan Kaleshit ? Mjerim i “ shkencëtarit “të porositur .
Nga Fahri Xharra
Një vizion primordialist i ‘kombit’ merret në konsideratë edhe nga perandori bizantin, Konstandin VII Porfyrogjeneti i cili preferon që çdo etni duhet të strumbullohet rreth gjuhës së fisit të vet (???? ??? ??????? ????? ??? ?? ????????? ??? ???????????, ???` ?? ??? ???????? ?? ??? ???????? ?? ?????????? ??? ????? ????????? ?????????? ???????). Kjo paradigmë e kërkon që çdo etni të izolohet në vetëvete për të arritur harmoninë në mendime dhe lidhje. Në të kundërtën, sipas perandorit bizantin, doke të huaja dhe ligje të ndryshme do të sillnin hasmëri dhe urrejtje .(Constantinus Porphyrogenitus, De Administrando Imperio, përkthyer nga R.J.H. Jenkins, Dumbarton Oaks, 1967, ff. 74-75 )
Pra sa jemi të vjetër këndej pari ? E dini që nëse Porfirogjeni përkthehet në shqip si duhet , nuk do t`i kishim “telashet “ e sotme të mohimit të historisë sonë , gjuhës dhe kombit tonë .
E kam fjalën për studjuesin shqiptar Hasan Kaleshi i cili mjerisht ka punuar për shtrembërimin e gjuhës dhe historisë sonë sipas porosive serbe dhe turke. Mos të habitemi se e njëjta po ndodhë edhe sot, por do ia dalim mb`anë pa dyshim.
A mos po përsëriten vitet e Rankoviqit ndaj shqiptarëve? vitet e dëbimeve të mëdha por një mënyrë tjetër . më të butë por për çudi me përkrahjen gjithë popullore (“ xhemati i 98 % -ishit të kobit ( kombit) islamik kosovar “ )
A ishte Hasan Kaleshi i përzgjedhuri i qeverisë Jugosllave të kohës ,që me autoritetin e tij prej “ historiani shkencor “ të mbushë mendjen e një populli të tërë që jemi turq ? (Kosova, si qenka shqiptarizuar ajo? )
Mashtruesi më i madh i historisë shqiptare Hasan Kaleshi e "gjen vendin e nderit" në shtypin tonë .
Falsifikohet e vërteta. Hasan Kaleshi kishte falsifikuar dokumentin e Selami Pulahes në këtë mënyrë: "Sipas një regjistrimi të kryer në vitin 1482, në nahinë e Alltun - Ilisë ( e vërteta është . në nahinë e Altin Ilisë fxh ) që ndodhet në rajonin e Gjakovës së sotme, vendet malore ishin të populluara me serbë, kurse rrafshi me shqiptarë. (Selami Pulaha, “Nahija e Alltun - Ilisë dhe popullsia e saj në funt të shekullit XV”, “Studime Albanologjike I”, 1971, Prishtinë, 1972) Hasan Kaleshi shkruan “ Duke u bazuar në fakte të tilla dhe nëse marrim parasysh përqindjen e shumicës dhe pakicës së popullatës, arrijmë në përfundim se Kosova nuk popullohej më shumë se 4-5 për qind me shqiptarë “
Kurse e vërteta e Selami Pulahes është si vijon: “Sipas regjistrimeve regjistrimeve të viteve 1571 dhe 1591 regjioni Verilindor i Sanxhakut të Dukagjinit , ose sipas emrit të dhënë në shek.XVI-të , regjioni i Hasit ishte tërësisht i banuar nga shqiptarët . Regjioni i Hasit ishte i ndarë në tri nahije: Nahija e Rudinës (Gjakova e sotme dhe fashtrat e saja në jug), Nahija e e Domeshtiçit (fshatrat në mes Gjakovës së sotme dhe Prizrenit) si dhe Nahija e Pashtrikut ( fshatrat në lindje dhe në perëndim të malit Pashtrik). Kjo mbyllet me faktin që ngjashëm me banorët e regjioneve malore të Shqipërisë Veriore edhe banorët e këtyre tri nahijeve kishin emrat tipik Shqiptarë: Gjin, Gjon, Gac, Bac, Kol, Gjec, Doda, Prend, Biba, Nue, Dida, Shtepan, Vata,( Burimi: http://archive.is/tr44YThe albanians in Kosova through the centuries, by S.Pulaha – www.ezboard.com )”
Halil Teodori në punimin e tij “HASAN KALESHI OSE MERCENARIZMI INTELEKTUAL NË SHËRBIM TË HISTORIOGRAFISË JUGOSLLAVE DHE TURKE (2)” shkruan : “Ne dekumentat Osmane te viteve 1468 deri me vone kane ekzistuar emra kristiane te popullsisë shqiptare e kam fjalën këtu per Dibrën e madhe këtej dhe andej kufirit. Sipas fshatrave kanë ekzistuar emrat Gjon. Luigj,Teodori, Mark, e tjerë me keto lloj emrash .Administrata Turke ka mbledhur taksat. Më vone mbas 100 vjetëve këto emra janë ndryshuar ne emra musliman se ashtu i duhej pushtuesit”
Merxhan Ademi, Ja sesi Turqia e shqiptarizoi Kosovën sipas Hasan Kaleshit: Ai ( Hasan Kaleshi, fxh ))pohon se “nga gjysma e shek. II (p.e.r.s.) deri në ardhjen e turqve, tokat e banuara me shqiptarë qenë pushtuar nga romakët, bizantinët, venedikasit, bullgarët dhe serbët. Deri në vendosjen e serbëve këtu kah fundi i shek. VI, gjuhë zyrtare në një pjesë ishte gjuha latine, ndërsa në pjesën tjetër gjuha greke. Nga kjo periudhë nuk posedojmë asnjë dëshmi rreth shtet-bërjes, kulturës, shkrimit, organizimit kishtar dhe krijimtarisë së shqiptarëve”. Në kuadër të këtyre argumenteve, Kaleshi thotë se edhe vet Skenderbeu i cili njihet si heroi kombëtar i shqiptarëve, nuk ka shkruar asnjë fjalë në gjuhën shqipe, por të gjitha shkresat e tij shkruheshin në gjuhët greke, latine dhe sllave.””
