Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Valon Rogova: Shqiptarizma në mendimet e Fahri Xharrës

| E merkure, 01.08.2018, 08:14 PM |


Shqiptarizma në mendimet e Fahri Xharrës

Sa herë publikon ndonjë shkrim publicistik shkakton “tërmet” në opinion. Mendimet e tij shpesherë ndeshen me kritika, por ai nuk ndalet. Bëhet fjalë për ithtarin e shqiptarizmës Fahri Xharra, i cili në një intervistë ekskluzive për MekuliPress flet për cështje që kanë të bëjnë me prejardhjen e shqiptarëve. Po ashtu mund të mësoni se Cfarë mendimi ka Xharra për tezat e Mustafa Nanos e Fatos Lubonjës?

Intervistoi: Valon Rogova

MekuliPress: Cilat janë karakteristikat e shqiptarit, që e veçojnë nga popujt e tjerë?
Derisa ne kemi punë me qershijat e dimrit ose me akujt e verës, bota e shkruan historinë sipas nevojave të tyre duke u bazuar në mendimet dhe gjykimet e tyre, por duke  e harruar krejtësisht se në këtë botë të pa fundme ishin pellazgët ata që e filluan jetën e që shqiptarët jemi dokumeti i gjallë certifikues i një historije shumë të lashtë e shpesh me qëllim e mbetur në harresë .
Gjuha e jonë shqipe , një margaritar botëror   i gjuhëve , një nismëtare e të folurit njerzor , nga e cila linden gjuhët tjera e kjo mbeti si “stalagmitet dhe stalagtitet  mijëra vjeçare të shpellave  tona” e pa lëkundur dhe ashtu gjallë për të na mbrojtur nga harresa e tentuar historike. 

MekuliPress: Përse duhet të ndjehet krenar një njeri, që është shqiptar?
”Gjaku shqiptar që rrjedhë në venat tuja më bëri të të përkushtoj këtë libër , bija ime,që ta kesh gjithmonë afër që mos të harrosh kurrë mëmëdheun tëndë dhe gjuhën tënde ëmtare, vlerat e së cilës do t´ia njeh e ardhmja . Në shekullin që t´i do të jeton do ti takon si burrit ashtu edhe gruas, dhe nëse mundesh të bën atë që e bëri yt at që nuk ishte shqiptar. Puno sa të mundesh për të rigjallëruar gjuhën e paraardhësve tanë të përbashkët sepse edhe unë si europian që jam rrjedh nga pellazgët e rrënjës (autokton) që e populluan Europën , këtë kontinent të madh ishullor që jeton në tokë dhe që ishte rrugë e kalimit dhe vendosjes e familjes së madhe dhe inteligjente të njerëzimit” .(Konstainipojë ,31,12 .1893 Edourd Schneider) (Letra e autorit Edourd Schneider dërguar bijës së tij në librin: “Pellazgët, dhe pasardhësit e tyre” Paris 1894)

MekuliPressPa asnjë dyshim, virtytet si mikpritja, bujaria dhe besa kanë shërbyer si kolona morale të popullit tone. Por e përditshmja duket sikur ofron më tepër cinizëm për t’i dalluar këto virtyte në veprim. Vihen re shumë armiqësi, ziliqare dhe të pabesë. Kemi ndryshuar, apo ka qene vetëm një mit që besonim për stime? Apo jemi vërtetë trima, bujarë dhe të besës?

 I kujt është atdheu? Shpesh po me dukët që atdheu i im ,i joni është një trup i huaj për të cilin nuk po mundem të kuptoj se i kujt është. Më tepët i atyre që flasin shumë dhe rrahin gjoks për te , apo i atyre që heshtin dhe vuajnë në përsëritjet e kohës të cilat vijnë për ditë e më tepër bëhen më të rënda.   Kush e don atdheun më shumë ai që s`le gjë pa folur për te ,që kurrë nuk e ka asnjë fjalë të mirë dhe nga goja vjellë vetëm urrejtje. A është i atij që i ka duart e shlira dhe nuk le cent pa ia vjedhur? I kujt është atdheu që ceremoninë e pritur 100 vjet mundohet t`a prishë gjithsesi ,bile me organizimin e shkelmimit të tortës së  Pavarësisë  A mos është i atyre që nuk dijnë çka të bëjnë me para apo i atyre që nuk kanë barëra për shërimin më elementar.
Faik Konica e thoshte Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë.

Ajo çka ndodhë sot është një vazhdimësi :Flirtet e shqiptarve me Turqinë nuk kanë rreshtur asnjëherë. Gjatë gjithë historisë së saj, herë pas here, në momente kyçe të ngjarjeve të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët, dikush kujtohet të evidencojë dashurinë ose mirënjohjen, të shprehë falenderime ose vëllazërinë me osmanët dhe Turqinë.

MekuliPress: Mustafa Nano, së fundmi, ka thënë se nëna e Skënderbeut ka qenë serbe. Sa qëndron kjo sipas jush? A ka diçka t’vërtet këtu?

