| E diele, 05.08.2018, 09:55 AM |
NDERIM
PËR EMRIN DHE VLERAT E TUA, PROFESORI YNË HASAN LEKA!
Nga Dr. sc. Bardhyl Maliqi
Lajmin pikëllues se profesor Hasan Leka kishte ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë e mora më 29 qershor, kur ishim mbledhur në Tiranë për 40 vjetorin e diplomimit tonë. 30 e 35 vjetorin e bëmë në Shkodër dhe profesorin e kishim midis nesh, mes 10 shokëve tanë, që nuk jetojnë më, u lexuan edhe emrat e profesorëve tanë të ndarë prej nesh ndër vite. I fundit prej ne studentëve ishte miku im Avdyl Sula, që me pjekurinë e tij nuk na lejonte të gabonim. Shkrimtar e studiues, ai ishte kudo në kujtesën time afatgjatë. I fundit ndër pedagogët profesor Hasni, i ndarë prej nesh pak ditë më parë. Me dhjetra kujtime na vinin ndërmend, më dukej se ata vazhdonin të qenë mes nesh.
Ndaj e po e nis shkrimin tim në respekt të emrit dhe vlerave të Profesor Hasan Lekës me ketë foto të vitit 1976, kur unë isha student i vitit të dytë, pra një djalosh 20 vjeçar dhe profesor Hasani, pedagogu im i letersise shqipe dhe asaj ballkanike, një burrë 35 vjeçar. Janë shumë foto e shumë kujtime që u zgjuan prej lajmit të keq. Setet fotografike të shfaqura na i sollën të gjithë në kujtesë, ashtu si të gjallë, sikur të qenë ende mes nesh. Falemnderoj miqtë e mi: Nini Haxhistasën, Bajram Vatën e Osman Kazmën që ishin kujdesur për to.
Ne kishim pedagogë me emër në ato vite, si profesorët Jub Kastrati e Kolë Ashta, Neki Lezha e Vehbi Bala, Fadil Podgorica e Fatbardha Fishta, Mina Gero e Selami Tabaku, Islam Dizdari e Fadil Kraja, dijetarë skruptulozë, enciklopedistë në dije, elokuentë e metodistë të shkëlqyeshëm në mësimdhënie, por ndër ta më i veçanti për ne studentët ishte profesor Hasan Leka.
Ishte pjesë e jona në auditorë dhe në bibliotekë, në radio apo në eskursone, në aksionet e rinisë dhe në hulumtimet shkencore: udhërrëfyes përherë i motivuar, i rreptë sa duhet, por buzëqeshur gjithmonë. i pashtershëm në dije, me një të folur të rrjedhshëm, bindës në argumente, vizionar në parashikime dhe udhërrëfyes i vyer për të gjithë ne. Ai fliste mirë në gjuhën letrare, por dhe në të folmen gegërishte të qarkut të madh letrar të Shkodrës, kryeqytetit kulturor të shqiptarëve. Profesori fliste mirë jo vetëm në shqip, por dhe në disa gjuhë të huaja, veçanërisht në ato sllave. Këtë e them se më ka dhënë për të lexuar gjithë shkrimtarët tanë veriorë, përfshi dhe të ndaluarit: Fishta, Koliqi e Camaj, por dhe libra poetikë të Lermontovit, Eseninit dhe Ahmatovës në gjuhën rues. Por libri që më tërhoqi vërtet vëmendjen ishte botimi moskovit i kritikës ruse bashkëkohore “Ot Uitmana da Heminguesja” (Nga Uitmai te Heminguesji). Por kishte dhe një arsyje të dytë, që qe si midis nesh, ai më vlerësonte si djalë që vija nga orgjina çame, ai ishte për vete me orgjinë nga Mali i Zi, këtë e vërtetoi edhe me botimet më vonë edhe me shoqatën shqiptaro-malazeze që themeloi. A e dinte mirë se rrënjët ushqejnë lisat.
