| E diele, 12.08.2018, 08:03 AM |
Engjëll Fino
Shqipe mali, thesar nga tabani
(Dëshmorit Agron Dragoj)
Në Zhepovë të Deshnicës
Ku shqiponjat kanë folenë,
U ndez një yll drite
Si kështjella me bedena.
Ndrit’ shtëpia e Dragoj
Si hëna që ndiçon malet,
Atje lindi Agron zambaku
Trimi që sfidoj tufanet.
Kaluan vite e dekada
U rrit djali, u bë burrë;
Atdhetar me gjak shqiptari
Tallazet s’e ulën kurrë!
Ja erdhi një ditë e bukur
U vendos demokracia,
Gëzoi me shokë Agroni
Me syrin tek Liria!
Me shërbin ushtarak
Vulos betimin Agroni,
Në vitin ‘’97- të
U bë barrikadë betoni
Njëzet vejeç ai mbushi
Ushtarak me forcë burri;
U ndesh me bandën mizore
Kërcënimi kurrë se përkuli.
Betimin ndaj atdheut
Me jetë trimi e vulosi,
Kur mori plumbin sorkalli
Rroftë atdheu, thirri kollosi.
E ngriti më lart lavdinë
Të familjes atdhetare,
Shkroj emrin e nderit
Në luginën Deshnicare.
Po të ishin sot në jetë
Nënë Mineja e gjysh Asllani;
Do ta mbulonin fisnikun
Me urata, ligjërim tabani.
Krenar Medineja e Zaimi
Për të birin shqipe mali,
Flasin me brezat e rinj
Të tillë trima do vatani.
Motrat, hallat e gjithë fisi
Kur ra trimi u lënduan;
Në shpirt e kanë të gjallë
Se atdheun e nderuan.
Prindërit e tij fisnik
Kryelart sot jetojnë,
Se themelet e atdheut,
Si yll Gonia ndriçuarë.
Agron Dragoj, shqipe mali
Yll mbi atdhe do ndrisë,
Shkroi me gjak emrin e nderit
Në pentaonin e lavdisë.
Lapidar në mes Zhepovës
Vezullon për mbi Deshnicë,
Do ndriçojë nëpër shekuj
Agroni fanar plot dritë.
Përmeti e ka të gjallë
Nga Çarshova në Ballaban;
Nga Dangëllia e Këlcyrë
Është thesar me taban.
Gjirokastër,7 Gusht 2018