Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tahir Bezhani: Takimet e letrarëve

| E hene, 13.08.2018, 02:26 PM |


TAKIMET E LETRAREVE,  EDHE SPONTANE,  JANË TË DOBISHME

Takimi në Bajram Curri i disa miqve letrarë, me datën 7gusht 2018, edhe pse spontan, ishte mjaft interesant, frytdhënës në ide dhe konkret në propozime.

Duke shkëmbyer mendimet, krijuesit Hysen Berisha, Shaban Nokshiqi, Lulzim Logu e Tahir Bezhani:

Në hotelin i bukur ”Shkelzeni”, mbuluar me pisha dhe ajrin e freskët bjeshkor, u takuam një grup miqsh poetë, krijues nga Malësia e Gjakovës, duke pirë kafe dhe duke biseduar për krijimtarinë letrare. Në fakt, poeti 92 vjeçar,  Shaban Nokshiqi,  kishte nxjerrë nga botimi këto ditë, librin e tij të pestë me poezi”Piramida”, i cili u bë edhe shkak i bisedës për letërsi. Duke shkëmbyer mendimet, krijuesit Hysen Berisha, Shaban Nokshiqi,  Lulzim Logu e Tahir Bezhani, trajtuan edhe disa çeshtje të organizimeve të ndryshme,  me rëndësi të veçantë,  siç është “Festa e Plisit”, manifestim nga viti 2014, të cilin e organizojnë me sukses letraret e Klinës, në krye me Ismet Krasniqin –Lala ,  krijuesin e mirënjohur, kritikun letrar me zë, z.Prend Buzhala, e krijues tjerë nga Klina.

Ky manifestim për “Plisin” organizohet edhe nga Shoqata “Bytyqi” në krye me Agron Çjidija, për teritorin e Shqipërisë.  Këto dy manifestime, kanë dhënë kontribut të madh në aspektin e ndriçimit të historikut të Plisit të bardhë.

Në aktivitet e organizuar nga krijuesit  Klinës,  në disa edicione,  kanë mbajtur fjalën e tyre një numër i madh studiuesish,  të cilët me tezat e tyre shkencore,  kanë argumentuar bindshëm prejardhjen e Plisit të bardhë nëpër shekuj. Nga këto biseda, si spontanisht,  rrodhën edhe propozime konkrete,  për kulmimin e idesë së manifestimit për “Plisin”, i cili ka disa vite që mbahet në të dy anët e trungut shqiptar. Nga takimi te hotel”Turisti” në Bajram Curri, dolën edhe këto propozime nga grupi i krijuesve të lartcekur.U tha aty se do ishte mirë që manifestimi për “Plisin” të përfundonte në trojet e Binak Alisë së Bujanit, në Kullën e Mic Sokolit, me një organizim mbarëkombëtar, ku do merreshin edhe disa qëndrime konkrete, si:

1.         Nga ky manifestim t’iu drejtohet materiali dhe mendimi dy institucioneve të dijes(Universiteteve) tona, Tiranë- Prishtinë, për të përpunuar idenë dhe për t’iu dhënë propozim dy Parlamenteve(Prishtinë-Tiranë) që “Festa e Plisit” të jetë festë mbarëkombëtare, caktuar(paraparë) me akte ligjore nga dy vendet.

2.         Dita e cekur(paraparë në aktet ligjore të Parlamenteve), të jetë ditë e gjithë shqiptarëve në botë, por në trojet tona, mundësisht të gjithë, të dalin me plisa të bardhë në kokë në të gjitha vendbanimet e tyre, por edhe në vend punimet e tyre, njëditore.

3.         Ky manifestim ka rrënjët më të thella se vet Flamuri jonë kombëtar, dhe si i tillë të jetësohet gjithsesi.

4.         Një mendim se manifestimi te Kulla e Binak Alisë të ishte mikpritësja e këtij manifestimi, vjen natyrshëm edhe shkaku i të qënit pranë vendit ku u mbajt “Konferenca e Bujanit” të ishte përforcim i ideve të saj, që datojnë nga viti: 1943/44

Këto ” pak”mendime që u dhanë gjatë bisedës, te tjerat që do vijnë nga të tjerët, do ishin në grumbullin e atyre dëshirave dhe qëllimeve që i dëshirojmë të gjithë, por, vetëm se duhet punuar për realizimin e tyre me këmbëngulje dhe të bashkuar.....

Tahir Bezhani, 7 korrik, 2018

Bajram Curri