Ai vlerësoi shumë përkthimin tim të disa prej poezive të Eseninit dhe sensin tim kritik të letërsisë. Më nxiti të shkruaj, por më dha dhe një porosi të habitshme për atë kohë. “Ti je student ekselent dhe mund të shruash libra të pëlqeshëm qysh sot. Shkruaj, por mos boto asgjë, që nesër do të komprometojë emrin tënd.” Dhe duke u drejtuar me dorë nga anëtarët e klubit tonë letrar, që ai e drejtonte me aq përkushtim, thotë: “Shokët e tu do të botojnë libra shumë shpejt, por librat e tyre do të jenë pashëm peshë. Kur ke prirje per vargëzim, nuk do të thotë se je poet. Poeti që ngatërron emrat me foljet dhe mbiemrat me ndajfoljet nuk e ka të gjatë në letërsi. E pra, nuk mund t’u japësh mendje të tjerëve nëse nuk kulturohesh mirë për vete.” Ai vlerësonte me tepër Visar Zhytin, Skënder Buçpapën e Ilirjan Zhupën, por edhe Petrit Rukën e Baujar Xhaferrin. të tjerët për të qenë të lehtë. Vlerën e këtyre fjalëve e kam ndier vite me vonë, kur librat e mi filluan të vlerësohen në rrafsh ballkanik. Por për hir të së vërtetës këtë këshillë ma kanë dhënë në kohë të ndryshme edhe dy persona të tjerë, babi im, një lexues i pa matë dhe poeti ynë Ali Pidrimja, them poeti ynë sepse Ai ka shkruar dhe botuar me dhjetra poezi për Çamërinë.
Kam shumë kujtime me profesor Hasnin, kujtime që lidhen jo vetëm me auditorët e universitetit, por edhe me frekuentimin e mjediseve letrare, të bibliotekave dhe klubeve letrare. Klasat e vërteta të profesorit qenë pikërisht këto mjedise. Ndër to klubi i rinisë “Heronjt e Vigut”, ku ai edukoi e aftësoi një brez artistësh të rinj të apasionuar pas letërsisë, aktrimit, kinemasë, muzikës e sportit. Nën kujdesin e Profesor Hasant dhe të drejtuesve të klubit u botua një almanak me titullin domethënës “Shtigje të çelura”. Ky almanak, gazeta lokale “Jeta e re” dhe radio Shkodra ishin promovuesit tanë të parë. Aty jam njohur dhe miqësuar edhe me Ndue dhe Zhaneta Lazrin, dy krijues fisnikë. Ishte këshilla e professor Hasanit që më orientoi t’i njoh ata. Eshe sot pas dhjetra vjetësh kemi mbetyr miq të mirë.Një ndër veprimtaritë e Klubit ishte takimi ynë me anëtarët e Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve me Dhimitër Shuteriqin, Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë me të cilët na u dha rasti të bisedonim. Psi diskutuam edhe ne, Dhimitër Shuteriqi tha “janë të pjekur djemtë, ppse nuk I pranoni në Lidhje, ne u plakëm tani. Profesor Hasani u gëzua prej këtij propozimi dhe na tha: ”Rrofshi djem, se e nderuart fakultetin….
Kam një set të mirë librash me firmën e tij, libra të botuar nga Shtëpia botuese dhe Enti kulturor Camaj-Pipa. Profesori ka autorësinë, bashëautorësinë edhe editimin e gjithë kësaj literature, prej gati 200 titujsh, në disa fusha që kanë të bëjnë me hulumtime kulturologjike, historike e latrare, me botime autoriale në rrafsh të prozës dhe të poezisë, me botime nga gjuhë të huaja në shqip, por edhe nga shqipja në gjuhë të huaj, këto më pak, pasi përkthyesit tanë ndjehen të pasigurtë në këtë lëmë. Në këto botime gjejmë emra autorësh klasikë e bashkëkohore, veriorë e jugorë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali I Zi, botime akademikësh, tekstesh diturake e studentore të të gjitha trevave tona. Tituj interesantë, botime që s’të shqiten nga kujtesa, me paraqitje dinjitoze, me kopertina domethënëse, paçka se janë botime voluminoze apo doracakë të zakonshëm.
