| E marte, 14.08.2018, 07:02 PM |
Fajin
e ka Perseida
Nga Gëzim Llojdia
1.
Mistikët e lashtë, besonin se meteoritët,asteroidet, kometat, që shkonin diku përkrah orbitës së tokës dhe me tej e këtej ,ato janë shkaktare ,që në tokë ndodhin fatkeqësi. Po ti referohemi sërish Wikipedia thuhet se:Disa katolikë i referohen Perseidëve si "lotët e Shën Lorencit", të pezulluar në qiell, por kthehen në tokë një herë në vit më 10 gusht, data kanonike e martirizimit të shenjtorit në 258 pas Kr.Shenjti thuhet se është djegur gjallë në një gridiron dhe kjo traditë është pothuajse me siguri origjina e legjendës popullore mesdhetare, që yjet e të shtënave janë shkëndija e atij zjarri dhe se gjatë natës së 9-10 gushtit flakët e ftohur të saj shfaqen në tokë nën bimë, dhe të cilat njihen si "thëngjilli i Shën Lorencit".
Po tu besojmë mistikëve, thuhet se: këta trupa qiellore në një periudhë kohore pengojnë energjinë pozitive duke e lënë tokën tonë nën efektin e energjisë negative. Pra pushtetin në tokë e merr energjia negative, që krijon fenomenet negative të njohura si: aksidente,vrasje,dhunë, sherre ,etj etj, fenomene negative që pjellin nga energjia negative .Nëse do tu referohemi vetëm rasteve të fundit. Në korrik zjarret në Atikë, a mund të thuhet se kanë një bazë fenomenin negativ të veprimit të asteroidit 2018DV1” që kalojë 104.607 km larg planetit, kreshta e këtij guri masiv pengonin për gjatë një jave energjinë pozitive duke e lënë tokën nën frymën e një energjie negative të njohur si fryma e djallit. Në aksidente dhe të tjera fenomene është ndikimi i Perseidës,ku energjia pozitive mungon për shkak të dushit meteorik, që vijon prej disa ditësh. Duke e lënë tokën nën mëshirën e energjisë negative dihet se çfarë fenomene negative presim .Eshte vendi per te thene:I ligu behet me i lig ,nga ndikimi i energjise,
i marri,hajduti,mashtruesi ne keto dite shfaqen me fytyren e tyre te vertete.
A janë këto teza të vërteta?Policia angleze beson dhe vepron në shumë raste për ndikimin e hënës në shtimin e kriminalitetit. Dhe në shumë raste të tjera fenomene qiellore janë të njohura në botë.Ku ishte ti o Zot, kur ata vuanin apo vriteshin digjeshin?
A mund të supozojmë se energjia e tij ishte penguar ky është shkaku ,që ne kërkojmë rëndom me pyetje:” Po të kishte Zot, përse nuk vepron!
Nëse ndjekim linjën e mistikëve, ata thonë se në këto situata,prit sa të kthjellohet gjendja,që do të thotë pritë sa të kalojë energjia negative, pra sa të marrë fund dukuria qiellore dhe banorëve të tokës ti rikthehet energjia pozitive. Pra në raste të këtyre fenomeneve pritet me qetësi deri sa të largohet ,asteroidi,meteori,kometa etj, që të rikthehet energjia pozitive. A mund ta shpëtoj Zoti tokën dhe banorët e tij?
Ai jep mundësi si në rastin e migrimit të alieneve nga toka,kur ajo u bë e pabanueshme. Vizitat e shpeshta të alieneve në tokë ,kanë si qëllim avancimin e shpejt të teknologjisë, që banorëve të tokës, do tu duhet në të ardhmen. Vizitat e një anije aliene nga një tjetër galaksi kohë më parë është tregues se në dimë pak,njohim pak ose aspak fenomenet qiellore.Ne, jemi qiellor ardhur prej andej, shpirti dhe trupi tokësor.Shpirti do të rikthehet atje ,ku e ka vendin, ndërsa trupi do të rikthehet andej nga u ngjiz.
