Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Duarkryq Kosovë rri

| E merkure, 08.08.2018, 06:40 PM |


Jusuf Zenunaj

 

MOLLA E KUQE

Këngë me lahutë,

këngë me çifteli,

mijëra rrëfime,

tregime e poezi

edhe pa të parë kurrë,

Oj Molla e Kuqe

ishin për ty !

E Molla e Verdhë

matanë Ibrit,

që u tha në pranverë ,

bisqe të reja

a thua do të nxjerrë ?!

J.Z. 7 gusht 2018

 

DUARKRYQ KOSOVË RRI

Si për diell, si për stuhi

duarkryq Kosovë rri !

Ëndrro dje dhe ëndrro sot,

derën e hapur për në Europë.

Thonë se teshat të janë prerë

ca në dimër e ca në verë.

Ty , nuk pyeti fare pasha

ai i ke të holla apo të trasha,

Festo Pashkë , festo Bajram

lum që ke një pashë Toptan !

J.Z. 5 gusht 2018

 

DY MIQTË E VJETËR

Thonin se ishin miq,

doli diç tjetër !

Lakrorin e hëngrën

tash flasin për tepsinë e vjetër.

Mbas perëndimit të diellit

gjykojnë edhe të tjerët,

larg e afër sofrës

si për mullinjtë e erës;

si për polet jug - veri.

Miqtë e vjetër

thërrasin njëri-tjetrin

b a t a k ç i.....

J.Z. 5 gusht 2018