Po tentoj të bëj një eskursion kulturorë ndë ta.
Pishtarët e natës na ndriçojnë fytyra të njohura. por dhe të bukura. Ato vijnë vetëm një herë, ashtu si çelin lulet e dritares sime, por rranjët s’lëvizin, për to ndriçon edhe hëna, delli i natës, Lura dhe Shkodra, kronikat tona rapsodike ndër çudira dhe udhëkryqe, aty ku si gonxhe çelin buzët e vashave, vashave që nguten me u ba gra.
Eklipsi i hënës nuk ndodh prej buzëve të tyre, as prej gjakut të falur, as prej shtegëtimit të zogjve të bardhë, të rrëfimit të elvanave, apo orëve të dëshmve në luftën për mbrojtjen e Shkodrës. Kotësitë tona të përditshme nuk kanë peshë, jo veç në Kelmend ku malli të djeg ndër mote, e në memorje të çelin vjollca kujtimesh. Paçka se jashtë ka kronika rapsodike në séance dimnash. Aty, nën hijen e maleve duket Kosova si lot i diellit. oh çfarë ari. ç’ëndërr dashurie në piskamat e lirisë së përgjakur, pavarësisht tregëtarëve të flamurëve, ne jetojmë larg urrejtjes, ja shikojeni kush po e puth tokën në mesin e dhimbjes, ku mes rrathësh ne klithimë një Oh!
Ngrohtësi vllazërore ay ku ka nevojë për qirinj të ndezur për të gjallët, për ata që frymojnë në stinën e ujkut, te të tri himbjet e mia në Shkodër, aty ku shpirti është mërguar, por ndohemi bashkë edhe kur ligjërojmë dhimbjet edhe kur shkruajmë kronika dhe studime letrare shqiptare në revistën Hylli I Dritës.
Ndaj lamtumtumirë Sidon, kjo është mesha e pare pas kthimit në vetvete. Kërkuam mbi Kanunin e Skanderbeut dhe gjetëm bardhësi , përshëndetje dhe fishkëllima bordurash. Nëse je poet hapja portën erës, bringë e gaz ka Shkodra ime nën kantikët për hijeshinë e shiut.
Jashtë është Kosova ’99, vjen për ne një çast kthjellimi, ku flaken pasqyrat e Narçizit dhe kërkojmë ta njohë bota të vërtetën, kjo është fjala jonë, tek ngytemi të marrim frymë prej mërgimesh të përgjakshme. Pas nesh mbeten gjurmët e stinëve, jaseminët dhe pishtarët e dijes, përhumbem në kujtime në orët kur qajmë e qeshim për shtetin tonë. Nuk mund t’i besojmëkriminelit, faljes hipokrite, pasioneve rebele dhe as hijeve pranë Rozafës. Mashtrimi dhe ndëshkimi është filozofija e tyre nën harqe kacafytjesh, nën përgjërime, në Karpa.
Në fundin e botës ne kërkuam sytë e Evës, brirët e hënës dhe pemën e rrëfimit dhe gjetëm thesare të dashurisë mes nesh, si thesare Dukagjini, aty nën hijen e maleve, përtj ëndrrave, rrjedhave të Drinasës, te palimpsestet e Camajt, luleve të veriut. Tani është qetësi, qetësi e palgosur, por ylberët dalin kur s’I presim dhe I ofrojmë tjetrit buzëqeshje, kur merr fund udha e ankthit dhe e gjejmë rrugën për kah dalja, qetësohemi dhe gjejmë kohë për letërsinë e kufijve, ku poezia është e imja, se veç unë a di se ku jeton Maria!
Kështu profesor Hasani, kështu or mik që mungon aq shumë, por të ndiej gjithnjë pranë.