Ne ,nuk jemi të vetëm në këtë botë. Ka qenie të tjera. Ne njohim aq pak nga misteret e kësaj bote sa ska shifër për tu krahasuar. Një ditë, pra 40 shekuj më vonë, do përplasen dy galaktikat dhe toka jonë do të shuhet në fillim dielli ,njeriu do të ngrejë një diell artificial, mirëpo edhe ai do të iki në mugëtën e madhe ,pastaj kolonit në Mars,nën ujë etj, do rebelohen nga toka, banorët e tokës do kërkojmë të ikim larg ,por një sëmundje e tmerrshme do të ngjasë në kërkim të planeteve të tjerë , etj etj .Ku i dimë dhe përse besojmë? Ne dimë se sikurse trupi, që ka mjekët e tij për tu kuruar ,shpirti ka edhe ai mjekët e tij, që quhen shenjtorë, vetëm ata e lexojnë kodin e tij të koduar, që nuk vepron me ligjet tona, por me të tjera ligjësi,ne as i mendojmë dhe as si përfytyrojmë dot. Pikërisht marrja në konsideratë e këtyre eliminon ose minimizon fenomenet negative ato, që i sjell energjia negative.
A mund ta shpëtoj dot Zoti? Sigurisht që jo ,ai do të japi mundësi, që banorët e saj të ikin më parë se këtu në këtë planet të ketë ndodhur gjëma.Ne nuk njohim shumë fenomene qiellore të cilat shpesh shkaktojnë tragjedi në tokë.Këto ndodhin dhe do të ndodhin për aq kohë duhet të ruhemi nga e keqja, që është energjia negative që mbizotëron në rastet e këtyre dukurive.Në shumë raste lufte dhe të tjera. Shenjtoret thoshin:Prisni sa të kalojë murtaja. Pra prisni sa të kalojë ky apo ai objekt qiellor, që ka krijuar anomali në energjinë tonë pozitive, duke e lënë njeriun nënë ndikimin e energjisë negative. Por, me idetë e mia them se nuk mund të shpëtojë botën dhe mendimet e mia, janë thjeshtë ndjenja të pafuqishëm dhe frustruese ndonjëherë. Unë shikojë se si foshnja duke u përpjekur për të mësuar not në pishinë, fëmija me nënën, janë aq ta pafajshme duke mos e ditur për fatin, që i pret. Duke shpresuar se ato do të ndezin kureshtjen e dikujt, por mjerisht edhe pse ajo dritë është e ndezur në fytyrë, ato nuk e shohin. Gjykoj se si ata që udhëheqin këtë botë nuk kanë një kujdes dhe ata ndoshta nuk e bëjnë në atë moment në kohë, por më duhet të thërras nga forca e mushkërive të mia, " Po vjen dhe ju do ta shikoni atë!"Besohet se ka kohë ,që ka hyrë në veprim koha kur dy galaksit janë pozicionuar përkarshi njëra-tjetrës. Ndikimet e tyre do të ndihen në vitet në vazhdim. Kjo është kështu;ne shohim një dritë ylli nga toka dhe nëse nisemi për atje, do të gjendeni të çuditur se ai yll ishte shuar qëkur, veçse drita e tij që vjen këtu ,prej largësive të mëdha. Në shume mediume të huaja është pohuar problemet e mëdha për planetin Tokë. Toka ka qenë duke vepruar deri kohët e fundit me një rritje në tërmetet, vullkane, ngrohja globale "ndryshimin e klimës", përzierja e stinëve, dhe më shumë efekte të tjera, që janë të panjohura ngase askush nga ne nuk ka një përvojë jetësore kaq të gjatë sa jetëgjatësia e një planeti .Ne tash jemi përpara një kohe të qetë ,duke pritur shtrëngatën dhe nuk me dimë, se çfarë dëmesh do të sjell ajo. Ne jemi në pritje dhe po gjykojmë se: Është një ndryshim qiellor ,që askush nuk e shpjegon dot me njohurit që kemi. Të gjitha duket se janë në pritje. Në pritje po të kujt ?Çfarë presin e gjithë kjo njerëzi në lëmshin tonë të pa-emër?Të gjithë sytë i kanë nga lartë sepse aty poshtë bota kutërbon. Kush do të jetë shpëtimtari?Mos vallë kjo masë e madhe energjie, që vjen nga përtej universit dhe përtej mendjes tonë do të na kthej vallë në udhë të mbarë?Të presim dhe të shpresojmë( një thënie diku në një film),ndonëse sytë do ti kemi nga hapësira .
