| E hene, 30.07.2018, 06:41 PM |
Jusuf Zenunaj
YLLIT NUK I NGJITET BALTA
Ylli dritëroi, kur pakkush guxoi
dritën e tij ta zinte n'gojë ,
nga droja se terri do ta pushtojë.
Kush ndoqi rrugën e tij,
u ngri në akull,
u përballë me stuhi.
Ata që dikur nuk bënin,
as gek dhe as mek,
dje u gëzuan,
u zgërdhinë,
s'pushuan duke qeshur,
thanë e ç' nuk thanë,
për atë që mbeti përjetë
me emër në tokë e në det....!!!
Ju që nuk ju lëshoi dehja,
moti ju janë ngatërruar dita e nata,
kot keni gjuajtur -
Yllit nuk i ngjitet balta !
J.Z. 28 korrik 2018