4 Serbisë dhe “populli  “ serb i duhet një certificate e lindjes së tyre në Ballkan Ofiqari më i mirë për kete certificate te rrejshme jemi ne shqiptarët.  Si ?

A mund të kemi parasysh se futja e Kosovës në UNESCO, sa i përket vlerës historike është baras me shpalljen e pavarësisë së saj? A mund ta kuptojmë ,që hyrja e Kosovës në UNESCO është IMPERATIVI ynë ? A e dimë që me futjen e Kosovës në UNESCO , vuloset edhe trashëgimia e jonë historike mijëra vjeçare e cila na është vjedhur ?
Hasan Kaleshi dikur shkruante “: Shqiptarët do zhdukeshin po mos vinin osmanlijtë Në punimin e tij shkencor me temë “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, profesor Hasan Kaleshi ka thënë se pushtimi i Ballkanit nga osmanlijtë ka ndalur zgjerimin e popuvje sllav dhe atij grek. Në anën tjetar ka mbrojtur popullin shqiptar nga zhdukja dhe humbja e traditave të veta.” Me sa  dhëmbsuri që fliste për të kaluarën shqiptare!

Ju kujtohet   çka flitej para sa kohesh ? Deri në Betejen e Kosovës, 1389, në Kosovë ishin vetëm 3 % për qind shqiptar thoshin hoxhallarët; pastaj na dolën në skenë “studimet” antishqiptare të krye-izdajicës Hasan Kaleshi, i cili në një konferencë në Stambaoll, 1972, paska ligjëruar dhe “bindur” botën se deri në atë betejë (1389) paska pasur vetëm një 1 % shqiptar. Me “ndihmën” e turkut atëherë qenka rritur numri i jonë dhe ia paska zënë vendin dikujt tjetër.
Le të vazhdoj  :Populli ynë ka ngelur fëmijë, i pa rritur nga ana politike, ishte mësuar gati 50 vjet me një parti komanduese….populli ynë është mësuar me diktature, te bej atë, qe e komandojnë e demi me i madh është se ka ngelur në injorancë totale.

Ne e kemi te keqen nga vetja. Nuk u bëme kurrë një shtet i forte te mos kishim nevoje për “miqtë” qe i ngjan komplet miqësisë se ujkut me qengjin. Shteti ynë eshte i ndërtuar me lecka kukullash qe rrotullohen nga ti rrotullojnë. Po te ishim një shtet i forte moralisht, atdhetarisht nuk do lodheshim te vrisnim mendjen për planet e atyre qe s’kanë pushuar asnjëherë ne shekuj . Dhe ,Mustafa Nano shkruan e shkruan .

Oliver Shmittit i pata shkruar  para sa vitesh “Ishin do kohëra kur ti e verbove opinionin dhe politikën shqiptare dhe atë të Kosovës. Maqedonia e ka të vështirë të largohet nga kollapsi kombëtar, pas “furnizimit “ të hoxhallarëve, interesxhive, the kriptoturqëve me librat  tuaja antishqiptare”.  Kurse sot na del Musatfa Nano  dhe shkruan :
“Skënderbeu ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar”, A është mirë me qenë shqiptar?”. Ai zgjodhi të bëjë një një libër  ,  dhe të shantazhoj një popull të tërë për dëshirë  e atyre që kërkojnë ‘ Certifikatë të lindjes në anët tona.
.  E famshme 20 vjeçarin e fundit është përpjekja për çmitizimin e Kastriotit. Si pa dashje dhe për hirë të shkencës, hidhet teza “historia e Shqipërisë duhet të rishikohet” dhe ky rishikim u dashka të fillojë me Kastriotin. Çfarë nuk u tha e u ritha. I ati, Gjon, nuk ishte shqiptar, sepse në arkiva gjindesh me emrin Ivan, por edhe Jovan, edhe Jan edhe Giovani, rrjedhimisht nuk ishte shqiptar. Ai vetë nuk luftoi për Shqipërinë, por për hakmarrje, për pronat e veta, për inat të Muratit e Mehmetit e shumë të tjera. 

MekuliPress: Meqë jemi tek Skënderbeu, a e keni menduar ndonjëherë arsyen e kthimit te Skënderbeut në Krujë? Kush mund të jetë arsyeja sipas jush? 

Edhe zonja  Edith Durham ,në kohën sa qëndronte në Shqipëri e thoshte se këtij vendii duhet një Skënderbe i dytë , fatkeqësisht me duhet edhe mua t`a përseris edhe pas 100 vjete të njejten ,   që shqiptarëve iu duhet një Skënderbe .
MekuliPress: Fatos Lubonja thotë që Skënderbeu ka qenë mercenar. C’dmth kjo sipas teje? Bën propagand Lubonja apo ka diçka t’vërtetë në hipotezën e tij?