“Sepse ja, unë krijoj qiej të rinj dhe një tokë të re dhe nuk do të ketë asnjë kujtim nga gjërat e kaluara, nuk vijnë më në mëndje. »(Isaia 65:17)
"Pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna do të humbas dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë qiellore do të lëkunden. Atëherë do të duket në qiell, Biri i shenjës Man. "(Mt 24, 29-30.
2
Perseida, janë dushe pjellore meteorësh të lidhura me kometën Sëift-Tuttle. Perseidët janë quajtur kështu, sepse pika nga e cila ato duhen të bjerë qëndron në konstelacion Perseus,shkruan ëikipedia. Mirëpo etimologjia e saj do të thotë se :emri i saj rrjedh nga fjala Perseidai (Greqisht: ?????????), bijtë e Perseve në mitologjinë greke.
Rrjedha e mbeturinave, quhet re Perseid dhe shtrihet përgjatë orbitës së kometës Sëift-Tuttle. Reja përbëhet nga grimcat e nxjerra nga kometa ndërsa orbita e saj udhëton me një orbitë 133-vjeçare. Shumica e grimcave kanë qenë pjesë e reve, për rreth një mijë vjet. Megjithatë, ka një filament relativisht të ri të pluhurit në rrjedhë,n që u hoq nga kometa në vitin 1865, e cila mund të japë një mini pik të hershëm, një ditë para dushit maksimal. Dimensionet e reve në afërsi të Tokës vlerësohen të jenë përafërsisht 0.1 njësi astronomike (AU) dhe 0,8 AU përgjatë orbitës së fundit, të shpërndara nga ndërveprimet vjetore me gravitetin e Tokës.Dushi i meteorëve është i dukshëm nga mesi i korrikut çdo vit, me kulmin në aktivitet ndërmjet 9 dhe 14 gusht, në varësi të vendndodhjes së veçantë. Gjatë kulmit, shkalla e meteorëve arrin 60 ose më shumë. Ato mund të shihen në të gjithë qiellin, megjithatë, për shkak të rrezatimit të dushit në konstelacionin e Perseusit, Perseidët janë kryesisht të dukshëm në Hemisferën Veriore. Ashtu si me shumë dushe meteorësh, shkalla e dukshme është më e madhe në orët e para të agimit, meqë më shumë meteoroide grumbullohen nga ana e Tokës duke lëvizur përpara, që korrespondon me kohët lokale mes mesnatës dhe mesditës. Ndërsa shumë meteorë arrijnë mes agimit dhe mesditës, ato zakonisht nuk janë të dukshme për shkak të dritës së diellit. Disa gjithashtu mund të shihen para mesnatës, shpesh duke kullotur atmosferën e Tokës për të prodhuar shtigje të gjata të ndezura dhe nganjëherë zjarre të mëdhenj. Shumica e Perseidit digjen në atmosferë, në lartësitë mbi 80 kilometra .
Kjo është historia e Perseidës dhe dushit që ndodh çdo vit në gushtë.Lidhaj e saj me fenomenet negative në tokë po ë shqyrtojnë shkarazi duke u bazuar te mistikët.