| E premte, 19.09.2008, 08:20 PM |
Jeta nuk matet me vitet e shkuara, por me veprat e bëra gjatë saj
Adem Berisha
Nga Adem Berisha
Zonjë e nderuar Fatmira Hajdari, këtyre ditëve lexova intervistat tuaja, të engjellushës dhe "kukullës" së Azemit, Rudinës, percolla edhe emisione nëpër TV dhe gjithë këto me një rrënqethje të tërësishme të trupit tim, kuptohet nuk ishte kjo hera e parë nga se gjithë ngjarjet rreth familjës tuaj dhe heroit të demokracisë e njërit nga kolosët e çështjës kombtare shqiptare, vëllait e birit të popullit Azem Hajdari, i kam përcjellur me kurreshtje të veçantë. Por tash që ishte ky pervjetor vetëm sa shtoi emocionet, dhëmbjen e pafund por gjithësesi edhe krenarinë për faktin se ky popull lindi dhe rriti një burr të veçantë si Azemi. Unë jam i sigurt se edhe TI, përkundër dhëmbjes qe të përcjell dhe gjithë kujtimeve të mira për te, ndjehesh e lumtur dhe krenare që këtë mbinjeri e kishe fat të jetës tuaj me të cilin ke lindur tre yjet e tu, Kirin, Rudinen dhe Azemin e vogël - të Madh, tash edhe ai është bërë burr. Qofshin jetëgjatë, me fat të mirë në jetë dhe nga Zoti të bekuar. Zonjë e nderuar Fatmira, me qëndrimin tuaj dinjitoz gjatë jetës së përbashkët me Azemin e më pas dhe gjithë virtytet pozitive qe të stolisin, TI e ke merituar Azemin por çka t'i thuhet paradoksit që ai aq heret fizikisht u nda prej teje. Unë dua dhe gjithësesi besoj se TI dhe yjet e tu jeni dhe do të jeni të fortë e të përballoni këtë dhimbje të madhe sepse 99,9% të saj ua kanë marrë vëllezërit e motrat tuaja
![]() |
Fatmira - Azemi - Rudina |
Me rrespekt të veçantë dhe përzemërsi nga xhaxhi Adem Berisha nga Rahoveci, Republika e Kosovës të cilen Azemi aq shumë e donte por nuk arriti që këtë realitet edhe të përjetonte.
Postuar: Ketu