Ç`farë kënaqësie do të ndiente Fatos Lubonja, apo thënë ndryshe a do ta shihte misionin e tij të përfunduar sikur:

-1“ shkencëtarisht të vërtetohej e të pranohej se shqiptaret janë popull pa prejardhje”,

-2“ të dokumentohej se ilirët ishin fise bredhëse të Balkanit dhe erdhën në të njejtën

kohë me sllavët këtu ku janë “,

-3“ që autoktonët e parë të Balkanit ishin Grekërit, e civilizimi ka filluar me ta ,atëherë kur ilirët ende nuk kishin lindur si barbarët e ardhëshem që prishnin qetësinë e civilizimeve”,

-4“ të thuhej e të shkruhej se tokat  e banuara nga sllavët u populluan me një racë

shqiptare ,të cilet i solli turku nga Azia,për baraspeshë për të pushtuarit sllavë”,

-5“ sikur të dokumentohej që Gjergj Kastrioti –Skënderbeu  ishte një surogat serb apo malazez dhe në kohën e tij i mbronte tokat sllave si bir i tyre ,kundër turkut”,

-6 “sikur Lidhja e Prizrenit të dilte si lojë turke  vetem për  t`i kënaqur do apetite falso”,

-7“ të shkruhej se akti madhështor i Ismail Qemalit i shpalljës së pavarësisë, bëri krim ndaj turkut, dhe i pengoi sllavët t`i këthejnë tokat e tyre”,

-8“sikur plejada e Rilindasve të shpallej si renegatë të perendimit ,pa qëllime konkrete

vetëm për t`iu kundervuar turkut”,

-9“ sikur Nëna e Madhe Terezë ,të shpallej e të pranohej  botërisht si bijë e sllavëve të ish Maqedonisë,apo bijë vllehësh”,

– “ të shpallej nga Parlamenti i Kosovës që gjuha zyrtare e Kosovës është Kosovarishtja,

e formuar nga disa nën dialekte të saj”,

-10“ sikur që lindja e një shteti të ri  të shoqërohej me lindjen e një kombi të ri,kombit kosovar ,që ka origjinë shqiptare e që nuk janë shqiptarë”,

-11 “ sikur GJND-ja të  thoshte që shpallja e pavarësisë së Kosovës është një shpallje jolegjitime në tokat e një provinceje serbe”,

-12“ sikur shteti Kosovës të fillonte haptas armiqësitë ideologjike me Shqipërinë “,

-13“  sikur Natoja t`i bie pishmnan dhe të terhiqej nga marrëveshja me Shqipërinë,”

– 14“ sikur KFOR-i të tërhiqej e t`iu lëshonte Kosovën forcave serbe të ushtrisë “,

_15 “sikur shqiptarët të shpalleshin vrasësit më të medhenj të hebrenjve”,

– 16“ sikur shqiptarët e Maqedonisë që të gjithë t`a pranonin kombësinë turke si të veten”,

-17“ sikur Jugu i Shqiperise pa dallim feje të regjistrohej grek”,?

Ja , pra kjo do të ishte dëshira  jo vetëm Fatos Lubonjes por edhe shumë të tjerëve.

 Ne fund: Trekëndshi Beograd-Stamboll-Athinë, “si trekëndshi I Bermundës-thotë Kadareja-në të cilin anija shqiptare rrezikonte të humbte përgjithmonë”, bashkepunon si para një shekulli edhe sot, gjithnjë për interest e veta e në dëm të Shqipërisë. Ky bashkëpunim tre palësh, që nis me Konventen  Turko-Jugosllave të vitit 1938 dhe të ashtuquajturi Pakti Ballkanik të vitit 1953, për shpërnguljen e shqiptarve në Turqi, është vazhdim i politikës serbe mbi shfarosjen e shqiptarëve. Natyrisht metodat sot janë më të stërholluara e më të sofistikuara. Sot duke përdorur Erdoganin, si “mik të shqiptarve”, ka nisur një tjetër faqe e shbërjes së shqiptarve. Erdogani i Anadollit në emër të kinse ndihmave vëllazërore përmes shoqatave islamike po krijon formacione goditëse kundër shqiptarizmës dhe po mobilizon shqiptarë për xhihad.  Pushtetarët dhe opozitarët në Kosovë e në Shqipëri sillën si pulat para gjelit me presidentin e sotëm turk, i cili tashmë i ka zhytur duart më gjakun e popullit të vet. Kështu, atë që nuk arriti ta bëjë kurrë Serbia -përçarjen në baza fetare, po e bën tash  përmes shqiptarve antishqiptarë e hoxhallarve renegat. Natyrisht po e ndihmon mjaft mirë edhe Turqia.

Edhe nje gje: Por tani me të vërtetë po duket se ka ardhë koha që shqiponjat të pastrojnë foletë e tyre. Ne duhet të ndalojmë kukamat e qyqeve ndjellakeqe para se lakuriqët e natës, çakejtë dhe hienat të kërkojnë gjakun dhe tokën e shqiponjave, e kjo ditë duhet të vij pa tjetër.
( nga mekulipress
. www.mekulipress.info/ekskluzivisht-per-mekulipress-shqiptarizma-ne-mendimet-e-fahri-xharres )