Pra edhe Skënderbeu nuk paska ditur shqip , sipas Kaleshit .
Miq të nderuar , turqizmi pra në radhë të parë është shpëlarje e trurit, një veprimi që i është nënshtruar dhe Hasan Kaleshi, por jo si njerëzit e thjeshtë, ai e ka shfrytëzuar pozitën e agjitatorit që jugosllavët dhe turqit ia kanë besuar.
Hasan Kaleshi, në kumtesën e tij që e kishte lexuar në Kongresin Ndërkombëtar të Turkologjisë në Stamboll, në vitin 1973.:
“Administrata e osmanëve në Ballkan, shpërbërja e Perandorisë Osmane dhe padrejtësitë që me të vërtetë iu bënë popullit shqiptar shihen nga prizmi i shekullit XIX. Gjykohen ndikimet shumë të mëdha të orientit në secilin dimension material e shpirtëror të popullit shqiptar. (P.sh. në të gjitha shkrimet rreth folklorit shqiptar nuk thuhet asnjë fjalë për ndikimin e kulturës orientale, megjithëse ky ndikim është tepër i madh. Për këtë shih shkrimin tonë: “Orientalische Einflüesse in den Albanischen Volkserzahlungen Südost – Forschungen”, Band XXXI, München 1972, 267 - 301). Ngrihen në qiell shkrimtarët me prejardhje shqiptare që shkruan në latinisht dhe italisht, kurse hidhet poshtë tërë letërsia e atyre shqiptarëve që shkruan në gjuhët orientale. Shumica e këtyre shkrimtarëve jo që jetuan nëpër vende të huaja, por jetuan e krijuan në atdheun dhe në mesin e popullit të tyre. Në njërën anë promovohen veprat “atdhetare” të disa aktivistëve të dyshimtë të periudhës së Rilindjes Kombëtare, e në anën tjetër lihen në harresë personalitete të dobishme të kombit shqiptar. (Në librin “Historia e letërsisë shqipe I-II” të botuar nga Instituti Shtetëror i Tiranës, një kapitull iu është kushtuar humanistëve shqiptarë që shkruan në gjuhën latine dhe italiane, por nuk thuhet madje një fjalë e vetme për Koçi Beun, Lytfi Pashën, Jahja Bej Dukagjinin, Mesihin nga Prishtina, Shemsedin Sami Frashërin, Mehmet Akif Ersojin, e shumë të tjerë që lanë gjurmë në letërsinë dhe shkencën turke. Nga letërsia janë tërhequr edhe ata emra të poetëve shqiptarë që krijuan shqip me alfabet arab).”
Në vazhdim lexojmë nga Hasan Kaleshi në Kongresin ndërkombëtar të turkologjisë në Stamboll,1973 ; “Pa dyshim se pushtimi i Ballkanit nga turqit rezultoi me dëme të rënda për serbët, grekët, bullgarët dhe disa popuj të tjerë të Ballkanit, të cilët kishin shtet, organizim të kishës, kulturë, letërsi dhe shkrim të vetin. Pushtimi turk i dha fund procesit zhvillues të këtyre popujve, si dhe ngadalësoi zgjimin e tyre kombëtar dhe kulturor, organizimin si kombe unike dhe pjesëmarrjen në lëvizjet kulturore dhe qytetëruese të Evropës. Por, nuk mund të flitet njëjtë edhe për popullin shqiptar, ngase ai nuk kishte asnjërën prej këtyre që përmendëm. Deri në periudhën kur erdhën turqit, shqiptarët ishin nën sundimin e të huajve dhe nën influencën e kulturës së tyre, dhe pandërprerë asimiloheshin etnikisht dhe kulturalisht. Në kohën që po finalizohej pushtimi turk i Ballkanit, populli shqiptar ndodhej para sprovës më të rëndë historike, pra rrezikonte të asimilohej i tëri.’
Pra sipas këtij rezulton që “ shpëtimin” na e sollën turqit.
Lexuesve të mi të nderuar iu rikujtoj se pse Hasan Kaleshi fliste kështu në vitin 1973 ? . Ishte pra më pak se një vit kur duhej aprovuar Kushtetuta e viti 1974, e cila e bëri Kosovën njësi federale të Jugosllavisë . Edhe këtë, sikur mos t`ishte Kushtetuta e vitit 1974, ShBA e as Europa nuk kishin mundur të bënin atë që e arritën në vitin 1999.
Pra, teoria serbe e “ardhjes së shqiptarëve në Kosovë pas pushtimit osman në Ballkan “ është një ëndërr serbe e ripërsëritur nga islamistët e ngjyrave të ndryshme.
Fahri Xharra,07.08.18
Gjakovë