Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Zotit Paskal Milo - letër miqësore!

| E marte, 14.08.2018, 06:11 PM |


Zotit  Paskal Milo - letër miqësore !

Akademik Ali Hadri në vitit 1968 quante Skënderbeun vetëm shqiptar

Desha t`iu rikujtoj për propagandën e Juaj kundër origjinës shqiptare të Skënderbeut- Gjergj  Kastriotit, propagandë e juaj e cila iu hapi gojën serbëve dhe të gjithë shqiptarëve anti-shqiptar
Me keqardhje të madhe po iu drejtohem Juve si historian , politikan dhe diplomat : Çka ju desh e gjithë ajo e “ vërtetë “ e juaja që të lëndoni edhe at pak histori të lavdishme si të Skënderbeut që e kemi ?
Shtypi shkruante :  “Historiani Paskal Milo tregon qe Skënderbeu ka qene sllav, familjen e ka patur serbe. Nëna e Skënderbeut ishte sllave. Skënderbeu lindi ortodoks. Emrat e fëmijëve te Gjon Kastriotit janë sllavë. Skënderbeu nuk luftoi për Shqipërinë dhe Kosovën por për kryqin dhe provincat e tija sllave. Ai nuk është hero i Shqipërisë dhe Kosovës. Katoliket dhe nacionalistet e paditur nuk duhet te tërbohen nga këto fakte. Heroi i tyre me shume i përket Serbisë se sa i Shqipërisë. (http://gazetaimpakt.com/paskal-milo-skenderbeu-ka-qene-sllav-nuk-luftoi-per-shqiperine-por-per-kryqin/) “

Të iu rikujtoj Zoti Milo që “Kadareja e ka paraqitur në shkrimin e tij se ç'është ç`mitizimi. Pra është paraqitja faktike e ngjarjeve dhe personazheve historike të mitizuara. Kjo do të thotë, p.sh. që Skënderbeu nuk kaptonte malet me kalin e tij të bardhë (që as nuk e dimë a ka qenë i bardhë) por  ai (Skënderbeu) ka luftuar kundër turkut dhe ka arritur të bashkojë pas vetes, në këtë luftë, shumë prijës shqiptarë e, për rrjedhojë, shumë shqiptarë (arbër). Skënderbeu kishte një vizion bashkimi të gjithë shqiptarëve e ky bashkim të ishte rezultat i nevojës për mbështetje ndaj fuqisë më të madhe të kohës. Por, ky "çmitizim" nuk e ul vlerën e bashkimit të shqiptarëve nën Skënderbeun e as lavdisë që ky i fundit i dha popullit shqiptar. “
Qe Skënderbeun e beri te njohur ne popull rilindja, për ketë nuk ka pike dyshimi. Në viset më të humbura të Shqipërisë popullsia e thjeshtë i këndonin Skënderbeut brez pas brezi e kjo s'kishte lidhje me rilindësit apo me librat e komunizmit por me kujtesën mbi trimëritë dhe krenarinë që i dha Skënderbeu shqiptarëve.
 Keni thënë : « Nëse duam ta zbresim Skënderbeun me këmbë në tokë duhet ti themi disa gjëra që i kanë thënë historianë me kohë e me shekuj «   Skënderbeu sipas ishte luftëtarë për mbrojtjen e krishterimit.
Portalet 100 % turke shkruanin : “ Paskal Milo nuk është Hoxhë, as Imamë as Mysliman! Por e flet te vërtetën per Skënderbeun “ . Sa u gëzuan të mjerët !

Sidoqoftë, qëllimi i letrës sime nuk është se çka keni thënë sepse ato i dinë edhe zogjtë në degë, por qëllimi është të ju njoftoj për pasojat e fushatave antikombëtare dhe  antiskenrdejane që do i vuajmë ne dhe historia e jonë e lënduar nga Ju .

Sigurisht që e keni lexuar : » "Ako je Skenderbeg Srbin, a istovremeno i Albanac..." Najavljeno postavljanje spomenika ?er?u Kastriotu Skenderbegu u Ulcinju otvorilo je u politi?kim krugovima pitanje porekla albanskog junaka, navodi RTCG.
(https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2018&mm=08&dd=02&nav_category=167&nav_id=1425904 )
 Të përkthej për lexuesit e mi :” Paralajmërimi i vendosje se përmendores se Skënderbeut në Ulqin , në qarqet politike ka zgjuar pyetje se Skënderbeu a ishte shqiptar apo serb «  Pra ? Skënderbeun serbët nuk po e lejojnë në Ulqin.
Zoi Milo , juve dhe të gjithë atyre që  e pretendojnë një “eliminim  “ të Skënderbeut nga historia, iu kisha kujtuar librin : “Skenderbeg u pesmama” botuar në Pançevë (Serbi ) me 1883  ,ku Skënderbeut i këndohet si shqiptar e jo si katolik apo ortodoks  “:

‘Nese mendon Epirin ta robërosh,

Skenderbeun gjallë ta zesh

Merr 50 mijë ushtarë

Sepse ti nuk e di cka janë shqiptarët

Njeri do tu u hidhet njëqindve

Skenderbeu do tu hidhet njëmijëve’

(Këtë këngë popullore serbe e shkëputa nga  nga libri i serbëve : “Skenderbeu në këngë“, faqe 11 )

Zoti Milo duhet ta dini që në Jugosllavi kur shqiptarët ishin ata si ishin : Ali Hadri jep për epokën e Skënderbeut, i cili e ka parë të arsyeshme trajtimin e historisë ekonomike, shoqërore, politike e kulturore të shqiptarëve në shek. XV, e veçanërisht epokën e Skënderbeut jo vetëm se qenia shqiptare mesjetare u njësua në një individualitet të kristalizuar në shkallë kombëtare që njihet si “Lidhje shqiptare”, por u formua edhe shteti shqiptar mesjetar si struktura më e lartë e vetëdijes shoqërore. Lëvizjen çlirimtare kombëtare në epokën e Gjergj Kastriotit, profesor Hadri e cilëson si periudhën më të lavdishme të historisë mesjetare shqiptare, por edhe pjesë të lëvizjes çlirimtare që zgjat prej kohës kur pushtuesi turk.  Ali  Hadri dhe të tjerët e bënë që edhe serbët ( serbisht ) në atë kohë të mësojnë në shkolla, që Skenderbeu ishte shqiptar .

Libri I Ali  Hadrit për Skenderbeun  , serbisht e i botuar në Beograd.
Zoti historian, mos e burgosni  vetën dhe historinë tonë. !
Me shëndet nga Gjakova,
Fahri Xharra, 03.08.18